E merkure, 08.07.2020, 02:41 AM (GMT+1)

Komente

Ilmi Kurti: Kristjan Dukaj, shpresë e meritokracisë

E hene, 24.02.2020, 08:46 PM


Kristjan Dukaj, shpresë e meritokracisë

Shkruan Ilmi Kurti, publicist, shkrimtar

Të shkruash për njerëz e përsonalitete në moshë të re dhe që një kohë të gjatë punojnë dhe veprojnë në fushën më të gjerë shoqërore, është sa obligim i njerëzve të pendës, po aq edhe obligim si malësorë që jam sepse i përkasin asaj pjese ku unë jam i fokusuar prej tri dekadash,por është edhe disi e lehtë pasi vetë mosha, përvoja e gjatë dhe e frytshme, ma mundësojnë këtë që unë e bëjë me pasion dhe përkushtim të veçantë për malësinë e malësorët e mi ku më shumë se asgjë tjetër unë marr frymzim dhe mbushem me emucione për bashkëvendasit e mi të vëndlindjes time që është Malësia e Madhe pa kufij. Mirëpo, unë si një dashamirë i talentëve ,indivitëve të veçantë, veprimtarëve dhe të dalluarve, në çfarëdo lëmi e fushe qoftë,i gjurmoj në fushëveprimin e të rinjve, të brezit të ri i cili është dhe duhet të jetë e ardhmja jonë, e ardhmja e njerëzimit në përgjithësi dhe pse jo edhe krenaria ime në veçanti.As kush nuk ka lindur politikan,as intelektual,as pushtetar por me përkushtimin ,talentin dhe mundin e tyre kanë arritur të na përfaqësojnë në arenat europiane e botrore. Nuk dua të përsëris emra as përsonazhe të veçanta që ti krahasoj por dua tu them lexuesëve të mi se ne kemi patur dhe kemi e do të kemi përsonazhe që kanë bërë emër të madh nëpër botë dhe ja kanë ritur lavdinë dhe krenarinë Malësisë së Madhe.Kemi aq shumë emra saqë po ti rreshtoj do ju mbatem borxhë shumë figurave por e kam të pa mundur të mos i përmendë figurat më të spikatura si .Papa Klementin që e udhëhoqi për 17 vite qëndrëmn më të madhe të Krishtërimit Vatikanin në Romë.Ismail dodanin,Gjelosh,Gjokën,Vasil Rakën,Myftar Cubin në artet pamore si dhe Tenor -basin me Konservator të Moskës Lukë Kaçaj,apo aktorin në Hollivud Pjetër Malotën,apo Balerinin me famë botrore në teatrin Parizian të Parisit Angjelin Perlndocaj,apo kampionët e sportit Elis Gurin kampoin botet në Mundje ,Dorian Dokaj kampion në King -Boks në Europë e Australi,Kampionin europian në Atletikë Izmir Smajli,apo kampionin e boksit në Europë Jurgen Uldedaj,pa përmendur futbollistët që na kanë përfaqësuar në Europë ekipin kombëtar si Rudi Vata,Salvodor Kaçaj,Elsed Hysaj,Bekim Balaj etj etj .Edhe pse jetojmë në një sistem të ri vlerash,në kohën e internetit dhe teknologjisë më të përkryer që ka njohur njerëzimi, të rinj dhe të reja nga hapësirat mbarëshqiptare, pothuajse nga mosha më e re, janë dëshmuar me suksese dhe të arritura të njëpasnjëshme, duke premtuar vlera edhe më të mëdha në të ardhmen. Më gëzojnë shumë rastet e tilla, pjesëtarë të brezit të ri të cilët sikur lulet e bukura në pranverën e jetës së vet, lulëzojnë dhe zbukurojnë familjen, vendin ku kanë lindë apo ku janë rritë,si në fshat apo në qytet,Malësinë e Madhe dhe kombin .tonë. Sidomos, nga mjediset jashtë shtetit tonë amë, por gjithherë, nga degët trungut të shenjtë kombëtar.Malësia e Madhe fatmirësisht ka dy bashki,dy qytete Koplikun dhe Tuzin. Njëri nga ata, është bashkëkombësi ynë, djaloshi nga Malësia,me origjinë nga Trieshi por me baninm në Tuz yotni Kristjan Gjokë Dukaj, emrin e të cilit e takova para një dekade të plotë dhe për të cilin krijova përshtypjen se është i moshës shumë më të madhe dhe as që më merrte mendja se posa ka filluar mësimet në shkollën e mesme. Isha kureshtar për djaloshin, Kristjan, dhe i përcjella me kënaqësi shkrimet e tija nga më të ndryshmet, vargjet dhe opinionet e tija të shprehura në gazeta e revista të ndryshme. Më kujtohet mirë viti 2012, kur Kristjani, ishte laureat i shpërblimit të parë për poezi nga revista “Filolet”, për një poezi të mrekullueshme e cila u transmetua në disa media. Me këtë rast, Kristjani, në një intervistë në TV “Boin”,që valët e këtij televizioni shikohen edhe në pjesën tjetër të malësisë të ndarë padrejtësisht por që kurrë nuk mundën të na ndajnë shpirtërisht gjakun dhe traditat tona,dhe të realizuar në ambientet e shkollës së mesme në Tuz, ku vijonte mësimin, më impresionoi me shprehjet e tija shumë të matura për moshën që kishte, me talentin që rrezatonte nga gjuha dhe mendja e tij, kurse atë që shihej me sy, e kishte të dhuruar nga vetë natyra ose të mos jem shumë modest kultivonte cilësitë e babës së vet që sot është një ndër gazetarët më të njohur në Ballkan dhe i cilësuar gazetari i vitit në republikën e Malit të Zi.

Ai, nuk u vetëkënaq, por vazhdoi gjithnjë me sukses të dalluar në mësime, por kjo nuk e pengoi asnjëherë të vazhdoj edhe pasionin e tij të shkrimeve, për tema dhe çështje të shumta me interesin më të gjerë të shoqërisë shqiptare, jo vetëm në Tuz e Malësi të Madhe, por në rrafshin më të gjerë mbarëkombëtar. Artikujt e tij të shpeshtë, opinionet dhe intervistat me veprimtar dhe krijues nga fusha të ndryshme, u publikuan në gazeta e revista të ndryshme, jo vetëm në Mal të Zi, por në hapësirën mbarëshpitare dhe në mesin e mërgatës tonë, sidomos në SHBA. Entuziast të lexoj shkrimet e Kristjanit, isha gjithnjë e më kureshtar të marr vesh më shumë për këtë djalosh kaq simpatik dhe kaq të talentuar, në rrugëtimin e tij të mëtejmë të shkollimit, familjen e kështu me radhë. Edhe pse isha mjaft i befasuar për të mirë me gjithë veprimtarinë e e këtij djaloshit të ri, së shpejti e pata të qartë pasi ai ishte pinjoll i një familjeje shumë të njohur, jo vetëm në Malësinë e Madhe, por në rrafshin më të gjerë publik, krijues, njerëzor, mediatik. Pjesëtarë i një familjeje aq të pranishme në botën e gazetarisë, publicistikës, filmit dhe kulturës në përgjithësi. Që nga hershmëria ime në hulumtime,lexime e studime më kujtohen vargjet e mrekullueshme të këngëve të shumta të interpretuara nga këngëtar të shumtë nga autori, Gjokë Dukaj, i ati i djaloshit, Kristjan, pastaj motra e tij, Dijana Dukaj, e cila tashmë një kohë të gjatë, është emër i njohur i gazetarisë shqiptare që natyrshëm më shkon mbarë shprehja që Dardha bijen nën Dardhë,bënë baba të të ngjas ku sot brënda familjes duket se ka xhelozi prefesioni. Me shumë andje, lexova shkrimin nga Sarajeva, të autorit Kristjan Dukaj, i cili përshkruante mrekullueshëm përshtypjet e tija të para nga ky qytet e bukur, kur Kristjani, vazhdonte studimet e magjistraturës, pas përfundimit të fakultet në Podgoricë. Ndërkohë, gëzim më i madh ishte kur më ra në dorë libri i tij publicistik “Dora e parë”, në të cilin ishin përmbledhur disa nga punimet e tija publicistike me parathënien e shkëlqyer, të gazetarit, publicistit dhe shkrimtarit të njohur, Zef Pergega.Tashmë, paraqitjet e tija ishin gjithnjë e më të shpeshta, si një politolog i specializuar në shkencat politike, në marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci. Me shumë kënaqësi e përgëzova me rastin e magjistraturës dhe mbrojtjes me sukses të një teme me interesin më të gjerë për shqiptarët në Mal të Zi, “Të drejtat e pakicave në Mal të Zi dhe mekanizmat ekzistues në mbrojtjen e tyre”, e që tashmë e kemi në formë libri për lexuesit dhe studiuesit kudo.Por, ajo që duhet veçuar janë shkrimet e shumta të tija në temën “Meritokracia” e që, siç shihet, është ndër fushat e interesimit të tij më të gjerë si profesionist i kësaj lëmie. Kristjani, përmes shkrimeve të shumta, përvojave dhe shembujve krahasues, pasqyron përparësitë e sistemit botërisht më të avancuar në përparimin e përgjithshëm shoqëror. Shkrimet dhe mendimet mirë të argumentuara dhe të shtjelluara, ai i publikon në gazeta dhe revista të shumta, jo vetëm në shqip, duke i bërë kështu të qarta për opinionin më të gjerë, duke e radhitur atë në mesin e opinionistëve më të spikatur të kohës.Ndërkohë, përkushtimi i tij krijues, ka bërë që, zotni Kristjan Dukaj, të pranohet në Shoqatën e poetëve të rinj shqiptar, ku, jam i sigurt, do të jap kontributin e tij të madh në të ardhmen. Nuk e bëra këtë shkrim për të ia prezantuar këtë djalosh malësor opinionit shqiptar sepse, ai, s’ka nevojë për diçka të ngjashme, pasi at; dhe familjen e tij e hasim në media të shumta të shkruara dhe elektronike, por, thjesht si një dashamirë i përparimit të rinjve të tonë kudo që janë dhe në shenjë mbështetje për punën e tyre me përkushtim, siç është bashkëkombësi ynë, zotni.Kristjan Dukaj.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora