E shtune, 20.04.2024, 05:44 AM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” kërcejnë vallen e Tropojës

E shtune, 22.02.2020, 11:56 AM


Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” kërcejnë vallen e Tropojës në NY në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare

Konsullata e Përgjithshme e Bangladeshit në Nju Jork organizoi një aktivitet në nderim të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare

Nga Keze Kozeta Zylo

Nxënësit Arelt Xhaferri, Kaltrina Muckolaj, Albert Hasanaj dhe Nora Balidemaj tëShkollës Shqipe “Alba Life” në Bronx që operon në disa lagje të Nju Jorkut kërcyen vallen e Tropojës në NY në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Bangladeshit. Nxënësit u përgatitën nga mësuese Majlinda Tafaj nën kujdesin dhe shoqërimin e koordinatores Arta Xhaferri.

Gjithmonë e kemi mirëpritur bashkëpunimin me Kosovën, konsullatën, përfaqësuesit e shtetit të saj dhe për këtë do të kenë mirënjohjen tonë të përjetshme për vemendjen e tyre.

Me shumë emocion dhe përkushtim e mori ftesën z.Qemal Zylo themelues dhe drejtori i Shkollave Shqipe në New York nga Ambasadore Sahatqija Konsulle e Përgjithshme e Kosovës për një grup nxënësish nga shkolla jonë të cilët do të shfaqnin një numër special në skenë në nderim të Ditës Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës shkruan në webin e saj në Internet midis të tjerash se:  “Më 21 shkurt 1952, disa njerëz në Bangladesh dhanë jetën si martirë, për gjuhën e tyre amtare, Bangla, qe të ekzistojë dhe të njihet si e tillë.

Për hir të krenarisë që folësit e gjuhës Bangla e treguan, duke e mbrojtur atë dhe duke luftuar për ekzistencën e saj, në nëntor të vitit 1999, UNESCO e shpalli 21 Shkurtin si Ditë Ndërkombëtare te Gjuhës Amtare”.

Të gjithë nxënësit u mirëpritën me dashuri dhe duartrokitje nga të gjithë pjesëmarrësit.

Në këtë ditë të shënuar morën pjesë me vallëzime tradicionale edhe fëmijë nga Bangladeshi, Kolumbia, Tajlanda, Butani dhe Guajana.

Ps: Disa foto janë marrë nga KP, NY

21 shkurt, 2020

New York



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kozeta Zylo: 12-vjetori i Pavarësisë së Kosovës - Festë në Manhattan Kozeta Zylo: Marko Kepi kandidat për në Parlamentin e Nju Jorkut midis zgjedhësve në Staten Island Kozeta Zylo: Mark Gjonaj midis nxënësve të Shkollës Shqipe Alba Life Kozeta Zylo: Bisedë me balerinin e mirënjohur shqiptar Klevis Tafaj Kozeta Zylo: U ngrit drejt qiellit një Zanë Perëndie Kozeta Zylo: T’i kam fal ty me tana - Oh si Elvana nuk ban ma nana! Kozeta Zylo: Koncert artistik për festat e fundvitit 2019-të nga Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, NY Kozeta Zylo: Mark Qehaja zgidhet kryear i Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Kozeta Zylo: Mark Gjonaj ky patriot i madh pranë vëllezërve shqiptarë në fatkeqësinë natyrore Kozeta Zylo: At Gjergj Fishta, Gjuha Shqipe dhe mësuesia kjo “Zeje e shenjtë” Kozeta Zylo: Në Bashkinë e Nju Jorkut festohet Dita e Flamurit Shqiptar Kozeta Zylo: Bisedë me përkthyesin e “Lahutës së Malcis” në frëngjisht z. Abidin Krasniqi Kozeta Zylo: Mbremje artistike ne nderim te At Gjergj Fishtes ne New York Kozeta Zylo: Promovimi i librit “Graviteti i shpirtit” në New Jersey me autore Ermira Mitre Kozeta Zylo: Marko Kepi hapi fushaten elektorale për në Asamblenë e New York-ut Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit me një shkollë të re në Bronx Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” “Ambasador i Kombit” në Staten Island filloi vitin shkollor akademik Kozeta Zylo: Teatri Kombëtar Shqiptar dhe Opera Kombëtare Hollandeze Kozeta Zylo: Nga mitra mëmësie Kozeta Zylo: Larg duart nga Ramush Haradinaj se na e shpifët!

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora