Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Hija e mëngjesit

| E shtune, 22.02.2020, 10:28 AM |


Satirike

HIJA E MËNGJESIT

Disa njerëz maten

Me hijen e mëngjesit,

Dhe në gjunjë i bien

Me zell interesit!

Nuk e zënë dot hapin

Për t'u bërë me famë,

Kush e di sa "kunja"

U hynë ndër këmbë?!

Sa i sheh te “Qafa”

I gjen në "Kurriz",

Epshet për pushtet

I ulin n’kërthizë!

Pastaj llomotisin

U shkrimë për Atdhe,

Duke ngritur kulla

Prej letre në re!

Populli për këta trima

E thotë me lezet:

- Lum për ato mend

Që s’i hanë as qentë!

Sevdail Hyseni

(Karikatura nga interneti e përpunuar)