E enjte, 28.03.2024, 06:08 PM (GMT)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Mylandi

E hene, 24.02.2020, 07:33 PM


Mylandi

Nga Edison Ypi

Mylandi është një vend banorët e të cilit mburren me Historinë që nuk e kanë, lavdinë që nuk e meritojnë, trimërinë që nuk janë.

Mylandi është vend i shenjtë ku shtëpitë janë Kisha dhe Teqè pa besimtarë, banorët janë murgj dhe dervishë që meditojnë s'dihet se për çfarë dhe kërkojnë ca gjëra që nuk ekzistojnë.

Në Myland, ku këndon bilbili, të deh pranvera, të rrënqeth vjeshta, të dalldis Prilli, të sëmur muzgu, rritet një frut që po ta tymosësh të bën të ëndërrosh, po ta shesësh në Itali mund të mbytesh në det ose mund të përfundosh në burg.

Mylandi është një patate e zjerë, e nxehtë, e shijshme, që nuk kafshohet, nuk gëlltitet, nuk hahet, vetëm rrotullohet nëpër gojë, shoqëruar me ulurimat përkatëse të ngjajshme me ato të seksit.

Mylandi është një pusetë ujrash të zeza të cilës i kanë vjedhur kapakuan e kanë shitur për skrap.

Mylandi është orë muri pa akrepa me një qyqe që del e bën ku-ku sa herë që i duket se Mylandi ndodhet buzë humnerës dhe botës po i afrohet fundi.

Mylandi do bëhet së afërmi vend pelegrinazhi që do mbledhi male me pare nga budallenj kureshtarë që do vinë nga an' e anës për të marrë në Myland përvojat e fitimit pa punuar, diturisë pa e kuptuar, dashurisë pa e ndjerë.

Mylandi është vendi ku nëse je mish por ndjehesh sallam, shndrrohesh në derr, dhe nëse je derr por ndjehesh mish, shndrrohesh në sallam nga ai që po ta hash ndjehesh i lumtur.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora