E shtune, 06.06.2020, 12:30 PM (GMT+1)

Kulturë

Saimir Lolja: “Fëmijët Martirë të Kosovës 1981-1999” - një kumbim që nuk ndalon

E shtune, 22.02.2020, 10:33 AM


Promovim veprash në Toronto e Hamilton të Kanadasë

LIBRI “FËMIJËT MARTIRË TË KOSOVËS 1981-1999” NJË KUMBIM QË NUK NDALON

Nga Saimir Lolja

Në Toronto të Kanadasë, në datën 16 Shkurt 2020, në sallën e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptare-Kanadeze (ShBShK), u bë i njohur libri “Fëmijët Martirë të Kosovës 1981-1999” me autorë Hanëmshahe Ilazi dhe Nusret Pllana. Libri është në Shqip dhe në Anglisht.  Në këtë manifestim kulturor u promovua edhe filmi dokumentar i metrazhit të shkurtër “Kush i vret Fëmijët?!!”, i autorit Nusret PLLANA.Njohja me librin u përputh me 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Libri është një këmbanë përherë tingëlluese e cila të kujton se vetëm në vitet e fundit të arritjes së Pavarësisë së Kosovës çmimi që kanë paguar shqiptarët ka qenë shumë i shtrenjtë.

Nderi i takimit ishte vetë autori Nusret Pllana. Veç anëtarëve të ShBShK dhe Sallës të mbushur plot me dashamirë të librit, të pranishëm ishin edhe dy ish-Kryetarë tësaj Engjëll Cane dhe Saimir Lolja, autori letrar Kristaq Turtulli, Ilir Lena i emisionit Shqip në Kanada TV Pasqyra Shqiptare, bashkluftëtari i z.Pllana, luftëtari i lirisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës z.Bedri Toqani, etj.

Kryetari i ShBShK Bujar Zejnullahu përgëzoi Anëtarin e Nderit të ShBShKNusret Pllana për punën e pareshtur në shërbim të çështjes kombëtare.Nusret Pllana është autor i shumë botimeve, veçanërisht i atyre që kanë të bëjnë me historitë e viteve 1998-1999. Puna e tij heroike për të mbledhur dokumenta origjinale, dëshmi të gjalla dhe gërmuar në arshiva ka skalitur në gurë masakrat dhe krimet gjenocidale që kriminelët serbë kryen kundër popullsisë shqiptare të Dardanisë para 20 viteve.

Autori Nusret Pllana falënderoi të pranishmit dhe përcolli edhe fjalën përshëndetëse të bashkëautores së librit Hanëmshahe Ilazi.Konsulli i Përgjithshëm i Republikës se Kosovës Donat Syla foli për vlerën e librit të profesorit Nusret Pllana. Meqenëse libri është, ashtu si nevojitet, edhe në anglisht, vlera e tij përkujtimore i shërben si shqiptarëve ashtu edhe bashkësisë ndërkombëtare, institucioneve të saja, studiuesve, botuesve e gazetarëve shqiptarë dhe joshqiptarë.

Profesori Nusret Pllana, midis të tjerave, shpjegoi se sa të rëndë e kishin patur ata si autorë me mbledhur nga familjarët të dhënat për 1432 fëmijët e Dardanisë që kriminelët serbë i vranë pse ishin fëmijë dhe pse ishin shqiptarë. Ndërkohë që janë edhe qindra fëmijë të tjerë që janë të zhdukur prej egërsirave serbe gjatë luftës para 20 viteve.

Mjafton të krahasohet libri “Noel Malcolm, Kosovo: A Short History, Papermac, 1998” me librin “Fëmijët Martirë të Kosovës 1981-1999” për të parë se krimet genocidale, shpërngulëse, tjetërsuese, kundra-njerëzore, kundra-europiane të serbëve kundër shqiptarëve janë të pandërprera. Prandaj do mjaftonte ky libër që zyrat shtetërore dhe ato ligjore në Dardani (e cila gabimisht quhet Kosovo Polje) të ngrejnë akuzë juridike ndërkombëtare kundër Serbisë gjenocidale.

Ashtu siç e theksoi edhe Nusret Pllana, heshtja e tyre vetëm se tregon paaftësinë shtetërore, frikën, vogëlsinë shpirtërore etradhtinë kombëtare të atyre që janë zgjedhur përfaqësues dhe qeverisës të popullit të Dardanisë. Të caktohesh për të udhëhequr popullsinë e Dardanisë nuk është privilegj për t’u bërë pasha osmani papërgjegjshëm. Domethënë, të përfaqësosh popullin e Dardanisë është përgjegjësi njerëzore, shtetërore, perëndimore, europiane e kombëtare. Qytetaria shqiptare dhe europiane kërkon që shqiptari të duket edhe me të drejta edhe me përgjegjësi, dhe të mos struket.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora