Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Skënder Kapiti: Me Kurtin dhe Qeverinë LVV-LDK filloi ndryshimi i madh

| E hene, 24.02.2020, 08:32 PM |


Me Kurtin dhe Qeverinë LVV-LDK  filloi ndryshimi i madh

Nga Skënder Sadri KAPITI, Durrës

Me Kurtin Kryeministër ka filluar e po marrin ndëshkimin e merituar politikat dhe politika e vjetër e inferioritetit dhe e papërgjegjshmërisë kombëtare e publike të cilat i kanë shkaktuar  pasoja e dëme të mëdha kombëtare Shtetit të Kosovës , si politika e coptimit të Kosovës, ajo e Bashkësisë së Komunave serbe, miratimi i Gjykatës Speciale  për krime të supozuara te luftes si dhe marrëveshjet e tjera në dëm të Kosovës. Me qeverisjen e re kanë filluar të marrin fund politika e   politikave të qeverisjeve të derimësotme si qeverisje  parciale, partizano-partiake e interesave të ngushta personale, klanore, biznesore, korruptive e nepotike të grupit të interesit dhe të koorporatës më të madhe fitimprurëse, të asaj   qeveritare; me qeverinë Kurti po fillon epoka e dinjitetit dhe e lartësimit të imazhit të mirëqeverisjes së përgjegjshme, transparente, të hapur dhe llogaridhënëse.

Ka ardhur koha për  një revolucion-ndryshim  VETING-u rrënjësor për  pastrimin e diplomacisë nga individë të paaftë dhe të papërgjegjshëm , nga  partizanë e simpatizanë injorante dhe nga akraballëku familjar e nepotik në mënyrë që diplomacia të ketë njerëz potentë, të arsimuar, të ditur dhe me personalitet pasi për një shtet, kualiteti diplomatik është i rëndësisë së dorës së parë.

Ka ardhur koha që patriotizmi real dhe i vërtetë; kompetenca dhe merita, dinjiteti dhe personaliteti intelektual të marrin vëndin që meritojnë në politikë, qeverisje, shoqëri, drejtësi, ekonomi, akademi etj. Dhe realizimi i këtyre do të thotë realizimin e asaj që Kurti e quan me të drejtë si clirimin të  tretë të Kosovës e që këtë clirim populli me 6 Tetor 2019 ia ka besuar atij dhe kualicionit qeveritar që ai drejton, LVV-LDK.

Për Kualicionin qeveritar LVV-LDK ajo që e bën të shpresueshme e të besueshme punën e tij është fakti i kualiteteve dhe të cilësisë së kuadrit ministror si p.sh. me Ministrin e Mbrojtjes, z. Anton Quni si personalitetin meritor dhe kontributor si luftëtar i lirisë në kohë lufte dhe si ushtarak e politikan me karrierë të shkëlqyer në kohë paqe.

Po kështu është për t’u përshëndetur edhe  Vendimi i anulimit të provimit për noterët nga Ministrja e Drejtësisë Znj. Haxhiu , proces i cili po hetohet edhe nga prokuroria e që   në fakt është një veprim i guximshëm VETING-u që ka nisur ministrja e drejtësisë, dhe përderisa është bërë në konsultim të thellë edhe me qeverinë: kjo tregon se Qeveria Kurti ka filluar të vendosë në funksionim ligjin; dhe vënia në funksionim të ligjit dhe zbatimi me përgjegjshmëri dhe me korrektësi i tij detyrimisht nuk lejon shkeljet dhe abuzimet me të, pra nuk lejon kapjen e Noterisë nga politika. Fakti që ku vendim i saj ndodh paralelisht edhe kur Prokuroria po heton rastin,kjo do të thotë se Ministrja, znj. Haxhiu  nuk pret vonesat dhe “neglizhencat” e prokurorisë së kapur nga politika, nga pokuroria politike, pasi vetë prokurorët e Kosovës duhet t’i nënshtrohen të parët procesit të VETING-ut ashtu sikurse edhe gjyqtarët. Edhe vendimi i Ministres së Drejtësisë duhet përshëndetur dhe mbështetur publikisht dhe mediatikisht  si veprim i cili parandaloi kapjen e noterisë nga politika, nga ndividë të paaftë dhe me lidhje partizane e nepotike dhe as nga interesat korruptive politiko-mafiooligarkike që në fillim të ngritjes së tij. Ky është pra VETING -u paraprak për noterinë.

Është për t’u përshëndetur edhe vendimi i Ministrit i Punëve  të Jashme z. Konjufca për fillimin e pastrimit të diplomacisë kosovare prej elementëve të paaftë, të pashkolluar dhe me lidhje partizano-partiake, miqësirash e nepotizmi të cilët kanë zënë vëndin si ambasadorë  e konsuj duke e diskredituar kështu diplomacinë e Shtetit të Ri të Kosovës. Shkarkimi i 14 konsujve është një nismë e cila premton për një reformë rrënjësore në Mistrinë e Punëve të Jashtme. Ajo kërkon që të ketë ambasadorë dhe punonjës cilësorë e të aftë intelektualish , profesionalisht dhe të përkushtuar sepse puna e tyre ka të bëjë me përfaqësimin e kombit dhe të shtetit në vënde e shtete  dhe në organizmat më të rëndësishëm lokal, europianë e global.  Ambasadat e Kosovës nuk duhet të shërbejnë më si vënde pune e strehimi të individëve  injorantë e të paaftë, të militantëve e as të simpatizanëve partiak, dhe as nga ata me lidhje njohjesh, miqësirash, nepotizmi, tarafi e korrupsiomni.

Këto janë fillime ndryshimi e shprese të asaj   se qeveria do ta mbajë premtimin për VETING-un gjithëpërfshirës, së pari me drejtësinë, me  gjyqtarët e prokurorët. Jo vetëm rasti me Diplomacinë dhe me Noterinë, por qeveria e re me përgjysmimin e pagave të ministrave dhe me fshesën ne administratë për pastrimin e saj nga paaftësia, nepotizmi,  burokracia dhe parazitizmi që po kryhet, gjë që tregon se procesin e VETING-ut Qeveria e ka filluar nga vetëvetja e saj.

Pra, kur ka ligje të mira dhe kur ka vullnet e përgjegjshmëri në zbatimin e tyre  njësoj për të gjithë, dhe kur fillon llogaridhënia, shkarkimi , hetimi dhe ndëshkimi i personave VIP si dhe kundër peshqve të mëdhenj të krimit, korrupsionit dhe abuzimit , ky shërben edhe si një VETNG-real, por që  pavarësisht kësaj në  Kosovë duhet ngrituar një strukturë e posacme antikrim dhe antkorrupsion si SPAK-u në Shqipëri në mënyrë që  Qeveria Kurti të ketë edhe mbeshtetje ndërkombëtare në realizimin e VETING-ut gjithpërfshirës

Prandaj nismat e mira të qeverisë duhen mbështetur intelektualisht, publikisht e medatikisht në mënyrë që kjo t’i shërbejë jo vetëm si respekt e mirënjohje ndaj  qeverisë por si inkurajim te  saj në punën fisnike në shërbim të shtetit dhe të qytetarëve të tij.