Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albert Habazaj: Baladë loti për motrën e poetit

| E shtune, 22.02.2020, 10:54 AM |


Albert HABAZAJ

Baladë loti për motrën e poetit

O lajm i hidhur, që më lëndove vargun,

Me lot në sy trishtohet dhe dreri,

Miku im poet humbi motrën e dashur,

E humbi motrën Baki Ymeri.

Ç’pate moj e mira natyrë?!

Gjith’ ai vigan vargu të shkrehet së qari...

Nuk ia shoh dot pikëllimin në fytyrë,

Dhe poeti më i fortë është fije bari.

Në dhembjen e gjakut bëhet i tëri,

Pikë loti me dritë mallëngjimi,

Sa ngrohtë nga shpirti i motrës i vjen zëri,

Lotët e poetit janë bekim trimi.

Vlorë, Albania, 18.02.2020, 00:41’