E premte, 19.04.2024, 08:39 PM (GMT+1)

Kulturë

Atdhe Geci: Liria në jetimore

E hene, 24.02.2020, 07:30 PM


Atdhe Geci

LIRIA NË JETIMORE

I njoh qiejt e mi  të dëshpëruar

i njoh  qiejt  e  mi  të zemëruar

i njoh plagët e mia  të trazuara,

i  njoh  betejat  e  mia  për  liri.

Bir njeriu, duaje  atdheun tënd,

ti që je pjesë e  çdo  ndryshimi

Çamëria  mungon  nëpër  libra

mungon Molla e kuqe e Ulqini.

Atdheu    mendon, lëviz  me

idenë e ndryshimeve të mëdha,

se gurin e  hises  për  historinë

me pika gjaku duhet ta fitojmë.

Midis mendjes  dhe  mendimit

bezdi e  kam  harresën, boshin,

krijimin e pamjaftueshëm, dhe

fryrjen e krenarisë së përgjakur.

Nga të gjitha gjësendet në botë

vetëm libri  flet  dhe  bën  dritë,

vetëm libri mbushë  të vërtetën,

e shtatëzënë lë lirinë  e  shkelur.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora