E shtune, 20.04.2024, 01:18 PM (GMT+1)

Kulturë

Kadri Tarelli: Psherëtij

E merkure, 26.02.2020, 07:05 PM


Kadri Tarelli shkruan:

Po të mos ju pëlqejë revolta e Migjenit, atëherë rrini në varfërinë e jetës dhe në varfërinë e shpirtit. Dritero Agolli

PSHERËTIJ!

Vala e shtyn valën, kush më parë të puthet me bregun.

Malli e ndjell mallin, në pyllin e jetës, ta kërkojë shtegun,

Psherëtij në heshtje, s’kam kujt t’i qahem, më kaplon mërzia.

Çuditem sa ngjajnë, si brenda dhe jashtë, natyra, njerëzia.

Bota, brenda vullkan i ndezur, jashtë dritë dhe plot ngjyra.

Ashtu dhe njeriu, zjarr në shpirt e zemër, e tregon fytyra.

Natyra nuk njeh faj, shemb, mbyt, djeg. Vepron ligjësia.

Eh njeriu i shkretë, lufton me vetveten, mirësia-ligësia.

Kërkojmë qetësi, drejtësi, dashuri. Ku t’i gjejmë Vallë?

Era e shtyn erën, sjell shiun, rrufetë dhe retë vërdallë.

Psherëtij në heshtje, s’di pse druhem mos dëgjon njeri.

Është frikë, pa siguri? Më shumë besoj, është pafuqi.

Kjo fjalë më trondit, më mërzit, kur vetëm kohën vras.

Ç’ ka më keq? Pyes! Askush s’ më dëgjon, ndaj vetes i bërtas.

Më, s’i qahem moshës, as botës. Po fajësoj babëzinë.

Psherëtij! S’mbushem me frymë. Pse s’ gjejmë mirësinë?

Grusht kërkoi Migjeni, ta godiste malin dhe varfërinë.

Trifoni1 në gjyq: “Më jepni një top, të shkallmoj tiraninë”.

Unë çfar të zgjedh, top apo grusht, që botë ta shemb,

Që vetes dhe të tjerëve t’u them: Ta duam këtë vend!

Durrës më: 20, Janar, 2020

Shënim: Trifon Xhagjika, poet i pushkatuar në dhjetor të vitit 1963. Në gjyq, shpërtheu i rebeluar: “Po të më jepni një top, do të qëlloja mbi regjimin tuaj” 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora