E shtune, 08.08.2020, 07:49 AM (GMT+1)

Komente » Xharra

Fahri Xharra: Kush dhe pse në të vërtetë e vrau Shaban Polluzhen?

E diele, 23.02.2020, 04:23 PM


Kush dhe pse  në të vërtetë e vrau Shaban Polluzhen?

Shkruan Fahri Xharra

-Më duket se flasim dhe e shkruajmë historinë sipas asaj që serbët nae kanë diktuar. Më sa më është e njohur, ende nuk e di se sa është hulumtuar në arkivin ushtarak të Serbisë dhe në arkivin e OZNA-s.  Të vetmit historian që i besoj dhe që e njeh perudhën e Luftës së Dytë Botërore dhe marrëdhnjet shqiptare-serbe është vetëm Prof.Dr, Hakif  Bajrami

Ja disa citime nga letra e tij e  17 Gushtit 2018 : “ Më 20 tetor 1942 Fadil Hoxha themelon Shtabin e Përkohëshem të UNÇ dhe AP të Kosovës dhe Rrafshit Dukagjinit. Po në këtë kohë e themlon Aradhën e parë shqiptare “Zenel Hajdini”; themelon në vijim: Aradhën “Emin Duraku”, “Bajram Curri”, “Kosova”, dhe më 15 prill 1943 themelon Shtabin Kryesor të UNÇ dhe AP të Kosovës dhe Rrafshit Dukagjinit. (Shtabe Kryesore ksihin të gjitha ish republikat tjera të Jugosllavis), kurse, Jugosllavia kishte Shtab Suprem. Në këto rrethana në viset shqiptare i pari do të gjindet ekipi Bill Mklinit (anglez), që do të njihet me luftën antifashiste. Pra nuk ishin rusët fare në dieni per këtë realitet antifashist shqiptar. Ky realitet në kushte të okupimit nazifashist që e kishte mbulluar Evropën në zi, nuk mund të injorohet. “ ( Hakif Bajrami )

…. “ Po, …edhe Fadili e TRADHTOI fashizmin, nuk i sherbyen si të tjerët që të pranojnë pushtet kuislling dhe të rrijnë gju me gju apo në një qytet dhe të lëvizin lirëshem, e rroli i atyre që rrinin mjedis Tirane dhe Prishtine e Mitrovice me officerët nazifashist dihet. Shkojmë më tutje, ende nuk kemi pike kritike se kah duhet të shkojë Shqipëria Kontinetale-pra Kosova, e cila nuk ishte në “Pazar” të askujtë, por të okupatorëve po. Pra, intermedialisht ishte në “Pazar” tinzar të çetnikëve, sllavokomunistëve, por e ce lexoi mendimet e tyre meskine. Plus kur dihet niveli I arsimimit politik, mozaiku I “pazarit” vejn e bëhet edhe më llotari se llotaria. (Shkruan Prof. Dr. Hakif Bajrami )

Të aanlizojmë, rrjedhën e ngjarjeve në vitet në vijim: “Në saje të kërkesës së major Pera Brajeviqit dhe Pavle Joviqeviqit më 26 XII 1944, drejtohet Kërkesa që Shtabi Suprem I Jugoslloavisë të vëndosë Diktaturë ushtarake në Kosovë më 8 shkurt 1945. Ky atentat politik dhe ushtarko-konstitucional vihet për ta DEFAKTORIZUAR Kosovën pa asnjë argument, sepse në Kosovë në këtë kohë ishin në njësitet e UNÇ të Kosovës dhe Rrafshit Dukagjinit 56000 ushtarë të sistemuar në 9 brigada që arrinin nivelin e një Korpusi respektiv. Por, për të gjetur hapësirë për krime mbi shqiptar, Shtabi Superm I Jugosllavisë në formim, drejtuar nga Tito, do të merr vendim për shprazjen e Kosovës nga partizanët shqiptar dhe sjelljen e brigadave dhe divizioneve sllave dhe ashtu ndodhi. (po, aty )

-“Rasti i patriotit  Shaban Polluzha, flet për një skenar miserabël, kunder të cilit me kohë reagoi Fadil Hoxha  që më 16 janar 1945 “ - shkruan Hakif Bajrami. por ai e shton edhe këte : “Pas 8 shkurtit 1945 Fadil Hoxha nuk kishte as pushtet e as funksion edhe pse figuron se ishte “nënkomandant”. Lidhur me Shaban Polluzhën, kur është vra më 20/21 shkurt 1945 Fadili ishte në Beograd për reagim kundër diktaturës ushtarake. Dhe nga ajo kohë e deri më 1966 ishte “I hetuar” në heshtje. ‘

Konferenca e Jaltes ( 4-11 Shkurt 1945 ) vendosi :  "Ata popuj që kanë bashkëpunuar me nazifashizmin, u lejohet qeverive respektive që t` i shfarosin, shpërngulin ose deportojnë në ato vende që kërkohet" ( vendim i Konferencës së Jaltës (4 - 11 shkurt 1945. “)

Kujt më së shumti i konvenonte ky vendim ? Serbeve, pra ! Ata mundoheshin me çdo kusht ta çesin në mos më shumë bile Kosovën në terrenin e bashkëpunëtorëve të fashizmit dhe kështu të vendosej vrasjen, shpërnguljen dhe largimin me dhunë nga Kosova.

Pengesa kryesore ishte Shaban Polluzha dhe ai duhet likuiduar:”Më 21 shkurt të vitit 1945 në fshatin Tërstenik të Drenicës ëhtë vrarë Shaban Polluzha, njëri ndër komandantët më të njohur të zonës së Drenicës gjatë luftës së Dytë Botërore.”  Pas vrasjes së Shaban Polluzhës dhe “paralizimit “ total të Fadil Hoxhës , e dime se çka ndodhi më tutje.

Ju lutem të keni vëmendjen në datat e cekura  në shkrim :

- 4-11 Shkurt 1945 Konferenca e Jaltes

-8 shkurt 1945 instalimi i Diktatures Ushtarake në Kosovë

- Pas 8 shkurtit 1945 Fadil Hoxha nuk kishte as pushtet e as funksion

- Më 21 shkurt të vitit 1945 në fshatin Tërstenik të Drenicës ëhtë vrarë Shaban Polluzha

Pra?

Në librin “ Bashkimi mbarëkombëtar “ i autorit Avni K. Këpuska është edhe ky debat në mes Shabanit dhe babit të tij:



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora