E merkure, 24.04.2024, 05:15 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Ngjajnë si vëllezërit siamez

E shtune, 18.10.2008, 12:03 AM


Selim Hasanaj
NGJAJNË SI VËLLAZNIT SIAMEZ

Nga Selim Hasanaj

Para disa ditëve pata shkrue per nji vizitë të dy zyrtarve të naltë të PDK-së  së Dardanisë në Norvegji  gjegjësishtë per viziten e Bajram Rexhepit dhe Flora Brovines dhe disa ditë mas shkrimit tim TV 21 i Dardanisë pat transmetue edhe nji reportazh nga ky rast ku reporter ishte gazetari  z. Bahtir Cakolli ndersa per kameraman kishte shfrytzue reporterin e TV-së lokale norvegjeze NRK z. Shemsi Bunjaku. U transmetue nji emision në programin tashma tradicional të TV 21  që quhet  DIASPORA  dhe me ketë rast u prezentue shetitja e z. Bahtir Cakolli me disa nga nikoqiret e tij të mergates shqiptare të krahines  së Østfoldit  në metropolen e Norvegjisë në Osllo si dhe nji tubim në qytetin Fredrikstad ku veq tjerash u dha edhe nji koncert me valle të grupit të valltarve të cilet kohë pas kohe sipas rastit i pregatit dhe i prezenton para publikut valltari i dikurshem profesional i ansamblit SHOTA të Prishtinës z. Fadil Gashi i cili asht edhe valltar edhe koreograf këtu në Fredrikstad. Veq kësaj TV 21 paraqiti edhe nji vizitë të tij në të ashtuquajten xhamia e shqiptarve në Østfold e cila ndodhet në qytetin Sarpsborg në lagjen Alvim. Ishte per keqaerdhje të shifte njeriu se sa poshtë  ishte ra TV 21 i cili kishte ardhë në nji vend gjegjësishtë në nji krahinë ku në nji distancë nga 16-30-35 kilometra largësish në mes të disa qyteteve jetojnë mbi 2500 shqiptarë  dhe pos valltarve që unë i quej të z. Fadil Gashi asnji gja tjeter nuk kishte cka të shifte dhe inqizonte  per TV-në e vetë. U detyrue gazetari Bahtir Cakolli të futet në podrumin e lokalit të xhamisë së shqiptarve të Østfold  në Sarpsborg dhe aty të pritet nga disa aktivist të të ashtuquajtunes ALBANSK KULTUR TROSAMFUND  që shqip bukfalisht perkthehet  si BASHKSIA  SHQIPTARE E FESË DHE KULTURES. Aty u zhvillue nji intervistë me liderin e kësaj paqavurje efendi Qamil Haklaj si dhe me imamin të ardhun nga ana e Gjilanit hafiz efendi Ardian Halitin. Sa mjerim ishte të shifshe ish mësuesin e profesionit Qamil Haklaj që tani fliste para kameres së TV-së 21 per mjerimin  që e ka katandisë dhe me të cilin vetë Qamil Haklaj e ka mvesh mergaten shqiptare të kësaj ane, në radhë të parë sepse ka ik nga profesioni i tij i shejt i MESUESIT  dhe asht ba prijs i nji paqavureje islamiste, por sado që ky matrapaz injorant dhe intrigash mundohej të tregonte kujdes në pergjigjet per pyetjet që i bante z. Cakolli , migjithate ai pranojë se mesimi plotsues dhe  shkolla shqipe ma nuk egziston per mergaten shqiptare këtu dhe se krejt cka punohet asht se funksionon e ashtuquejtuna BASHKSIA SHQIPTARE E FESË DHE KULTURES. Në pyetjen e gazetarit Cakolli se a mësojnë fëmijet kulturë dhe histori shqiptare Qamil Haklaj tue i ik pergjigjes direkte  me diplomaci pise pergjigjet se fëmijet nga imami Ardian Haliti ligjeratat i kanë në gjuhen shqipe. Ndersa kur gazetari Cakolli i drejtohet vetë imamit  Ardian Haliti ky si duket pa e ndegjue se si u pergjigj shefi i tij Haklaj , u pergjigj se  fëmijet mësojnë dhe flasin shqip per historinë e profetit dhe fes islame ndersa land tjera nuk mësohen. Shpresojë se tani nuk do më akuzojnë shqipfolsat islamist të kësaj ane se po i sulmojë. Unë po e bajë publike në gazetë vetem ate që ata gjegjësisht lideret e tyne injorant  shqipfolsat islamist Haklaj dhe Haliti e thanë vetë me gojen e tyne per TV 21-shin.
Sot  takova nji shqiptarë që asht nga nji fshat i Llapit dhe më tregojë se ndihej i indinjuem pse kishte lexue nji liber të ish historianit ndersa tani njeriut maskara ( per mendimin tim) " Dr " Muhamet Pirraku si duket libri ka titullin  " KAUZA E UCK-SË " dhe ky njeri që asht mjaft fetar dhe besimtar musliman ishte revoltue sepse sipas tij libri bante fjalë per UCK-në ushtri kjo e Dardanisë per clirimin e saj nga pushtuesi serb por ishte e shkrueme me frymë lokaliste vetem per trimat e UCK-së të Drenicës. Ku  asht dinjiteti profesionist i nji historiani më tha ky njeri?! UCK-ja ka kjen e tanë Kosovës dhe jo vetem e Drenicës.
Unë librin nuk e kamë lexue , as nuk e kamë pa, dhe nji liber të tillë nga nji autor enverostalinist as që do i marr vetit kohen ta lexojë, por unë mora si pretekst dhe edhe inspirim per ta shkrue ketë artikull pikrisht  biseden që pata sod me ketë llapjan. Mue mu kujtue para dy tri viteve kur në qytetin Hallden me dy miq të mij patem shkue per (sikur i thomi neve ) KRYESHENDOSHJE  në familjen Perquku sepse kishte vdek Rrahim Perquku i cili këtu njifet si autor i fjalorit NORVEGJISHT - SHQIP.
Nuk do shkruej per pritjen e qyditshme dhe jo tradicionale që pata pa që u bahej atyne që vishin per ngushllime në atë ceremoni, por do shkruej se te dera e salonit ku priteshin musafiret ishte nji tavolinë mbi të cilen ishin vendos nji grumbull librash të Adem Demaqit. Në dalje nga kryeshëndoshja nikoqiri gjegjësishtë djali i Rrahim Perqukit i lutke njerzit që ta blejnë librin   e ( sipas tij ) baces Adem. Pata pyet veten se a isha në kryeshendoshje per të shpreh ngushllime apo isha në panair libri!!! Kështu e ka fara e enveristave. Ata shumë bukur i kombinojnë momentet dhe ngjarjet per të perfitue dicka per vete. Edhe ky libri i " Dr. " Muhamet Pirrakut  sot shitet në lokalet e xhamisë së shqiptarve në Sarpsborg. Pse jo historikisht dhe tradicionalisht komunizmi dhe islamizmi janë  të binjakizuem , po sikur vëllaznit siamez. Nuk ndahen dhe nuk munden pa njani tjetrin. Thamë kështu sepse imami shqipfolës dhe kreten Ardian Haliti gjithmonë ka deklarue per të gjitha aktivitetet që dikush i ka ndermarr per dicka kombëtare  se atij nuk ja lejon profeisoni të perzihet sepse ai asht vetem imam. Pse tash more i mjerë u bane edhe libershites i librit të nji mjerani enverist që me librat dhe shkrimet e veta mbjellë faren e poshter komuniste tek brezat që do i lexojnë librat e tij.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora