E premte, 19.04.2024, 11:41 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Oj Kosovë, oj bukuroshe

E hene, 24.02.2020, 08:45 PM


OJ KOSOVË, OJ BUKUROSHE

Nga Dedë Preqi

Oj Kosovë, oj bukuroshe

t’u ka mbledhë llumi n’qoshe,

një ma të mirën e ke prej ari,

me Albin Kurtin e Vjosa Osmani.

Për të kuptuar më mirë rrolin e pushteteve të dështuara në Kosovë, kemi rastin të shohim ditët në vijim, që erdhen si ndryshim i një realiteti të ri demokratik, me rastin e fitores së dy komponenteve në mes LVV dhe LDK-së, si një kualicion historik i këtij vendi, me çrast populli e vlerëson dhe e merr kandarin e vet në dorë, cili diti ti peshojë makro edhe mikro fajtorët e deritanishëm, duke i lënë në një qoshe dhe duke zgjedhur e përcaktuar më të mirin e mundshëm, për të bërë një ndryshim të ri në këtë vend.

Askush nuk e ka menduar se mbas çlirimit të vendit nga okupatori serb, Kosova do të degradohet nga  vetëvetja apo nga faktori vet i brendshëm, të cilët e muarën pushtetin pa merita dhe të besosh në këtë absurditet, kjo do të arsytohej disi, sikur të tillët të dëshmonin një qeverisje të mirëfilltë dhe efektive, e cila do të ishte pak më ndryshe, apo më e mirë nga gjendja e sotme, që rrezullton si fyrje për shoqërinë dhe shtetin tonë demokratik.

Në rastin konkret po dallohet nisma e tyre arrogante e opozitës, në vend që të turpërohen nga keqmenagjimet dhe abuzimet më nënçmuese që ia bënë këtij shteti dhe populli, edhe sot për lëvërditë përsonale dhe kariariste po e sakrifikojnë interesin e kombit në një mënyrë ose në një tjetër, duke e dëmtuar integritetin dhe identitetin e këtij shteti, dhe gjithçka që u vie përdore do ta shfrytëzonin për këto interesa të veta, tamam duke e treguar realitetin se çfarë ishin deri dje, në të vërtetë të përkushtuar ndaj këtij vendi…

Padyshim se një sistem i koncepteve dhe formave të tilla menagjuese që vijon të prodhojë makineria e një pushteti të dobët, përmes korrupsionit të vazhdueshëm dhe formave të priveligjuara e klanore, si dhe duke krijuar në mënyrë të pa drejtë pasuri milionëshe individuale, pa djersë dhe përkushtim ndaj detyrave me përgjegjësi shtetërore dhe përgjegjësi ndaj votës së popullit, i cili ballafaqohet sot për kafshatën e gojës, në ecurinë e mëtutjeshme të qeverisjes së vendit në forma dhe veprime të tilla, apo duke e përceptuar zhvillimn e shtetit demokratik në këtë mënyrë, e ka domethënjën e vetme dhe qëllimin me vetëdije të «degjenerimit» dhe «vetëshkatërrimit»  të këtij shteti.

Këto rrethana janë fakte të pamohueshme, që pos të tjerave pohohen edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare në raportet e tyre zyrtare, si edhe nga goja dhe dëmitë e vetë popullit të Kosovës, i cili edhe mbas njëzetviteve të çlirimit, akoma nuk e gjenë vetën në vendin e vet, së paku për të pasë një vend pune apo një lloj përspektive njerëzore për një jetë normale në shtetin e vet demokratik.

Në Kosovë, u bë një dasmë e madhe dhe e përgjakshme për t’a marrë  «nusen» e lirisë së këtij vendi, të cilën e ëndërruam me shekuj, në vallen e sëcilës hynë krushqit më të lavdishëm të kombit, të cilët  gjatë këtij rrugëtimi të gjatë u ndeshën me plot «bajloza» të mëdhenj e të rrezikshëm dhe i munden, por me plot sakrifica dhe mundi, duke u derdhë shumë gjak nga krushqit tanë të lirisë, por dhe i miqëve tanë, të cilët të kemi shumë respekt dhe nuk duhet ti harrojmë.

Ndërsa sot është diçka absurde, kur dikush, apo vetë ata krushqi të dalluar të lirisë, të cilët janë të shumtë dhe kanë marrë poste të mëdha në jetën politike dhe shtetërore, po ia humbin vetës vlerën dhe kësaj dasme të madhe të kombit tonë, duke i therë kuajt e tyre të shalës pa nevojë, ndërsa «nusja liri» në valle luan bukur, buzëqesh ëmbël shpirti i saj, por mëngjesi zbardh në pritje të vazhdueshme, sepse i ka ende disa plagë në shpirt dhe zemër, të cilën po e mundojnë dhe nuk po e lënë të frymojë e qetë në këtë vend.

Çka do të thotë kjo, shqiptarët kanë përvoja të shumta në jetën e tyre, ata sot duhet ti mbledhin dhe zhvillojnë përvojat e veta, ti trashëgojnë ato në breznitë e ardhshme. Është shumë domëthënese, kur kemi sot dy shtete shqiptare, apo dy shtete që qeverisen nga vetëvetja, por do të ishte e pakuptueshme dhe jashtë logjikës së shëndoshë mendore, nëse këto dy shtete nuk dinë ta qeverisin vetëvetën, pastaj si t’ia vlenë të diskutojmë për të arriturat dhe nivelin e qytetërimit të tyre.

Nuk do të ishte mirë që t’a nënvlerësojmë mundin dhe sakrificën tonë, nuk duhet t’a nënvlerësojmë edhe kthesën tonë historike, duke ditur se e kemi armikun e përbetuar, i cili nuk flinë natë as ditë, që na i dikton metodat dhe kurthat e mundshme e të fuqishme, për të rënë një ditë në borbullën e tyre, por sigurisht një gjë e tillë ndodhë, nëse ne e humbim kuptimin e shtetit tonë të lirë dhe demokratik, dhe e humbim besimin në vetëvete.

Asgjë nuk e bënë më problematike gjendjen e këtij vendi, nëse forcat demokratike i shfrytëzojmë në anën e kundërt, sikur që e ka filluar opozita aksionin e saj kundër qeverisë së re Kurti dhe Osmani, me pengesat dhe sjelljet e tyre arrogante në seancat e Kuvendit dhe jashtë tij, që nuk kanë lidhje me kauzën dhe interesat e vendit, por e dëshmojnë vetëm ironinë e pakufishme dhe gjelozinë ndaj kësaj qeverie, duke mohuar çdo normë, që trajton interesat politike dhe ekonomike të shtetit të Kosovës.

Një popull i cili nuk i merr parasysh vlerat e veta, dhe vë në rrezik çdo zgjidhje pozitive dhe nuk e merr përgjegjësinë për të ardhmën e vet, dhe shpresën për ta drejtuar historinë përgjatë shtigjeve të drejta, në imazhin e ri të botës e ka domëthënjën e vetëshkatërrimit, ndaj mendohet se kjo barrë bartë në vete shumë pasoja, që nuk riparohen lehtë, sikur që është edhe Kosova e ditëve tona.

PDK, AAK, dhe NISMA së bashku me PSD, të cilët sikur kanë filluar të bëhën «argatë» të huaj dhe në shërbim të tyre, duhet ta lozin rrolin e opozitës së mirëfilltë në Kuvendin e Kosovës, dhe duhet ta kuptojnë rrolin e tyre opozitar, si pasqyrim i një shërbimi të ndershëm dhe votëbesimit që u ka dhënë populli me votën e tyre të lirë e demokratike, që të japin shembuj të mirë, konstruktiv dhe civilizues para qytetarëve të vet dhe të dallohen se janë në të vërtetë të vetëdijshëm dhe të përkushtuar për këtë shtet dhe këtë popull, përndryshe populli i këtij shteti dhe këtij vendi, është i vetmëja masë precize, që vënë në vagë peshën dhe veprimet e sëcilit, për mirë dhe për keq dhe pa anime.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora