E premte, 29.03.2024, 11:40 AM (GMT)

Mendime

Admir Salihu: Enveri më Sadam se Sadami!

E premte, 17.10.2008, 11:01 PM


Enveri më Sadam se Sadami!

Nga Admir Salihu

Miku im Kurdo-irakian Jabari(Xhabari) ka bindjen se Sadami ka qenë më pak diktator se Enver Hoxha. Rrëfimet autentike për të bëmat e Sadamit, duket se nuk ia kalojnë atyre të diktatorit kriminel Hoxha. Ndaj në muhabet e sipër u pajtuam se Enveri ishte më Sadam se Sadami.

Ta përkujtosh një figurë të tillë në Kosovë është më tepër se sa t`i shkelësh njerëzit në kallo, në të cilat ende ndjejnë dhimbje nga tmerri i regjimi sadist 50 vjeçar. Krejt kjo nën arsyetimin e një akti personal dhe duke harruar fare se ky akt mund të implikojë në vete shumë më shum se një individ, me tepër se një parti, mbase një shtet të tërë. Të veshur me imunitetin institucional këta enveristë demokratë i dhanë një shuplakë subjektit dhe institucionit që përfaqësojnë. Me gjithatë, e tëra duket sedo të kalojë në heshtje. Ne jemi fundërrina të regjimit të Enverit, ndaj nuk na i mbanë të hapim debat edhe përçështjet si kjo.

Nuk është hera e parë qënë Kosovë keqpërdoret pozita publikepër akte të ashtu quajtura personale. Kjo ndodhë shumë shpesh nga persona publik të Kosovës, të cilët marrin përgjegjësi mbi gënjeshtrat e tyre dhe më pas mbi atë bazë realizojnë ëndrrat apo realitetet e tyre. Të tillë janë edhe Hydajeti, Jakupi, Berat Luzha etj. Të cilët mbi gënjeshtrat elektorale ka marrë votën e popullit duke i takuar një partie demokratike të një vendi demokratik dhe të një ideologjie demokratike. Që të gjithë këta “Demokratë” (lexo Enveristë) në fushata zgjedhore kanë gënjyer duke u shtirë se ajka edemokracisë. Populli fatkeq i ka votuar këta të mjerë mbi këtë bazë dhe ua ka dhënë votën. Mirëpo këta e bëjnë të kundërtën e keqpërdorin pushtetin dhe shfrytëzojnë pozitën për ëndrrat e tyre shekullore që plotësisht mundë të jenë të drejta, por janë të dënueshme kur në emër të një të vërtete synojnë një tjetër.

Ju të tillë që vite me herët në mënyrë konspirative deshët ta shëmtoni qytetin tim Ferizajn për t`i ngritur përmendore kriminelit – dikatatorit Hoxha, e bëtë këtë si akt personal, por duke e keqpërdorur pushtetin dhe pozitën. Dhe pikërisht në qytetin ku presidenti i shtetit më demokratiknë botë Amerikës, i nderuari Clinton ju drejtua qytetarëve dhe popullit të Kosovës. Ju që mendoni se idoli juajka qenë i drejtë, kombëtar e patriot ebile bile edhe Legjendar është e drejtae juaj, të cilën ua mundëson demokracia.Mirëpo shoku Jakup, Hydajet,Berat etj. ju këtë mund ta bëni vetëm atëherë kur votën e popullit e merreni mbi këtë ideologji marksiste, enveriste e staliniste. Për ndryshe çdo deklaratëe juaja nën ombrellën institucionale apo të partisë me emërtimin demokratike, nuk mund të jetë akt personal, pjesë e historisë apo diçka tjetër, përpos papërgjegjësi dhe keqpërdorimi detyrës zyrtare.

“Shokë dhe shoqe” Kosova është vend demokratik dhe pluralist. Të gjithë ju që mendoni se keni të drejtë të mbroni krimin komunist formojeni partinë tuaj të punës dhe më pas brohoritni tungjatjeta dhe lypeni votën e popullit. Nëse arrini ta merrni këtë votë, do t`u kërkojë falje. Ti shoku Hydajet e ke provue një herëvet me dalë në zgjedhje, më duket me LDK-në. Para akteve personale duhet të jenë obligimet e punës. Në vitin 2006 mbi 8 herë zoti Hydajet ju kam kontaktuar atë botë unë si OJQ e ti në cilësinë e njeriut nga Komision për ligje i Parlamentit të Kosovës. Tetë herë kemi caktuar takim dhe tetë herë ke munguar në takim. Përgjegjësitë tuaja janë të tjera, ndaj mos harxhoni kohë të mbroni e të propagoni për njeriun që gjymtoi Shqipërinë dhe që përdhosi shqiptarinë anekënd.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora