E enjte, 28.03.2024, 04:38 PM (GMT)

Kulturë

Nebi Dragoti: Leksion bilbili

E enjte, 20.02.2020, 06:20 PM


NEBI DRAGOTI

TRI FABULA, NJË SATIRË

LEKSION BILBILI

-Mos ma kurse kurrë kritikën!

- thoshte bilbili në degë thane…

- Besa ç’e bastardova sot muzikën,

Se zhurmë përhapa këasaj ane.

Ti sot pa frikë më bëj kritikë,

se këndova  pa shije , pa art,

se kam qënë ca  keq me grip;

u shurdhova në vend t’u kënaqin

Vlerësimi bëhet për art të vërtetë,

jo, se më ke mik më ngre në qiell;

Kështu kritika del pa objektivitet

Si i thonë: “Dil e ngrohu në diell”.

PRITJA E CJAPIT

Prit cjapi për tagji,

-Tagjia s’është bërë,

-e mbante i zoti me shpresë

me sot, me nesër.

Cjapit u rrit mjekrra

mbi një pëllëmbë:

-Zotëri, eja më qeth,

çorap të ngrohtë bën me lesh,

sa të bëhet tërshëra,

se më rritet leshi prapë,

se cjapi si “ta kasapi”

pret,or pret.

VLERËSIM

Nuk të kemi thënë:

-Mos u bëj poet,

askush këtë s’ta thotë,

-kritikja e pyllit fliste me një shpend,

-por akordo zërin

zë mjeshtri të kesh,

Se me këtë që ke,

dushk për gogla je.

ESENCË MIRËKUPTIMI

Kuptoje këtë esencë sentencë!

Po ta njihje me rrënjë e me degë,

s’do t’i shpreheshe kështu

me përgjigje huq, pa vlerë…

Kjo vlen për mësim:

duhet maturi,

fisnikëri,

burrëri

në komunikim…

HAIQE PRUSH

1-

Prush në karrike

ty që s’je për karrike.

Këmbë e kokë desha të digjesh!

2-

Se… justifikim ka në buzë:

“Poezi bën miza, mushkonja

e jo poezi mos të bëj unë!?”

3-

Djall poeti gjuhën djallos,

se mirë gjuhën nuk e di.

Me bisht rregullat turbullon.

4-

Sorra mburrej për poete:

“Krrakarrak, krrakarrak,

me këtë avaz bëj art.”

5-

Mburrej:” Muzikë e bëj vargun!

Por…s’ njihte notat muzikore.

Imitonte bretkosat në moçal.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora