E premte, 29.03.2024, 04:45 AM (GMT)

Kulturë

Ilmi Veliu: Kosovarët e mbetur në Kërçovë

E hene, 24.02.2020, 07:40 PM


Ilmi Veliu

KOSOVARËT E MBETUR NË KËRÇOVË

(Elegji në  105 vjet. e masakrimit te kosovarëve në Kërçovë)

Duke u shëtitur, me të dashurën nënë

Në Uskanën ilire, tek varret, aty pranë

M’përqfoi  nënëlokja,  më puthi në ballë

Para një dekade, kur ende ishte e gjallë…

Më tha: biri im, tek varret në këtë anë

Aty dergjen eshtrat e kosovarëve  tanë

Tek  lisat në Zabel, atje tek Çinari

Para njëqind vjetëve, i ka vrarë bullgari.

Në malin ,,Bukoçë,, tek gurët e zinjë

Mbushur,plotë varre, t’kosovarëve të  rinjë

Të sjellur si robër, nga bullgari i parë

Ndërtuan hekurudhën, dhe aty  i kan vrarë

Atëherë  bir i nënës, s’kam qenë në këtë  jetë

Por, më  pat treguar gjyshja ime e shkretë

Në vitin njemijë e nantëqind e pesëmbëdhjetë

Kur shumë kosovarë këtu kishin pas  mbetë

Kishte qenë koha e Luftës Parë Botërore

I sjellin kosovarët, të  lidhur dorë për dore

Në rrëzë të Sharrit, n’Bukoç, lartë  te Kulla

T’punonin si rob’lufte, t’ndërtohej hekurudha.

Të sëmurë e t’uritur; të raskapitur fare

Kalonin ditë e javë pa asnjë kafshore

Vdiqen nga uria dhe askush nuk mbeti

E  Kosova nënë, shumë shpesh i përmëndi

Shume burra u zhduken, askush nuk shpëtoi

Kaloi plotë një shekull, kush  nuk i kujtoi

Në njëqindë vjetorin e historisë së shkuar

Tragjedi e hidhur, që nuk duhet harruar.

Haxhi Hamza Zariqi, plaku i Bajicës

Komuna- Gllogovc, zemra e Drenicës

Në odën plotë burra, plaku më pat thënë

Në Kërçovë na mbtën, ata  gjyshrit tanë…

Edhe axha Adem, nga fshati Damanek

Tregonte për gjyshin,që këtu kish mbet

Dhe shumë burra tjerë, të atijë vatani

Të Demir Krasniqit, këngëtari  nga Gjilani.

Unë, pra  historiani, që jam nga Kërçova

Çka më pat thënë nëna, juve ua tregova

  këtë  përvjetor, si dhuratë  më e  mirë

Për të gjithë kosovarët,  n’Kosovën e lire.



(Vota: 4 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora