E marte, 22.09.2020, 02:58 PM (GMT+1)

Komente

Pal Neçaj: Agim Geci në zemrat e atyre që e njohën

E marte, 25.02.2020, 10:41 PM


AGIM GECI, NE ZEMRAT E ATYRE QE  E NJOHEN

- Kurrë nuk e kisha imagjinuar as n'ëndërrë që une, me moshë gati dy herë më të madhe, të shkruaja per nje rast te tille! Por kështu paska qëne e thëne.  Më tundet gjoksi nga të rrahurat e forta të zemrës time dhe sytë më mjegullohen prej lotve kur shkruaj këto rrjeshta.-

Nga Pal Neçaj, NY, USA

E diela e 16 Shkurtit ishte një ditë e zymtë për ne emigrantat shqiptarë që jetojmë në Nju Jork, Nju Xhersi e më gjërë. Ajo na dha lajmin e rende dhe te paritur, i cili na rendoi se tepermi zemrat tona:  Ndarjen nga jeta të Agim Gecit. Ky lajm i kobshem, rrufe në qiellin e kthjellët, u përhap me shpejtesi jo vetëm në Amerikë e në  mbarë Diasporen Shqiptare, por edhe  në Shqipëri, Kosovë etj. U ndigjua në Tiranë, në Malësin'e Gjakoves dhe deri në Palçin e Nikaj-Merturit ku lindi e u rrit ai djal i bukuri nga shtati dhe nga shpirti, me vepra e me fjale te mire tek kushdo qe e njohu Agimin e paharruar. Vdekja e Agimit pa mbushur 54 vite ju shkaktoi dhimbje të madhe shumkujtë. Ajo perveloi zemrat, veçanarisht te bashkëshortes Age, vajzave Aurora, Adela dhe djalit Albi që e kishte "loçken" e zemres, nanës Lulë, që u ndodhë në Tiranë, të tre vëllezërve dhe motres tij të vetme. Dhe, jo vetëm atyre, por edhe nipave e mbesave, kusherinjve, të afërm dhe mbarë farefisit të gjërë Gecaj, në Amerikë, në emigracion, Tiranë, Nikaj - Mertur deri në Kosovë.

Kurrë nuk e kisha imagjinuar as n'ëndërrë që une, me moshë gati dy herë më të madhe, të shkruaja për ate njeri, per nje rast te tille! Por kështu paska qëne e thëne.  Më tundet gjoksi nga të rrahurat e forta të zemrës time dhe sytë më mjegullohen prej lotve kur shkruaj këto rrjeshta.

Une dhe jo vetëm e kam të vështirë të përjetoj mungesen e Agimit në mesin e miqve e të shokve që ish "magneti" i tyre, buzëqeshjen e humorin e tij në dasma e gëzime. Miqve e shokve tij të ngushtë do t'u mungojnë fizikisht Agimi i dashur, shoqërori si Ai, por emrin, kujtimin dhe veprën e tij do ta kenë gjithmonë në mesin e tyre, gjithë jetën të paharruar.

Ndarja nga jeta e Agimit, ju helmoi shpirtin, jo vetëm  shokve e miqve tij të shumtë që kishte, qe kur ishte nxenes, student, pastaj mesues në Malësinë e Gjakoves, në punën e biznesin e tij vetiak në Tiranë ku ishte vendosur familjarisht, Dhe  në veçanti, miqve shokve, bashkëpuntorve këtu në Nju Xhersi e Nju Jork ku kishte 20 vjet që ishte vendosur familjarisht.

Agim Geci ishte e mbetet një nga djemt'më të zgjuar, më fisnik, gojembel, më shoqërori dhe më i dashuri i brezit tij. Ai ishte kishte virtytet dalluese. Zoti i kishte dhën dhuntinë e dashurise për njerëzit pa dallim moshe, besimi, krahine, bindje apo funksioni.  Ishte  shoqëror me të gjithë, se ai, me mençurinë e tij, me buëqeshjen e  tij më karakteristike që mund të kishte njeriu i mirë, me çiltërsinë e malësorit shpirt-flori e zemër-madh, i bënte "për vete" jo vetëm te afërmit e farefisin, jo vetëm  ata që kishte lidhje  miqësore apo kumbarie, po edhe të gjithë atyre njerëzve të panumert që i njohu nga afër.

Agimi i ndier, si rallë kush tjetër, i donte dhe i respektonte prindërit e tij Ndocin dhe Lulën. Gjithe përkushtim  i ndigjonte dhe zbatonte këshillat e porositë e tyre. Por për fat të keq, babai i dashur vdiq në moshë të re, kur Agimi me tre vëllazërit dhe motrën kishin më shume se kurre nevoje për dashurinë, mësimet dhe këshillat e babait tyre. Pa përmendur "barrën e rëndë" që do t'i binte Agimit si fëmija i madh, si "Zot shtepie" etj.  që duhej përgjigjej.  Dhe këtë rol, Agimi do ta vlersonte si detyrë dhe amanet të lanë nga babai për ta drejtuar familjen në rrugë të mbarë, duke ruajtur traditat më të mira

Agim Geci ishte dhe një bashkëshort shembullor, i cili bashkë me Agen, krijiuan nje familje te shëndosh, me dashuri të vërtetë, të pastert dhe të sinqert.  Ata linden, rritën, edukuan dhe po i drejtonin rruges së mbarë, të dashurisë për jetën, shkollën, punën, për njerëzit, për gjuhen shqipe  dhe çdo gjë shqiptare, tre fëmijë të mrekullueshem, Lolen, Adelen dhe Albin.

Djali i Palçit të Merturit ishte burr fisnik dhe bujar i pashoq.  Agim Geci gëzonte kur i shkonte musafiri ne shtepi, i qeshnin sytë. Ai ndihesh mirë dhe i kënaqur, në kafe, në ristorante e kudo me shokë dhe miq, kur kamajeri thoshte: -Janë të paguara, i ka paguar ky burri, - duke drejtuar dorën nga ai.  Dhe kur miqt'e "qortonin" Agimi gjithmonë buzëgas shprehej - Rëndësi ka me cilët pi kafen apo drekoi, jo kush paguan.

Ai, me urtësinë e thjeshtësinë e tij, me tolerancën në biseda e debate, ishte artist i vërtetë. Ndigjonte me shumë kujdes të tjerë pa u nderhyrë, pa ua nderprerë asnjëherë fjalën, kur fliste gjithnjë buzëgas e zë-ultë, duke e parë shokun në sy dhe respektuar ate e mendimet e tij, edhe kur ishin te kunderta me te tijat.

Me Agim Gecin koha "fluturonte" pa kuptuar. Nga ai mesonim të gjithë, në ndertimin e mardhënieve me njerëzit, duke folur thjeshtë, pak dhe qartë. Ai femijte i trajtonte dhe vlersonte si të rritur, moshatarët si vëllau i vogel i tyre, përpara të moshuarve si nxënes i sjellshen dhe kokulur. Ai ishte njeri me ndjenja të theksuara humane, zemërbardh që ndihmonte  njerëzit pa dallin, jo vetëm me këshilla e udhëzime  për tejkalimin e vështirësi, por dhe duke u gjetë punë, ndëpërmjet miqve të tij të shumtë dhe vet në biznesin e tij të sukseshëm, duke u dhën mjete hua dhe ndihma të tjera, kush ia kerkonte.

Jeta e Agimit që e shkurtër, por e mbushur me vepra të çmuara pozitive bamirësie, ndjenja patriotike dashurie për Atdheun dhe kombin Shqiptar. Dashuria humane për njerëzit pa dallim. Une e jo vetëm, mendoj se Shpirtin dhe Zemrën e Agimit të paharruar, Zoti i kishte pajisur me vullnetin për te qënë dhe mbetur miku dhe shoku i të gjithve që e kanë njohur nga afër. Kjo u pasqyrua gjatë kësaj jave ku qindra e mijra qytetarë shqiptaro - amerikan të Diasporës, banorë të Nju Jorkut, Nju Xhersit e shtete të tjera të Amerikës, me origjinë edhe nga vende e kombe të ndryshëm, burra gra, të rinjë dhe të moshuar erdhen me lot dhe dhimje dhe ngushëlluan në shtepi të të ndierit, në Shtepinë Mortore dhe ne "Lumtumirën" e fundit në vorreza. Me qindra qytetarë nga Shqiperia, Kosova, Mali i Zi etj. si dhe shqiptarë në Diasporë ngushlluan për mes telefonit, telegrameve, mesazheve në fejsbukë etj.

Dihet se nëna Lula, bashkëshortja Agia, fëmijtë Lola, Adela e Albi, vëllezrit e motrat e kanë të vështirë ta përballojnë mungesen e Agimit tyre të dashur. Kishin nevojë për dashurinë e tij, për buzëqeshjen e përhersheme të njeriut tyre. Femijtë donin përkdheljet e babaj gjithe ambelsi, do t'ishte normale që nëna t'u përcillte nga djali dhe kurrë mos të ndodhte e kunderta, po ç'ti bëjmë vdekjes së pabesë?! Jam besimplotë dhe ju lutem të gjithë këtyre të gjëjnë forcë që me dinjitet të mbahen, ta përballojnë këtë dhimbje të jashtzakonshme dhe të ndihen krenar që patën djal, bashkëshort, baba dhe vëlla kaq të mirë si Agimi.

Agimi iku, u largua nga kjo jetë fikisht, por emri, vepra dhe kujtimi i tij  nuk do vdesin. Agimi do të jetë në zemrat e mendjet, jo vetëm të famijes dhe farefisit, jo vetëm të shokve e miqve të shumtë, por dhe të qindra mijra qytetarve të moshave e vendeve të ndryshme që e kanë njohur nga afër dhe kanë pasur kontakte me të.

I paharruar dhe i përjetëshm kujtimi i tij!

-Nga NY USA, ekskluzivisht per ZemraShqiptare ne Londer, Shkurt 2020-



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora