Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bardhyl Maliqi: Dashuritë nuk shkrepëtinë në stinë lodhjesh

| E diele, 23.02.2020, 11:07 AM |


Bardhyl Maliqi


DUKE KËRKUAR VLERAT[1]

Duke kërkuar vlerat unë rend nëpër natë,

rrugëve të kërkimit të takoj dhe ty Nexhat

në Gjilan, Prishtinë, Preshevë e Kamenicë,

nëpër librat e tu nxitoj të vë një pikë.

Ndrythja e pikës K në Unazat qiellore,

Ligjërojnë përjetimet e Dhimbjes në kujtesë,

Bekimi i shekujve shkon dhe në Bukuresht,

ndërsa këtu tek ne Pikojnë heshtjet,

por fjala e ruan kujtimin dhe Etjen e pa shuar,

se emrat dhe vlerat gjithmonë rrinë zgjuar.

Bisedë me hijet njerëzit bëjnë shpesh,

se mendimet s’ fluturojnë si zogjtë në kafaz,

ndaj shtegëtimet dhe vlerat si miqtë i thërras.

E di se Shfletimet dhe lundrimat letrare

kanë po aq rëndësi sa edhe ato detare,

se dialektika e dashurisë do parë me kujdes,

se Tempulli i fjalës prej pakujdesjes vdes,

por fjalët ngrenë ura jo me një, po me disa shtete,

poet, E para është fjala, thotë Eva si profete!

Si t’ia kthej Atdheut buzëqeshjen, anatemë, kod gjithësie

kërkoj hijen tënde nëpër natë, me ndihml teknologjie,

si në pasqyrë pavdekësia letër atdheut i shkruaj nëpër natë.

Liria në gjumë s’është nyje shkel e shko se froni bie

si humbjet në Vaterlo, por akuarele s’i pandehja jo në ty,

në brendi të vetes, koha ime e arnuar kumbon Çamëri!,

s’kam përtëritje verbuese, lodhja e shekujve s’më lë,

por simfonitë e humbura roja ëngjëllore nuk i lë;

lëkundjet e erës le të këndojnë elegji,

dhe dera prej druri për ju hapet gjithnji.

Oh, kthimi në vargun tim nuk është lule rebele,

as hulli e vergëzuar në kohë pritjesh gabele.

Hijet na kafshojnë ndaj udhëtojmë me etjen,

pritja peligranazh mashtrimi rri nëpër netë,

e dimë se drita e  lirisë s’është lidhur me soditje,

as kënga e mbetur e atyre kohrave në qytetin tim,

në fushbetejat tona nuk shteron ky pikëllim.

Rrotullohet libri nëpër ëndrrën time, andej Drinit

kur vonon liria pafajsia mëkaton e nderi bëhet thërrime

Amulli vrojtimesh, rikthim në Trojën time.

vjeshta këput mallin dhe lumi ndan dy brigje,

Paradokset e stinës së tretë, kohë me fytyrë cenzori,

katarzë, pema e kujtesës nëpër grindje motesh,

kur emblema mungon nuk mbyllet arkivoli.

Mbi qepallat e atdheut mbi 100 vjet vonesë,

plisat e maleve ndjejnë trokitje dhimbjesh resë,

hallka kujtimesh vërtiten nëpër lartësi,

o gur i latuar, portret i lumit, sot u bëre ti,

ismat Jashari, Kumanova, roja e fjalës që pikon liri!

udhëtojmë me vjeshtrat dhe përcjellim porosi,

testiment i patretur, Presheva ime ti!

Në gërshetin e kësaj vjeshte si erë e purpurt eja

diçka mbeti peng, se ajo natë solli zjarrin si reja,

që sjell shiun që pikon nëpër fletë dhe afshin e ditës

së uruar në kaltërsi të pa thëna ngre përpjetë

dhe në kapërcime largësish kundruall agut shket,

pagëzim kaltërsish në këngën e marsit ndihet nëpër flatë.

Në portalin e ditës e ëmbël ishe veç ti,

sytë e harlisur  në pritje hije që vraojnë në largësi,

fija e flokut tënd s’është si hija që vrapon

në qiellin pa mbarim si dita që mungon.

Ajo është pranverë dëshirash, kumt për dashuri,

ndaj kërkoj hijen tënde nëpër largësi.

DASHURITË NUK SHKREPËTINË NË STINË LODHJESH[2]

Dashuritë nuk shkrepëtinë në stinë lodhjesh,

por vizatohet këngëzimi i tyre nëpër buzë,

ashtu si koha në hijen time të bruztë.

Por befas vjen një këngë, një këngë përrallore,

nga çdo qelizë e trupit kallet brenda meje,

a thua u mbart dhimbja dhe lodhja këtë natë

e shkoi tjetërkund! Mbase aty ku rrjedh loti,

se ku mbarojnë pritja dhe urtia, koha s’është futë,

ku prej fative të fatit të mblidhet dashuria!

Dashurinë ëndrra dhe realiteti e sollën tek unë,

se kur di të hesht dhe të bëhem bujar,

dhe lumi i lotëve ndienjat s’i përkund,

se s’jam i humbur deri në atë pikë,

ndaj dashuria vjen, ta marrë e mira, ta marrë!

Portretin e saj të fshehur e kundroj çdo ditë,

shkallët e dhimbjes e kapërcejnë edhe këtë natë,

kapitulli i mërzisë është rrugë pa adresë,

ndaj bukurinë e bardhë ma mbylli heshtja

dhe unë mbeta si fija e humbur tej mundësisë,

në (për) dëshira në thellësi të vetmisë.

Me një vështrim vërshon ëndrra lazdrane,

ndërsa pitja nuk njeh kohë si në zhgjedrra

dhe ligështija bëhet gjuhë e tejpashme loti.

Oh hijet vallëzojnë në kujtime të harlisura

e unë ujëvarës ia piva lotin në ndalesa dashurie.

Dëshirat si dashuritë vuajnë ndjesish nga shikimi i saj

dhe hijet e puthura detit të erosit rendin

apo mbase flatrojnë si zogj malli nga porta

e shpirtit tënd në lutjet e ditës së premte.

Asgjë s’është më si më parë dhe malli i zjarrtë,

rob i përhershëm i buzëve tuaja prapa hijes

vrapon si metrazh i largësisë.

Ndaj mos më lësho ndjenjave të kallura,

më kërko gjurmëve të tua,

shenjat e kërkimit në emrin tënd si dëshira

të dashuruara s’më bëjnë dot deraç,

as cak të urrejtjes udhëve së humbjes.

Ta them troç ty dhe orëve të liga, mos,

Mos ia e fsheh ndjenjën ditës së re. Pres,

pres zgjimin tënd të fjetur në përqafim,

në një ndezje malli. Se errësirë s’është

vetëm nata, ndaj më thuaj të dua!

Kujtesa nuk të thotë (as)një fjalë, ndaj

trimërohu e dashur, një (para)fytyrim kam

se më mbulove në dashuri, në puthje.

S’ka zhbërje të dëshirës ti, Virus i Zi!

Nuk jam britmë e mbyllur në mal,

a në kodrën e pikëllimit ku veç sytë

si shkrepëtimë dashurie kërkon ashtu

siç kërkova unë erën tuaj, por në mungesë

tënde derdhet malli kthinave të heshtjes.

Ndaj dua ta braktis vetminë se është

një dashuri kujtim i mveshur sa bën

të çlodhet lodhja në atë pikë, sa

ta zhdritë dashurinë që ngeli si mall i palosur

në qetësinë e kalamandur, sa gati

plasi heshtja, se nuk do të heshtë gjer në pafundësi,

nuk kthehen ëndrrat, ndaj ejani!

Do të vish edhe ti të më mësosh

si ta ruaj fjalën nga memecëria!

S’kam kujtuar nëntekste vargërimi,

ndaj zgjohuni dromca dashuria!

Si nëpër valë nuk pajtohem në shkuj të erës,

ngadhnjimtar i dashurisë, pagëzoj mallin

me lutje, se e ndjej se kam mbetur

si një statcioni këndshëm,ku flatrojnë zogjtë

në lulërinë e bukur poetike!

ËSHTË ELI RIZO, KJO MAGJI!

Erërat e Joint i magjeps një zë
s’ka as qeli, as burg për të,
ai fluturon nëpër hapsirë
si shpirt i bukur, si shpirt i lirë.

Është Eli Rizo kjo magji
që na rrëmben në thellësi,
aty ku ngjizen mrekullitë
dhe qenien tonë e nxjerr në dritë.

Ah, Eli, marrëzi e bukur,
në lule këngësh rend si flutur,
të mbaj me vete tash 50 vjet,
hamall për ty do të jem një jetë.

Më çmënd ai zë, më përmallon,
një shi i artë, që kurrë s’shteron,
nuk ka hapsirë që e prangon,
si zog i lirë ai vjen e shkon.

Ah, Amerikë të kam inat,
na le të shkretë, na le të ngrat’
ecim të vetëm në bulevard,
na mungon ty, moj qafëgjatë!

Hapim sidinë në kroskot,
dhe mundet muzgu magjiplot,
se Eli vjen sërish e bukur,
s’ka prangë për zëra por si flutur!

Sarandë, më 3 tetor 2015



[1] Kushtuar poetit Neshat Rexha për librin fitues me poeyi

[2]Kushtuar librit të fundit poetik të Bilall Maliqit