E enjte, 29.10.2020, 05:17 AM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: 12-vjetori i Pavarësisë së Kosovës - Festë në Manhattan

E premte, 21.02.2020, 08:25 PM


Konsullata e Përgjithshme e Kosovës, Mark Gjonaj dhe komuniteti organizuan në Manhattan një ceremoni festive me rastin e 12-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Nga Keze Kozeta Zylo

Në Manhattan në mjediset e hotelit “Radison” u organizua një ceremoni festive me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Aktiviteti u organizua nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës nën drejtimin e Ambasadores Teuta Sahatqija në bashkëpunim me Këshilltarin në Bashkinë e Nju Jorkut z.Mark Gjonaj dhe organizatat në Diasporë.

Në këtë ceremoni nderoi me pjesëmarrjen e saj Ambasadorja e Amerikës në Shqipëri znj.Yuri Kim.

Ishte vërtetë një surprizë ardhja e saj, kur unë e pyeta gjatë intervistës se pak orë kam që ju kam lexuar në faqen tuaj të Ambasadës në Internet që ju ishit në Tiranë, ajo m’u pergjigj se po vi direkt nga aeroporti dhe nuk mund të mungoja për këtë festë të rëndësishme për Pavarësinë e Kosovës…

Aktiviteti u transmetua direkt nga TV “Alba Life”, një transmetim që realizohet për herë të parë drejpërsëdrejti nga salla ku u mbajt ceremonia.  Për këtë më duhet të falënderoj bashkëpunëtorët e TV “Alba Life” si Valon Gërbeshi dhe Bujar Sadikaj të cilët profesionalisht dhe me përkushtim punuan fort për ta realizuar transmetimin në kanalin televiziv.

Pranë kamerave ne sollëm, komandantë, gjeneralë, ambasadorë, aktivistë, bizenesmenë, gazetarë, editorë, fotograf të mirënjohur, mësues nga Shkolla Shqipe “Alba Life” dhe mbi të gjitha Ushtarë trima të UÇK-së, bijtë e Lirisë që populli do t’ju jetë përjetësisht mirënjohes si komandantin e batalionit “Atlantiku” z.Gani Shehu, Blerim Gjocaj etj.

Ndërsa për Qerim Gjocaj, kur e solla para mikrofonit dhe kamerave dhe thashë se ky Bir i UCK-së luftoi me armë për Kosovën dhe i ngrita njerën dorë se tjetrën e la aty në Kosove nuk mund të vazhdoja me nga mbytja e lotëve.  E njoh mirë historinë e kësaj familje të nderuar të Kosovës dhe të Kombit tim…

Dashuri dhe respekt për UÇK-në, përjetësisht mirënjohje!

Pjesëmarresit u argëtuan nën tingujt e DJ Sammy dhe me interpretimin e artistëve të miënjohur si Ergin Oda, Mira Konçi dhe Elona Muça.

Pjesa e parë e këtij aktiviteti ishte nën kujdesin e Konsullatës së Përgjithshme të RKS në New York ku ishin të ftuar Ambasadorë të Misioneve pranë Kombeve të Bashkuara, Konsujt e Përgjithshëm, diplomat dhe përfaqësues të komunitetit.

Nderoi Shoqata e policisë së Nju Jorkut NYPD “Illyrian” të cilët parakaluan me flamujtë e Kosovës dhe SHBA-s.

Pjesa e dytë ishte nën organizimin dhe kujdesin e Këshilltarit të Bashkisë së Nju Jorkut, z.Mark Gjonaj dhe shoqatat shqiptare në New York.  Sipas Ambasadores Sahatqija ishte hera e parë një bashkëorganizim dy pjesësh të Konsullatës dhe Komunitetit.

Gezuar Kosovë!

Gëzuar vëllezër dhe motra shqiptarë!

Nga fjala e Konsulles së Përgjithshme të Kosovës në Manhattan Ambasadore Sahatqija

I dashur Këshilltar ne Bashkine e Nju Jorkut z. Mark Gjonaj,

Të nderuar ambasadorë, diplomatë, artistë,

E nderuar ambasadore amerikane në Shqipëri  znj. Yuri Kim

Zonja dhe zoterinj,

Të dashur vëllezër dhe motra,

Kjo festë është behet dhe më e bukur sot me njohjen nga shteti I Xhamajkes per Kosoven.

Kjo festë është në koordinim dhe mbështetje të plotë të diasporës sonë të çmuar dhe shumë sponsorëve.

Më lejoni t'ju shpreh respektin dhe vlerësimin e thellë për mikun tim të dashur Këshilltar Mark Gjonaj, udhëheqjen e tij brenda komunitetit shqiptar dhe përkushtimin për të bashkuar shoqatat, bizneset, miqtë, komunitetin për ta bërë këtë festë më domethënëse.

Diaspora na mbajti shpresat për liri kur Kosova po përjetonte aparteidën e fundit në mes të Evropës. Diaspora ishte me ne kur regjimi kriminal serb i Miloshevic drejtoi spastrimin etnik dhe genocidin kundër popullatës shqiptare të Kosovës.

Në 90 'ata treguan historinë e shtypjes, të shkeljes së të drejtave të njeriut, të vrasjeve në Kosovë, para KB, Kongresit amerikan dhe gjetkë.

Komuniteti shqiptar ishte zëri ynë kur ne nuk e kishim zërin.

Të dashur vëllezër dhe motra,

12 vjet më parë, më 17 shkurt 2008, Parlamenti shpalli Pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Ishte një nga ditët më të ftohta që mbaj mend, njerëzit ishin nëpër rrugë duke mos vërejtur të ftohtin jashtëzakonisht të madh, duke dëshmuar lindjen e shtetit tonë, duke jetuar ëndrrën, duke qenë të vetëdijshëm për shumë gjenerata që nuk bënë të shohin lirinë dhe shtetësinë e Kosova, duke qenë mirënjohës për kontributin e tyre.

Mirënjohës për Presidentin Historik Ibrahim Rugova dhe rezistencën paqësore, për Adem Jasharin dhe Ushtrinë Clirimtare, për SHBA dhe të gjitha vendet përparimtare që ndaluan genocidin dhe ndihmuan për të sjellë paqen në Kosovë.

Sot ne festojmë 12 vitet e Pavarësisë së Kosovës të rrethuar me shumë miq, duke festuar shumë suksese, duke qenë të vetëdijshëm për shumë sfida dhe një punë për të bërë para nesh.

Kosova sot është një anëtar i respektuar i bashkësisë ndërkombëtare që i jep vlerë të shtuar sigurisë, sigurisë, sportit, muzikës, artit në botë.

Biznesi modern dhe i gjallë po gjen rrugën e tij drejt tregjeve të reja për produktet e tyre, qoftë IT, shërbime, mobilje me cilësi të lartë, turizëm, miniera apo produkte bujqësore.

Judokët tanë e vendosën Kosovën në samitet më të larta të xhudos në botë.

Lojtarët e futbollit kosovar, shumica prej tyre fëmijë refugjatë në 1999, po bëjnë krenarë ekipet më të mira të futbollit në botë.

Këngëtarët më të mirë të muzikes poop në botë janë vajza krenare kosovare, Rita Ora, Dua Lipa, Era Istrefi etj.  Malet më të larta botërore janë pajtuar nga vajzat e Kosovës duke i treguar botës se qielli është kufiri kur ju merrni mundësinë.

Më në fund Kosova mori mundësinë, shansin për të qenë gjallë, shansin për të garuar, shansin për të shtuar vlerë, shansin për të qenë pjesë e botës.

Zonja dhe zoterinj,

Ju lutem bashkohuni me mua në festimin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Le të ngremë gotën e verës së Kosovës, të provojmë disa ushqime të shijshme shqiptare të Kosovës dhe të dëgjojmë këngët dhe muzikën tonë kombëtare.

Gezuar!

Manhattan, 2020



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kozeta Zylo: Marko Kepi kandidat për në Parlamentin e Nju Jorkut midis zgjedhësve në Staten Island Kozeta Zylo: Mark Gjonaj midis nxënësve të Shkollës Shqipe Alba Life Kozeta Zylo: Bisedë me balerinin e mirënjohur shqiptar Klevis Tafaj Kozeta Zylo: U ngrit drejt qiellit një Zanë Perëndie Kozeta Zylo: T’i kam fal ty me tana - Oh si Elvana nuk ban ma nana! Kozeta Zylo: Koncert artistik për festat e fundvitit 2019-të nga Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, NY Kozeta Zylo: Mark Qehaja zgidhet kryear i Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Kozeta Zylo: Mark Gjonaj ky patriot i madh pranë vëllezërve shqiptarë në fatkeqësinë natyrore Kozeta Zylo: At Gjergj Fishta, Gjuha Shqipe dhe mësuesia kjo “Zeje e shenjtë” Kozeta Zylo: Në Bashkinë e Nju Jorkut festohet Dita e Flamurit Shqiptar Kozeta Zylo: Bisedë me përkthyesin e “Lahutës së Malcis” në frëngjisht z. Abidin Krasniqi Kozeta Zylo: Mbremje artistike ne nderim te At Gjergj Fishtes ne New York Kozeta Zylo: Promovimi i librit “Graviteti i shpirtit” në New Jersey me autore Ermira Mitre Kozeta Zylo: Marko Kepi hapi fushaten elektorale për në Asamblenë e New York-ut Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit me një shkollë të re në Bronx Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” “Ambasador i Kombit” në Staten Island filloi vitin shkollor akademik Kozeta Zylo: Teatri Kombëtar Shqiptar dhe Opera Kombëtare Hollandeze Kozeta Zylo: Nga mitra mëmësie Kozeta Zylo: Larg duart nga Ramush Haradinaj se na e shpifët! Kozeta Zylo: Senatori shqiptar Klarens Gjeci që mbaroi liceun e famshëm “Egenio Montale” në Itali me rezultate të shkëlqyera

Video

Entela Binjaku: Denonconi dhunen kunder gruas


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora