E premte, 19.04.2024, 05:52 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Ramiz Lushaj: Ndërroi jetë këngëtarja Vjollca Susaj (Prelaj)

E premte, 28.02.2020, 07:05 PM


NDRROI JETË KËNGTARJA VJOLLCA SUSAJ (PRELAJ)

Dje ka ndrrue jetë në Tiranë, në moshën 64 vjeçare, këngtarja e mirënjohur Vjollca Susaj (Prelaj), bashkëshortja e kompozitorit të shquar, Kolë Susaj - Mjeshtër i Madh; vajza e e Bajram Hoxhës (Prelaj)- intelektual e personaliteti i njohur në Tropojë e jashtë saj; motra e këngtarit të ndjerë Petrit Hoxha, e tjerë.

Këngtarja e mirënjohur e muzikës së lehtë dhe popullore, Vjollca Susaj (Prelaj), ka marrë pjesë në veprimtari lokale, kombëtare e ndërkombëtare të Ansamblit “Dardania” të Tropojës; në skena të Festivaleve Folklorike Kombëtare të Gjirokastrës, në Festivalin Folklorik Ballkanik të Ohrit (1974), në Festivalin Folklorik në Frigurg të Zvicres (1989); në konkurrime e koncerte në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Europë etj., ku është vlerësuar për arritjet e kontributet e saj.

Në një njoftim të shpallur nga bashkëshorti i saj, Kolë Susaj, dijenohet se Varrimi do të bahet me 28 shkurt 2020, ora 14.00, në Varrezat e Tufinës në Tiranë dhe nisja do të jetë nga “Alba 2000”, Rruga e Dibrës, 302. (Zona e Medresesë) në Tiranë.

Ngushëllime dhe i koftë i lehtë Dheu i Tokës Shqiptare!

Ramiz LUSHAJ



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora