E marte, 11.08.2020, 08:49 PM (GMT+1)

Komente

Lekë Mrijaj: Intervistë me ish-kryetarin e Bashkisë Rrëshen, z, Gjon Dedaj

E enjte, 20.02.2020, 08:31 PM


Intervistë me ish-kryetarin e Bashkisë Rrëshen, z, Gjon Dedaj, studiues i shkencave sociale

Intervistoi: Lekë Mrijaj

Kjo intervistë apo ky bashkëbisedim me z. Gjon Dedaj, mesues në Shkollën e Mesme Profesionale “Shën Jozefi Punëtor“ në Rrëshen,i cili edhe për një mandat të tërë ishte kryetar i suksesshëm i Bashkisë  Rrëshen (2007-2011). Intervista në fjalë është realizuar në kuadër të eventit të 17 shkurtit, pikërisht në përvjetorin e dymbëdhjetë të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Vlen të potencohet se prof. Dedaj, është një ndër anëtarët e Lëvizjes studentore-1990, dhe ndër bashkpunëtoret më besnik, serioz dhe kualitativ të PD-së, së ish Liderit të saj karizmatik multidimensional, dr. Sali Berishës, i cili si një intelektual i mirëfilltë ka një jetë shumë aktive dhe produktive qoftë si veprimtar në rrafshin politik, studimor, arsimor pikërisht në atë të binomit: Për Fe e Atdhe.

Në pyetjet drejtuar tij, ai si një pedagog i formuar i shkencave të sociale, intelektual  studiues , flet për jetën, problemet, sociologjinë, krijimtarinë letrare publicistike, shoqërinë (pak aktivitetin e tij në politikë) etj.,andaj si gazetar i pavarur kam kënaqësi që të sjell për lexuesin diçka përtej krijimtarisë së prof. Gjon Dedaj.

Është një intervistë modeste e njerëzore ashtu siç është profili i këtij pedagogu e studiuesi të mirënjohur me vlera gjithëperfshirëse. Ka marrë pjesë në shumë Sesione Shkencore e profesionale, në qendra të ndryshme mbarëshqiptare.

Përgjithësisht kjo është skema apo panorama hyrëse që shfaqet në këtë parakalim bisedor me z. Gjon Dedaj, profesor i shkencave sociale.

Me poshtë mund te lexoni intervistën e plotë që z. Gjon Dedaj, i dha gazetarit Lekë Mrijaj për mediat e shkruara ditore dhe elektronike shqiptare...

Z. Gjon Dedaj, ju përgëzojmë për karrierën tuaj mbresëlënëse dhe ju falenderojmë për kohën që keni gjetur të ndani me ne gjatë kësaj interviste. Ju lutemi a mund të na thuani se  cilat janë karakteristikat e intelektualit dhe çfarë e bën atë të jetë një intelektual?

Ju falenderoj pa cak për konsideratën dhe zgjedhjen për këtë intervistë. Personalisht e konsideroj të parrethekueshme tërësinë e karakteristikave themelore të Intelektualit , por  mendoj se përtej shkollimit superior dhe dijes së posaçme në raport me kohën , të tillë janë vetëm ata që mbjellin Shpresë dhe Besim duke gjetur mjetet e Udhët e Dashurisë për natyrën , njeriun dhe shoqërinë për të ndërtuar Paqe, përmes ruajtjes së ekuilibrave si agjent i ndryshimit që shfrytëzon aftësitë e individit edhe për të pamundurën, duke mbet një studius kritik, folës publik dhe zbatues në terren konkret të gjetjeve bash si mbartës i kryqit të misionit për zhvillim sa më të qëndrueshëm. Intelektuali, sipas mendimit tim, është individi që sfidon frikërat  dhe vendos gjithë kapacitetet e tij në shërbim zgjidhjeve për më të mirën, të drejtën , lirinë dhe pavarësinë, përherë i guximshëm të përballet me diktaturat dhe veset  që frenojnë a ndalin zhvillimet demokratike.

Intelektuali , sikurse unë e ndjej , është Njeriu që me vullnet të lartë sakrifice , i paasagjesuesëm nga pushteti politik ia del të rrezistojë në këtë botë hipersociale  si  qytetar që duron plagët dhe iu përgjigjet me identifikim të problemeve , parashikon e rekomandon parandalim  të kriza  dhe dehumanizimit , mendon , flet e vepron dashurisht duke menaxhuar kohën dhe vëmendjen si interpret i të drejtes dhe të vërtetave.

Ju jeni një profesor adekuat i shkencave sociale si dhe jeni një krijues e analist i mirënjohur. Ju lutem, çfarë mendoni për Shkencën Sociale si dhe për krijuesit dhe analistët e sotëm?

Falë Zotit dhe miqve të edukuar krishtërisht jam prej më se dy dekadash një mësimdhënës, e tash prej shtatë vitesh njëri ndër mësuesit e Shkencave Sociale në Shkollën e Mesme Profesionale “ Shën Jozefi Punëtor “ në Rrëshen , shërbyes me mendje shpirt e zemër në këtë institucion kreativ , frut dioqezan në Mirditën ku Autonomia dhe Feja mbrujtën mirditasit me dije e virtyt të sakrifikonin gjithcka për të mos iu nënshtruar diktaturave, ndërsa nuk e di sa krijues a analist i mirënjohur jam por gjithsesi ju faleminers për këtë komplimet. Mendimet e mia për Shkencat Sociale  nisin të zgjerojnë e ndriçojnë udhën time në vitin 1992, kur ulem në auditorin pasuniversitar themelues i Fakultetit të Punës Sociale (për shkak të ndryshimeve të viteve ’90 )  i cili u bë “ura” mes fillimstudimeve në Shqipëri në vitin 1965, kur u organizue Fakulteti i Shkencave Politike e Juridike  dhe studimeve të sotme në Fakultetin e Shkencave Sociale UT.

Mbase, sikurse rrallë ndodh, isha një student i diplomuar 1991 në inxhinieri, bash në kapërcim të kohëve politike diktaturë - parademokraci , që vullnetshëm për shkaqe thellësisht të brendësisë time e lashë punën si drejtues i një Ekspedite Gjeologjike në Spaç , për me fillue studimet në shkenca sociale për me ndjek uljet dhe ngritjet e filozofisë politike dhe njëherit për ti analizuar mundësitë dhe pamundësitë, arritjet dhe defektet e shërbimeve bio - psiko- sociale  jo nga statusi i shtetasit që pengohet të arsimohet pse lufton të mos jetë një puntor pa kualifikim por nga statusi i qytetarit që ka zgjedhur të jetë politikisht aktiv, nëpunës i institucioneve postdiktaturë dhe veçanarisht pjesë e ISHP në vartësi  të Ministrit të Punës e Çështjeve Sociale për plot trembëdhjete vite. Kësisoj duke qenë një qenie filozofike , ngërthyer në një heshtje timen specifike, e kisha patur të detyruar të ngrija pyetje metafizike, etike e epistemologjike sepse kështu vuajtja më dukej më e lehtë, librat më kurues, mësimdhënësit më të dashur  aq sa kur takova E. Kant me : “ filozofia është natyrale sikurse frymëmarrja “ mu duk se dikush ma kishte përshpëritur dikur në anë të oxhakut për  të më orientuar në pastrimin e ferrave sociale penguese, dhe prandaj të dijshmit më kishin nxitur për ti thënë gjërat në kohë dhe për të dalë dashurisht nga ngujimi im mendor. Krijuesit në shkencat sociale i vlerësoj edhe sipas motivit mistik të Hegelit  i cili evidentonte udhën e vetëdijes  dhe gjithçka do të përmasonte dritaren “ Njeri ‘’ për njohjen e realitet , universit që njihte vetveten , shkurtonte distancat , zgjaste jetën dhe rivendoste Paqe.

Për analistët kriteri im bazë është Urtësia, si art i mbijetesës, të  cilën e njoha personalisht në Kulla  e ndër Kuvende mirditasish ku jo rrallë loja filozofike është mënyra më e mirë për të pranuar konkurencën, shtuar bashkpunimin dhe shmangur viktimizimet ose më e pakta ruajtur dinjitetin e viktimës. Personalisht besoj se mbulimi i gjithë territorit me studime shkencore  dhe shërbime sociale efektive, mendoj të decentralizuar sikurse më thonë studimet e mia doktorale,  është sfida e kësaj kohe ndonëse mosha e re Shkencave Sociale në Shqipëri dhe kufizimet e modelimit të sjelljes njerëzore  kërkojnë evitimin e komedisë së gabimeve dhe ngritjen e institucioneve publike e private të qëndrueshme për çdo qendër të banuar si fshat , lagje  a pallat, ‘Njësi bazë “ referuar për çdo Qendër votimi konformë Kodit Zgjedhor në RSH, ku shtetasi zgjedh me votë të drejëpërdrejtë  drejtuesin e vet Kryeplak  a Administrator përfaqësues me një mandat shtatë vjeçar pa të drejtë rizgjedhje.

Tre dekada pas rënies së komunizmit famkeq në Shqipëri…  Çfarë mund në na flisni për gjëndjen e athershme dhe të sotmen aktuale ?

Më duhet të shënoj se jam fort i friguem se rënia e Perandorisë Komuniste nuk ka përfunduar ende dhe Shqipëria gjendet apo sot rezulton një  përzierje mbejtjesh perandorake, kur poshtë gërmadhave të diktaturës po i zihet fryma shpresës dhe besimit në vetvete. Diktatura e ashtuquajtur komuniste pushtoi këtë vend me njerën nga mënyrat më të tmerrëshme  përmes mekanizmave çnjerëzor të sigurimit të shteti fort i përgatitur si themel i korrupsionit kësaj kadegorie ekonomiko financiare të të fituarit njëqindpërqind pa investue as  moral , as mall e as punë,  ndaj dhe coptimi e shembja e saj ishte e mbetet një proçes  shumë i vështirë thuajse sikurse të kthesh një burg në një hotel modern e të sigurt.

Kurimi me ilaçe demokratike i plagëve është ende një terapi e vështirë  , por Liria ka punuar  , ndonëse ende  sot ne shqiptarët ndjejmë dhimbje e hemoragjinë e ikjes së kapitalit njerëzor  , konkurencën e pandershme, mungesën e dijes teknologjike dhe pasigurinë e sipërmarrjeve , një arsim pa dinamizmin e duhur dhe mungesë të kapaciteteve tërheqëse për kthime nga emigracioni. Fakti që rregjistri i krimeve 1944 - 1990 ishte barrë e rëndë , përfshirja e aq shumë personazheve , rritjet politike në fshehje të së vërtetës së shërbimeve ndaj diktaturës , deformimeve vrastare të opinionit publik prishja e gjithë kufijëve të pronës private , ndalimi i shkollimit para ’90 deri tek brezi i tretë a i katërt i kundërshtarëve politik , izolimi gati i parrokshëm aq sa  nuk besohet nëse nuk e ke jetuar , duket se janë gjurmët e asaj gjendje të atëhershme që krahasohen me plagët që lanë perandoritë paraardhëse si pushtuese dhe ky virus diktature vazhdon ende …  ndaj shkulja e këtij virusi kërkon një gjeneratë politikanësh që bashkojnë shpirtërisht qytetarët  dhe bindin evropianët për vendin që na takon në kontinent. Duket se po mbetemi në grackën e fatkeqësisë , sikurse në atë kohë i njëjti mësues jepte mësim  lëndët edhe ekonomi socialiste edhe atë kapitaliste , aq sa qerthulli akademik  dhe konsumizmi përballen pa gjetur gjuhën e traktateve , përgjigjen e problemeve  dhe arritjet kulturore e shpirtërore që shkulin të keqen e mbjellin  zhvillim e solidaritet.

Ku gjëndët Shqipëria e sotme?

Padyshim se është një Shqipëri e çliruar nga prangat e izolimit  të madh ndërkombëtar, ka tendeca demokratizuese  e zhvillimesh politike, ekonomike, demokrafike, sociale e teknologjike , ka krijuar një aset individesh që ndërtojnë marrdhënie të drejta kapitaliste por varfëria , korrupsioni , vjedhja , vrasja, militantizmi, delegjitimimi i Kuvendit , defektet institucionale privilegje pa pushtetin e votës së ndershme jane evident dhe shkaktarë të emigrimit gati gati shkretues. Partitë luftojnë për fuqi pa protokolle zhvillimi, kryetari tenton e shpesh ia del të bëhet i gjithpushtetshëm në një rrjedhë e mendësie piramidale që  duket se nuk lë shpresë tjetër vetëm sipas perifrazimit  të Prof. Artan Fuga se : “ … centralizimi shkon vetë drejt katastrofës qeverisëse e sociale dhe kjo makinë pa frena duhet ndalur , riparuar dhe rinisur “ sepse duhet çliruar prona , vota , dija , sipërmarrja  duke ndaluar daljen jashtë funksioneve demokratike të administratës , medias dhe trupues së agjensive ligjzbatuese , e gjithë sistemit të drejtësisë. Grupe shoqërore rezultojnë të paorganizuara demokratikisht , fshati po humb përditë kapital social aq sa dhjetë të ikur kanë investuar banesa në Tiranë sa do duheshin me investu  rrugën auto që ndal ikjen dhe mundëson shfrytzimin e tokës në menyrë racionale e prespektive , aktualisht në mungesë planesh menaxhimi të ujrave,  ndërsa qytetet që kanë ngritur pallate të larta me hijen e të cilëve të mbysin por nuk kanë as mjedise përrreth as administrator që shërbejnë  mirëmbajtjen dhe bashkëpunimin .

Individi rend drejt rrugëve të shkurtëra të fitimin maximal pavarësisht rreziqeve e kundërligjshmërisë , gjuha nuk është më bleta e komunikimit të ambël , por e politikanëve dhe analistëve aspak edukatore thjesht pushtues të ekraneve televizive me tendecë imponimi e shërbimi diku fshehur shpesh herë mediokër e keqdashës. Shkolla në liri duket e hutuar të mbërrij objektivat e saj , nxënësit e studentët flasin rrugëve a kafeneve kundër “ Notës “ por nuk kërkojnë a ankohen proçedurialisht me prova shkresore e portofole lëndore standarte ,  ndërsa Tirana mban mopolin e Universiteteve dhe Akademisë së Shkencave  , jo vetëm duke shkretuar qarqet e tjera  por dhe duke mbyllur portat e mjeksisë na ka lënë pa mjek dhe duke shqyer portat e juriprudencës na ka lënë pa juristët e zot drejtësidhënës dhe drejtësimbjellës.    E shkuara kur totalitarizmi na bënte të gjithë punëtorë dhe të burgosur duket se favorizon ende pamundësinë që të gjithë të bëhen qytetar, pronarë, sipërmarrës , menaxhues të vetes e familjes kësisoj  mbetemi ende larg kapitalizmit menaxherial e atij korporativ, nivelet e kërkuara që të jemi të intergruar si komb  me të gjithë trupin e Shqiptarisë natyrale.

Cilët filozof apo sociolog kanë qenë themeli i inspirimit dhe i edukimit tuaj primar dhe cilët nuk do t’i këshillonit për t’i lexuar asnjëherë? Nga filozofia e sociologjia aktuale çfarë ju tërheq?

Votra e zjarrit, oxhaku ceremonial i  traditës  , Kulla , Kisha dhe Mulliri i Vjetër ishin themelet e inspirimit  dhe edukimit tim primar dhe me gjithë shembjet e rasteve fatkeqe përtej tyre kam parë filozofët dhe sociologët  inspirues ndërsa nuk guxoj të këshilloj për të mos lexuar ndokrnd sepse tek secili ka diçka që vlen , që mund të analizohet  sikurse gurët e lidhur ndërtojnë , lënë gjurmë te tilla si  tek Vorri a Kufini , thërrasin e ruajn kujtesën  duke thirrur gjithmonë vizitorët , shkencëtaret dhe analistet. Filozofia e ka meritën të shënoj gjurmët dhe kontributet e saj në çdo veprimtari shkencore, qeverisëse a praktike sipërmarrjeje ndonëse fakti që këshillimi filozofik nuk favorizon një indivit aplikues të jetoj me të ardhurat financiare të “Klinikës” private që shërben në mënyrë të pavarur çka na thotë se ky mjedis socio politik pak e shpërblen filozofidashësin a sociologun independent. Mbase mungesa e refletimeve  të duhura , dhe kalimi i të drejtave të “pronësisë “ nga  Filozofia tek Psikologjia , Antropologjia apo Shkencat e Natyrës e subjekte të tjera akademike tkurren fushën e filozofimit formal me etiketime si “disiplinë abstrakte” deri si “teori pa vlerë” për të jetuarit sipas virtytit e në parashikimin e udhëve  që formojnë qytetarin  e aftë për gjykim kritik e moral. Por  filozofia vazhdon të prodhoj Ide,  sociologjia vijon  të gjejë rrugën me më pak krime e sjellje divijante , Puna Sociale ndërton ngadalë shërbime që mbajnë në këmbë shoqërinë pavarësisht se larg jemi për të arritur këto kompetenca edukimi sipas kurikulave me të përparuara të BE dhe vendeve të zhvilluara. Më duhet të them se librat erdhën tek unë , pasi kisha mësuar të ruaja bagëtinë , të punoja tokën e të mbillja pemë, stivosja turrën e druve  për të përballuar dimrin ndonëse shumë shpejt turra e librave minimizoj  shumë mungesa,  uri  e dimra brenda meje e meqë njihem preferues i trekendeshit si figura më e qëndrueshme gjeometrike    zgjedh të përmend  ata  që “zëvëndësojnë” çka më la paraardhësi im Kryeplak i Fshatit Shekulli XVII , Mesuesja e Letërsisë abonuesja ime në gazetën “Drita” 1977/1981 dhe mësimdhënësit e mi potent ndër vite 1973 / 2020 ,  respektivisht Sokratin , F. Nietzche dhe A. Smith e syresh. Sokratin e mbaj për çmendurinë e bekimeve të mëdha në filozofi-poezi-dashuri , Niçe për raportin me humnerën e vullnetit për pushtet dhe mendjen kureshtare të shkatërruar nga studimet dhe A. Smith si themelues i ekonomisë kapitaliste , mendimitarit politik konformë bashkësisë së librave “ Pasuria e Kombeve “. Preferoj të shënoj se  shpjegimi i marrdhënieve mes teorive të shkencave natyrore dhe idetë e humaniteteve  ose “ Common sence “ , mbikqyrja teknologjike deri tek fiozofia eksperimentale  si teknika hulumtimi në shkencat sociale janë librat a punimet të së tashmes  ku ndaloj gjatë me leximin, analizën dhe gjykimin tim .

Më sipër e potencova se ju jeni edhe një analist gjithëperfshirës. Sa është e veshtirë nē Shqipëri të merresh me analiza apo opinionone të tilla?

Koha teston analistët misionar, kritik të arsyeshëm, mirënjohës për pozicionin e dhënë, shërbyes të palodhur të ribashkimit për të rivendosur Paqe , studiues të përsëritur të fakteve , besnik me të vërtetën, njohës e repsektues të moralit , garante të sigurisë publike, mbrojtës funksional të qytetarit, ndërmjetës dhe besëmbajtës për të mirën e përbashkët. Shqipëria e ka shtruar tashmë tapetin  e kalimit nga Gazetari  që raporton lajmin e plotë dhe të drejtë  tek Analisti që analizon lajmet dhe faktet por ende kemi një pandashmëri funksionesh dhe vështirësi për të patur këta “Hetues të të dhënave”  apo “ Oficer të lartë të etikës “ që përpunojnë korrektësisht, pa frikë e pa ves dhe i përcjellin rezultatet me autorësi të përgjegjshme ku e drejta dhe detyrimet bashkshoqërohen në shërbim të solidaritetit. Personalisht nuk mohoj se ka mjaft vështirësi të merresh me analiza e opinione të tilla, por jam i sigurtë se secili e ka në dorë të mos përdoret , të guxojë në porporcion me rrezikun  dhe të thotë të paktën një grimcë të së vërtetës pa shprehur asnjë mashtrim e aq më pak goditje të padrejtë për subjektin në analizë. Në këtë kohë kur teknologjia e rrjetet sociale na kanë bërë të gjithë sikurse me qenë gazetarë dhe të gjithë analist, ndoshta  e llogaritur koha më e madhe e harxhuar se çdo punë  ,  e vetmja që na mbetet është të “arkivohemi “ e mos na vijë turp çfarë kemi shkruar kohë më parë dhe të ndjejme kënaqësi nëse kjo vepër e secilit ka dhe një kopje të printuar si dëshmi integriteti personal dhe si minimizim të përdorimit të letrës pa humbur asnjë gjurmë komunikimi , idesh , bindjesh , ndryshimesh dhe arritjesh në kohë.

Ju keni qenë eksponent politik vendor dhe ne trupën e Inspetoriatit Shtetror të Punes  dhe njeherit  mësimdhëenës gjatë qeverisjës së kryeministrit historik z. Sali Berisha. Çfarë politikash zhvilloheshin atherë gjatë qeverisjës së tij dhe çfarë sot dhe ku qëndron hëndeku?

E gjithë njohja ime  para ’90-ta , përfshirja dhe të qenit më pakta dëshmitar i Levizjes studentore 1990, konkurimi në thuajse tërë Konferencat lokale partiake  të PD  dega Mirditë , deri tek nominimi për të shkuar si kandidat në kutinë e votimit në zgjedhjet elektorale vendore  Rrëshen 2007/2011 ka qenë një mundësi kontaktesh  që përtej subjektivitetit tim personal , si njeri që ka zgjedh objektivisht rrugën e virtytit ,më kanë bërë dëshmitar se Prof. Dr. Sali BERISHA  vuri veten në funksion të zhvillimeve demokratike , me mendje shpirt e zemër si një Burrë i Besës konformë vlerave që i kishin dhënë Kulla dhe Librat ngritur  mbi veçansitë e malësive tona për të kapërcyer pengesat. Sigurisht  , e besoj fort ,  dhe kam fakte që si pakkush z. Berisha hyri në hasmëri me diktaturën jo rastësisht apo se nuk mund të kishte benefitet e atij sistemi e aq më pak si i thirrur  , por u shpall hapur kundër saj i pafriguem edhe se ajo mund ta asgjësonte apo ende ky version asgjësimi mbetet në mendja e pasardhësve të diktaturëndërtuesve. Prandaj PD-ja dhe lideri i saj Berisha , guxuan dhe ia dolën kundërtotalitarizëm ti  hapin rrugën politikave liberale për një ekonomi tregu , legjislacion të një shoqërie demokratike , njohjes së vuatjeve dhe sakrificave të përndjekjes politike e shpronësimeve prej shtetit të marrëzuar të ekonomisë me gjasë socialiste derisa të goditur mizorisht nga 1997  sërisht gjen rrugën të rikthet në pushtet me votë të pakontestueshme dhe realizon mandatin më besimmbjellës 2005/2009 kur dhe ndërton në kohë rekord  Rrugën e Kombit këtë vepër kryeshërbyese të bashkimit kombëtar. Duke qenë njeri ndër përfituesit , ndershmërisht ,  nga burrnia e vendimeve të Dr. Berisha , mendoj se 80 km autostradë nëpër Mirditë janë shanci që gjithkush të mendoj e të shprehet si zhvillohet Mirdita , ndërsa gjej rastin të deklaroj se edhe në qofsha i vetmi në një mardhënie të tillë fisnikërie,  ( i sigurt se  një tropojani të tillë nuk i duhet avokatia ime  ),  garantoj publikisht mirditësisht se mbështetjen e Tijë prej fisniku e ndershmërinë e mardhënies të gjithë kohës që nga jeta ime studentore e mbroj para Zotit sipas Biblës , para njerëzve sipas Kanunit dhe para çdo trupe Gjykate kombëtare e ndërkombëtare. Përderisa drejtimi i makinës shtetërore kryhet në mungesë të një koalidimi koherent , është mjaft kompleks e mjaft enigmatik , duhet Koha ka për ti gjykuar kontributet  në të dyja periudhat e qeverisjes të së djathtës , vështirësisht të mbërritshme në numra elektoral por e aftë të evidentojë vlera që   themeluan sipërmarrjen private dhe rikupërimin e disa plagëve sociale dhe në të dyja rastet pati besim se Shqipëria mund të bëhej sikurse gjeografikisht ishte evropiane e zhvilluar aq sa emigrantët u kthye nga mbështetës të familjeve në njerëz që besuan të investojnë në vendin e tyre.  Prandaj hendeku me atë çfarë është sot mendoj se ma parë duhet të çlirohet nga mjegulla e propogandës së majtë ,  e cila ka barrët e fajit të kësaj gjendje për shkak të viteve që ka qeverisur para dhe pas ’90 dhe kapitalit njerëzor që ka përgatirur për llogari të saj nga makineria shtetërore si dhe përfitimeve që vetë ne drejtuesit e PD nuk iu kufizuam për llogari të drejtësie sociale me sy nga e ardhmja , ndaj duhen disa mendje të paqta e të paanshme të saktësojnë arritjet e çdo pale  , përmasat e këtij hendekut  dhe të rekomandojnë mundësitë për ta kapërcyer…

Njëkohësisht me vonë për një mandat të plotë ishit edhe kryetar i Rrëshenit. Çfarë mund të na përshkruani për kohën e qeverisjës suaj?

Përtej faktit se zgjedhësit e  Bashkisë Rrëshen më dhanë pa asnjë ves  privilegjin e pamenduar , madje shënuan publikisht se po jetoja më gjatë e me lart se çdo parashikim , duke qenë Kryetar në  tokën e shenjtë  në 2007 deri 2011 , mendoj se duhet të kishte tashmë  një histori profesionalisht të dokumetuar të çdo të zgjedhuri në këtë vend ,  çka do të kufizonte hapsirat për rindërtuar autobiografi e kjo t’ju lihej sociologëve e politikologëve të bënin vlerësimet e duhura mbi bazë të dhënave dokumentare dhe refleksioneve të sejcilit prej nesh. Duke qenë se tashmë jam relativisht larg asaj periudhës së “lavdisë “ se fituesit të zgjedhjeve të lira dhe me duar të pastra , dhuratës që do përpiqem ta shlyej në cdo çast të jetës time , posaqërisht miqësinë e pacënuar me rivalin tim në atë garë mjekun fisnik Gjovalin BUSHI ,  dhe nga këndvështrimi ligjor parashkrues jam në vitin e fund të periudhës së “kritikës a akuzës “ ( ku nuk munguan  fyerje , shpifje a keqdashje pa fakte ) reflektimi im gjendet në bisedat e përditshme e komunikimet virtual, gjurmë të të cilave do duhej të gjendeshin në web: www.bashkiarreshen.com por të paktën janë në mendjet e miqëve të vërtetë dhe në profilin tim Facebook që kur hyra në  2009 , prandaj  sot ,  në këtë prag hyrje në periudhën e tretë  gjykuese të “Rivlersimit” , si ish-pushtetar kryebashkiak  lidhur me  efektin , motivet , arritjet  e bindjes time “ Mirdita mes tre kryeqyteteve “ shtoj se pushtetarët e tashëm dhe ato që do vijnë duhet ta shpallin de fakto  trevën MIRDITA njërën ndër katër qendrat rajonale të administrimit të Shqipërisë , sikurse mendoj të tilla të jenë Kruja që duhet të lidhet drejtpërdrejtë me zgjatim Bulevardin të Ri që kapërcen lumit Tirana dhe mbërrin në Kalanë gjergjkatriotase me zbritje në Thumanë  … , Tepelena që lidhet drejtpërdrejt me Janinën autostradalisht e me hekurudhë … e Librazhdi ku do priten hekurudhat si linja nga Rrogozhina e Rrësheni dhe lidhja e Rrugës së Arbërit … , të katër këto  treva historike por në  nevoja për avantazhe zhvillimit  përfshi  dhe themelimin  respektiv të një Universiteti bashkohor çka ishte ëndërruar e shërbyer nga unë që Mirdita të bëhet “ Kryqëzim i Udhëve Arbnore “. Deklaroj se , edhe më keqdashësi ndaj mundit tim, në atë mandat si kryebashkiak do të gjej më shumë ndriçim publik kundërtterr , një muze më shumë e ringjallje të të vjetrit si bartës oxhaqesh tradite ,  më shumë asfalt kundërbaltë që shkon drejt Kishave në qendra fshatrash , Rrësheni shkurtoj distancat me Tiranë, Prishtinë e Shkup , posaqërisht ringjallja e rrugës së mbretit Zog I në aksin e saj historik  Rrëshen Burrel  , qytetin  e vockël që shtoj një shkollë më shumë lidhur me të vjetrën për një kompleks modern ,  diku u shtua një urë  fshati aty ku mungonte , më shumë gjelbrim e afrim qytetit me Lumin ,  më shumë ambiente banime nga sipërmarrja private deri pallate të larta që shtojnë fiskalitetin e pasurinë bashkiake , më shumë leje ndërtime për llogari të zhvillimit për të cilat biznesi ftohej dhe paguan ngadalë e pa asnjë barrë të jashtligjshme taksën , largim të mbetjeve urbane nga buzë lumi dhe landfild në bashkpunim me Bashkinë Rubik , më shumë kompjutera e arkivim modern dokumentues, më shumë takime publike transparence , mardhënie ndërkombetare të kurorëzuara me binjakëzim  me simotra  në Francë dhe nxënës gjimnazistë  që mbërrijnë si vizitorë USA , kanale të ujrave të zeza që kanë harruar të bllokohen  , një ekip që bëhet për herë të parë kampion të volejbollit për femra pa paranë e taksapaguesve , shpronësime që nuk lënë pasoja socio ekonomike , një stacion pompimi  që me ngritje mekanike uji favorizon vreshtarinë  ,  mbikalim e nënkalim autostradalë që presin të aktivizohen , një administratë bashkiake që rritet pa u ndëshkuar ndokush politikisht dhe në fund një ish Kryetar që largohet duke qeshur pasi ka dhuruar burrnisht gjithshka mundej nga vetja gati dhe jetën fiziologjike dhe në fund i dhuron pasardhësit 2011  një Libër , një kollare dhe një letër pavarësisht çfarë barre të padrejtë i ka prodhuar fushata elektorale , vëzhguar nga një kamer , një Shqiponjë monument Lirie dhe një Man si pemë dëshmitare e vendeshtrave të martirizimit .

Z. Dedaj, ju gjatë qeverisjës suaj si kryetar i Rrëshenit, zyrtarisht keni marr pjesë në ceremonite per rivarrimin  e eshtrave të imzot Nikollë Kaçorrit të mbajtur në Katedralen e  Shen Luçisë në Durrës dhe jeni mirëpritur nga mons. Damjan Kurti. Nga këndveshtrimi juaj çfarë mund të na flisni për atë ditë rivorrimi? Mundësisht na   përshkruani fjalimin brilant e predikimin e mons. Damjan Kurtit dhe Pse nuk kishte asnjë organizim nê nivel shtetëror rreth rivarrimit të eshtrave të Imzot Kaçorrit ?

Ardhja e eshtrave të identifikueme të dom Nikollë KACORRI, dhe zgjedhja  të preheshin në famullinë ku ai shërbeu per 24 vite, ishte një eveniment që nuk mund të mos e prekte e përlotte personin tim që isha rritur me nderimin për familjen ku ai lindi në Krejë , kisha dëgjuar lexuar  e dija për dashurinë dhe shërbesën e tijë për Flamurin e shenjtë. E ndjeja thellë ,si individ që bartja emër pagëzuesi prej kur tek ne u prishën Kishat  dhe si përfaqsues i komunitetit ,  borxhin ndaj Njeriut të 28 Nëntorit 1912, këtij projektuesi të pavarësisë, burrit të aftë të zgjedh të sotmen për me vdek si shqiptar që sakrifikon gjithshka që Shqipëria të rimerrte kahje perendimore kundërsulltanat , një prijës sipas virtyteve të maleve dhe mbartës i “ Kryqit të Artë” sipas Protokollit Papal, delegat i Durrësit në Kongresin e Manastirit , Prifti i aftë të shpërndajë frymë kryengritje kundër gllabërimit të tokave shqiptare të cilat  humbën Janinën , Manastirin , Kosovën, … sepse të 55 vitet e jetes së tij fiziologjike ishin kontribut për dinjitet , mëvetësi, besnikëri dhe shqiptarizëm. Ndaj kujtoj me nderim, përuleje e paharrim meshën e dedikuar nga Dom Damjan KURTI ,  prifti fort i rrallë që na la pas trashëgiminë e të qenit tanësisht atdhetar, opozitar i së keqës , komunikues përmes dritës kulturore, ligjërues i rrallë i gjuhës shqipe, njeri ndër ata që kontribuoi fort për rikthimin e tempujve të besimit në këtë vend pas vitit 1990 , meshtari që e bashkoi veten me qytetarin fisnik durrsak në solidaritet e kurajo për të zhbërë  atë që diktatura shënoi  sikurse na la “ 100 vite pa ia ditë vorrin “  dom N. KACORRI , intelektualit  e lindur nga një baba katolik  dhe nanë muslimane !!

Mungesën e ceremonialit shtetëror për rivarrimin e eshtrave , do duhet ta bëja pas shpjegimeve të nëpunësve të protollit të shtetit në atë kohë , por gjej rastin të them se falja do kishte qenë kujdesi i mëpastajmë e deritani për shtëpinë ku lindi dom N. Kaçorri dom N. Kaçorri ,i dekretuari nga presidenca 1992, e shpallur Monument Kulture do të ishte vepra domozdoshme  mirënjohese dhe pse  bash aty të priteshin rrugët moderne nga Rrësheni në Lurë  dhe nga Oroshi në Lurë me dalje në Autostraden e Kombit  njëherit me bërjen e rrugëve auto  Rrëshen-Kaçinar-Pukë , Rrëshen-Ulëz , Rubik, Rrëshen-Velë-Lezhë , Fan-Gjegjan , lidhëse për ku gjenden bashkësi vlerash të rralla mirditase nga ky kundrojnë dhe lidhen urbanisht , të paktën edhe me rrugë pa gropa ,  vendorigjiant e treshes kombruajtëse Dom Nikoll Kaçorri me atë të Abat Doçi dhe At Gjergj Fishta .

Ju nga analizat tuaja të kohëpaskohshme flisni shumherë për: Mirditën, Emigrantët fatcaktues të qeverisjes, Decentralizimi mes Kanunit dhe Kushtetutës si dhe vrasjet, persekutinet dhe internimet e klerit katolik dhe rrenimet e tempujve fetar...  A mund të na elebaroni këto pika pakëz me konkret ?

Ju çmoj fort për vemendjen mbi ato copëza shënimesh të mija të bërë publike në profilin tim në facebook , i bindur se historia e profesioneve (zanateve) na thotë se ato nisin  ashtu individualisht dhe si pronë e pakicës por pastaj ato i kalojnë gjithkujt, të tilla sikurse drejtimi i autoveturave është dhe vetdrejtimi ynë në rrjetet sociale , sikurse ndodh me analistin i cili gjen bazat e vendpunës në livadhet e teknologjisë, filozofikisht interpretues i fakteve, sociologjikisht anketues i fenomeve dhe problemeve dhe konflikteve sociale e të gjitha të fokusuara tek zvoglimi i gabimeve. Kësisoj analizat e mia enkas të shkurtëra që ju përmendi për  “ Decentralizimin ” , ndonëse  janë të  anketuara si një punim doktoral në process, e të tjerat janë  aty  thjesht për identitetin e të menduarit dhe  për informimin public ndaj le të mbeten thjesht opinione për t’iu nënshtruar kritereve të vendimeve legale si një përpjekje për arratisje nga padrejtësitë, rrespektim i kodit të nderit , lutjet e njeriut ndaj Zotit  e pse jo dhe si dëshmi për të përkufizuar e kushtëzuar gjetje sikurse në shëndetësi , psikologji apo marketing. Meqenësë laboratori komunitar nuk jep shumë shance për kontrollin e plotë të  ndikimeve  kam zgjedh t’ia lë koh ë s kontrollin e rreptë shkencor duke vazhduar vëzhgimin me objektivitet të të kuptuarit  e specifikave të trevës Mirdita , në raport me Kanunin dhe Kushtetutën , efektet psikologjike te ngjitjes ne katin e dytë të Kullës , për një themel moral të legjislacionit dhe gjithë veprimtarisë njerëzore. Duke qenë përceptime të miat vullnetmira, me kujdes e me realizëm, vazhdoj të rrotullohem rreth hipotezave për Decentralizimin  si udha e sigurtë drejt Paqes Sociale, ku Liria referohet me të Vërtetën , Demokracia me respektimin e të dobtit , Integrimi me shtresëzimet sociopolitike , shëndetin social  e sigurinë publike ,  dhe bash për këtë fotot e përdorura janë  një instrument  i shtuar për të identifikuar kushtet e verifikimit të dukurive.

Personalisht më rezulton  se persekucioni dhe martirizimi i klerit katolik tregojnë qartësisht se shteti dhe shqiptarët e dëmtojne mjedisin përrreth përfshi dhe tjetrin  në raport të drejtë me vlerat e tyre por ne duhet të jemi të gjithë fajtorë edhe për të keqen që nuk e ndalem edhe për të mirën që nuk e bëmë. Thkellësisht vazhdoj të shpresoj se emigrantet e kanë ende forcën  dhe dashurinë për një Komb vital e të parrënueshëm , ndaj diku do të gjeni të shkruaj nevojën e domozdoshme  për një Hekurudhë unazore që na lidh me Gjermaninë jo vetëm nga një drejtim  por nga Potgorica , Beogradi  dhe prej Bosnje në  (Kosovë) DARDANI  , dhe një kryqëzim i saj trekëndor do duhet të ndërtohet bash në Mirditë duke rivitalizuar lidhjen Milot-Rrëshen  direkt me Prizrenin  (vetëm 136 km ekspertuar si krejt fizibil ) dhe në Tarash ndahet krahu Rrëshen-Burrel-Klos për tek aksi Tiranë-Pogradec , pa ia zbehur vlerat të ashtuquajturit koridori tetë fort i dashur për të majtët  , sepse vetëm kështu hekurudha do mbulonte gjithë territorin tonë e do zbehte emigrimin si të ishte një migrim teksa  ky rrjet ul kostot e shton shumë më shumë mundësitë të mbërrijmë shpejt  , të shërbejmë , ruajmë e investojmë në trojet tona pellazgo-iliro-arbnore! Me siguri se investimi për kujtesën e këtij kombi dhe Mirditës posaqërisht është resurs edhe shpirtëror edhe turistik fitimprurës , një mundësi jo thjesht me pranue kërkimin e faljes të shkatrruesve por vitalizime të tilla si Oroshi i Abacisë  dhe i Kapidanatit Gjomarkaj , Shteti i Arbërit , Kisha e Rubik , majëmalet e  pasardhësve më dinjitoz të Dukagjinëve  përfshi  ish-Kampin e të Burgosurve politike ne Spaç do të ishin shpresëdhënës përmes një infastrukture moderne , përfshi dhe lumej të lundrueshëm me brigje te ndriçuara  dhe Kulla e Kisha vitale që shërbejnë jetën .

z. Dedaj, në një opinion tjetër tuajin politik flisni edhe për Mazhorancën e vjetër dhe "dy" opozitat ... Çfarë mund të na thuani për analizën në fjalë?

Përderisa e majta politike në Shqipëri mbetet ende një fuqi numrash elektoral  , jo për arsye programore, aq sa ajo ka mundur të sfidojë përpjekjet e së djathtës për të ndërtuar një shoqëri të vlerave demokratike , pasi ato numra burojnë nga aktiviteti i parardhësve të  majtë që nga 1944 e deri me sot  mendoj se struktura sociopolitike e tashmë prodhoi dy opozita me gjasë të dyja të djathta njërën që doli jashtë parlamentit  duke e delegjitimuar atë Kuvend e tjetrën që “mbajti” në këmbë atë parlament pasi Shqipëria ende vuan deformimet prej shërbimeve të padukshme , politizimin deri  të së drejtës së shkollimit, shkaktërrimit ekonomik jokonkurues , dëmet e pariparueshme mbi familjet historikisht të djathta, prishjen makabre të kulturës e strukturës së vetqeverisjes përmes nje centralizimi rrënues jo vetëm të tempujve të besimit por vrasës i drejtpërdrejtë. Mazhoranca e majtë vazhdon të këtë stilin propogandistik sfidues , duke mbajtur ende në duar fijet e padukshme të përqarjes  a përdorjes se segmenteve të caktuara të djathta ose të deklaruara të tilla me porosi a për ves  , pasi e di mirë se Fjalën , Pronën , dhe Nderin na e kishte marrë partia “nanë” dhe për ti rimarrë ato duhet  mençuri e një kohë e gjatë, po të shtojmë edhe gabimet e së djathtës nga padija , pamundësia a instiktet e pasurimit të shpejtë të ndonjë pushtetari të saj.

Personalisht mendoj se vetëm zgjedhjet sa më të shpejta në kohë, domozdoshmërisht  të lira e të drejta, të ndershme  e të pranuara ,  konformë standarteve , munden me e kapërcye këtë krizë besimi , sepse vetëm tek kutia e votimit , pas programesh elektorale zhvillimi domozdo të protokolluara në KQZ me afate të qarta , palët do mund të ndahen dhe marrin pozicione mazhorance dhe opozite kuvenduese çka i hap udhën ekonomisë të paktën me moralitet të mjaftueshëm në këtë vend. Ndaj , tu mbet një opozitar pasionant që për dashurinë sakrifikon gjithshka përfshi edhe karrierën politike ,  pres dhe besoj që do kemi një Opozitë denjësisht  fituese dhe kryeopozitari i sotëm Lulzim Basha do jetë nesër Kryeministri i Decentralizimit, dekomunistizues e dekriminalizues , … Shtetarin bashkues që kuron mençurisht plagët e centralizimit vrasës përmes fuqizimit të qytetarit me elemete të vetqeverisjes dhe deklarimit të pasurisë së sejcilit  shtetas pranë pushtetit vendor që koheron taksën dhe shërbimet sociale , … një Lider fisnik i së djathtës që mundet ta çoj pushtetin tek e Vërteta dhe vërtetë tek familjet e mëdha në rrënjë të së djathtës si ato mirditase prirë nga Gjomarkajt dhe ato që u vranë e burgosen për ta ndalur marrëzinë e diktaturës , … Burrështetasin që guxon e shlyen brenda dy viteve borxhin financiare ndaj gjithë ish të përndjekurve dhe ish pronarëve , …Vizionarin që vlerëson e mundëson mirëadministrimin  ligjërisht  të çdo centimetri katror toke të RSH përmes kadastrës fiskale  dhe risive perendimore për kujdesin ndaj shtetasit dhe finacave përfshi themelimin e Bankave bashkiake ,…Prijësin e qeverisjes së mirë që delegon pushtetet në Rajone dhe siguron administratë të qëndrueshme ekuivalente me atë perendimore bazuar në kod nderi , dije dhe shpërblime dhe ku largohesh vetëm për krim të provuar gjyqësisht dhe vetëm mund të pezullohesh për paftesi për një periudhë deri tre vite me të drejten të kthehet pas kalimit me sukses të Shkollës së Administradës Publike , …Kryemenaxherin politik garant të sipërmarrjes private që gjen modalitetet ligjore dhe nxitjen e çdo fushe veçmas  për agroturizmin si industrinë kundërrrënimin dhe  sfiduese e shkretimit të fshatrave , …Politikanin  mirditëdashës që do të vazhdojë me kurajo efektet urbanizuese përgjatë rrugës së Kombit për një qytet linear (që dëshiroj të quhet ) “New Mirdita” lidhur këndshëm sipas shtratit të lumënjeve Fan e Mat dhe me një dalje të posaçme në Det përpendikular me rrethlëvizjen e automjeteve në Fushë Milot  ,aty ku duhte të vendosen të gjithë institucionet e qendrës (që dëshiroj të quhet) “Rajoni i Arbërit”, duke investuar në infrastrukturën mirditase më e pakta vlerën e tashme të  kredisë bankare llogaritur me aset garancie Hidrocentralin “Qaf Mollë” për të cilin deri më tash mirditoret vetëm kanë dhuruar e sakrifikuar.

Një pyetje të fundit z. Dedaj, a mund flisni pakëz për termetin katastrofal në Durrës. Si ishte reagimi i trupave të emergjente të FSK-së?

Po e nis përgjigjen me  falenderimin tim për shpresën , krenarinë dhe besimin që na shtoi reagimi i trupave të emergjencës FSK , si një dëshmi konkrete e fuqisë së vëllaznimit , bashkimit dhe profesionalizmit  dhe  njëhererit për efekteve e arterieve të tilla si Rruga e Kombit .  Nderim dhe rrespekt !

Dihet se fatkeqësitë janë më bashkueset e njerëzve por tërmeti na gjeti të papërgatitur , larg parashikimeve te duhura  për emergjencat , me shumë folës  pa protokoll e pak profesionistë përballë kësaj dukurie natyrore që nuk vret nëse ke marrë masa të arsyeshme. Duke qenë në profesionin tim të parë i diplomuar  Ing. Gjeolog me dhimbje konstatova se sërisht me vonesë u thirren gjeologët pavarësisht se tërmeti ndikon edhe tek produktet bujqësore , lehtas vura re se mungonin edhe sizmiologët e mjaftueshëm në numër , specialitët  e duhur  dhe mungesë  baze të institucioneve të sigurisë publike që orientojnë shtetin kundër rreziqeve gjeologjike (përmbytje, orteke, rrezatim , rrëshqitje, braktisje e punimeve minerare, ngarkesa të digave hidrike etj ).

Panorama mediatike evidentoj strukje të drejtuesve të Fakulteteve rrespektive dhe mungesa e të dhënave për kontigjentin inxhinierik e psikosocial kudondodhet  , çka  duket se thoshte se na duhet shkenca posaqërisht ajo gjeologjike që të minimizonte pasojat por padija , varfëria dhe babëzia e fitimit në ndërtime u bënë vrasës përmes tërmetit. Durrësi i vjetër edhe universitarisht, pagoi me  humbje e dhimbje të madhe duke thërritur fort nevojën e reformit të institucioneve tona shkencore dhe administrative që mbërrijnë Kuvendin për të marrë prej andej Ligjet  e shkurta , kuptimplote e që mësohen lehtë nga publiku , për përgjegjshmëritë e qeverisjes e sjelljeve komunitare ku më e pakta çdo Rajon të këtë  Departamentin e Sigurisë Publike me kapacitetet e reagimit , vlerësimit të pasojave dhe ndërhyrjeve të shëndetshme. Ndërsa viktimat dhe dëmet  vazhdojnë të thërrasin se duhet ti dijmë në kohë zhvillimet e ardhshme gjeomekanike e gjeodinamike për t’u orientuar, e për këtë duhet që Departamentet e Sigurise Publike të jenë detyrim ligjor me status multidisiplinore dhe domozdoshmërisht ne çdo  Bashki ku gjeologet “ngulin” trashëgiminë profesionale në çdo rast, oponencat sizmike edukojnë gjithë ndërtuesit dhe Akti Zyrtarë ekspertësh  bëhet kusht për rregjistrimin e pronës në Zyrat e Rregjistrimi Pasurive te Paluajtshme , dhe si një recetë e “Doktorëve të Tokës”  që parandalon humbjet e jetëve njerëzore orienton blerjet dhe mund ti kurojë problemet e shëndetit  kardiomantelore dhe arteriotektonike të kësaj cope të planetit. Nëse kryehartat e zhvillimeve tona do të ishin  bashkrenduese gjeologjike dhe psikosociale me siguri dhe kultura jonë do ti ndalte gërvishtjet e tokës me po aq proçedura sa kemi formësuar për gërvishtjet  e lekurës tek njeriu a të makinave  për të cilat policët , prokurorët , avokatët dhe gjyqtarët lënë energji të shumta , ndaj tërmeti na gjykoj e ne duhet të ndryshojme gjykimet tona , të tejkalojme paragjykimet për gjeologët dhe ekspertët e shkencave mjedisore e sigurisë publike. Ndihma e vëzhgimeve satelitore për lidhjen e litosferës dhe jonosferës përmes anomalive eletromanjetike duhet njohur , marrë në kohë e bashkrenduar me mbikqyerjen teknologjike të çdo gërvishtje a cedim toke , pasi natyra është një proçes tërësisht i integruar dhe buxhetet për kërkimin shkencore të katastrofave sociale e natyrore nuk janë kurrë të shkuara dëm.

Në fund të kësaj interviste lejomë të shpreh borxhin tim ma vllaznor për Ju dhe gjithë kryedrinasit e mi në rrafshin e dukagjinit, falje për çdo teprim por nuk do ndjehesha i shkolluar nese nuk i flas kështu publikut ndonëse mbetem i vendosur të mos kërkoj asnjë shpërblim tjetër kandidues nga Partia Demokratike RSH , e  për këtë  deklarim nuk do isha mirditas nëse nuk jam i vërtetë sikurse nuk jam “gjon “ po pata frikë me  vdek , ndaj dhe e konsideroj  këtë intervistë privilegj të llojit  “Lejomë të shpreh dashurinë … “ duke përsëritur sikurse diku jam shprehur se :  “Veglat e vuajtjes mi dhanë të tjerët e me to punova, punoj e do punoj tokën sociale me mbjellë veçse Dashuri…” !

Shumë faleminderit z. Gjon Dedaj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora