E enjte, 25.04.2024, 11:40 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: E vërteta e Mnemozines, nenës së nëntë muzave

E enjte, 20.02.2020, 08:05 PM


E vërteta e Mnemozines, nenës së nëntë  muzave

Shkruan Fahri Xharra

“Burri i parë që ka lindur në botë ka qenë pellazgu, një burrë i dalluar për përmasat dhe bukurinë e figurës së tij që i kalonte të gjithë të vdekshmit e tjerë për kualitetet e shpirtit.

Pellazgu ishte i pari që u mësoi njerëzve që të ndërtonin shtëpi dhe të mbroheshin nga të ftohtët, ai u mësoi njerëzve që të bënin rroba nga lëkura e deles. Pellazgu ka lindur nga dheu për të qenë filluesi i gjenit të vdekshëm” Pausanias (110 prK –180 prK:). (Pausania lib.VIII. 1.4)

Pseudo-studiuesit serbë, që prej shekujsh po rropaten me mashtrimet më të paturpshme që ta mohojnë rrënjët pellazge-ilire-shqiptare, praninë e katragjyshave arbërorë në Ballkan, duke synuar jo vetëm gllabërimin e Kosovës, por edhe të Shqipërisë.

Dihet se të dhënat shkrimore dhe mbishkrimore të një vargani nga më të stërlashtat, para-ilirët autoktonë (të rrënjës) pellazgët cilësohen shprehimisht si bijë të tokës të mbirë prej dheut, madje si “para- hënorë”, si të gdhirë në Evropë që para shfaqjes së Hënës në hapësirat qiellore, që atëherë kur nuk kishte kufij e nuk kishte fqinjë.

“Po cila ishte gjuha e pellazgëve? Dimë se ishte një popull shumë i madh në numër që u përhap në gjithë Pellazgjinë, në Itali, në Azinë e Vogël, në Afrikën e Veriut dhe në Gadishullin Iberik. E dimë gjithashtu që e krijuan sistemin fetar dhe u dhanë emrat perëndive dhe i caktuan rregullat e adhurimit. Shumë shkencëtarë i kanë identifikuar pellazgët me arvanitasit e sotshëm” (Gjuha e Perëndive, Aristidh Kola, 2003).

Cila ishin nëntë muzat që u quajtën greke ?

-Të nëntë muzat sipas mitologjisë " greke." ishin:Calliope (E epikes)

Clio (Histori),Erato (Dashuri),Euterpe (Musikë),Melpomene (Tragjedi)

Polyhymnia (Hymnet),Terpsichore (Vallzimet)Thalia (Komedi)

Urania (Astronomi). Por si linden keto ?

Nëna e nëntë muzave ishte Mnemizina, gruja e Jupiterit

Si lindi fjala Mnemozinë?  Eshtë një tragjedi e madhe që bota ende nuk e përkrah origjinën e vërtetë të historisë të ashtuquajtur Greke. Ku ishim tek Mnemozina , ne Enciklopedinë e Oxfordit shkruan :

Origin : “ From Greek mn?mosun?, literally ‘memory’. (https://en.oxforddictionaries.com/definition/mnemosyne), Pra me këmbëngulje fjalë greke.!

Për të shtruar drejt hipotezën e vërtetë e dimë që nga gjuhët e vjetra e kemi vetëm pellazgjishten, e cila në vazhdimësi është përdorur nga Epirotet, Thesalët, Thrakasit, Ilirët Dardanët dhe të tjerët, një gjuhë që ende e flasin shqiptarët e sotshëm (E.Schneider).

Atëherë  si spjegojet emri Mnemozinë ? Kete e spjegon Pellazgishtja e dikurshme ose Shqipja e sotit: Mne - Ment,Mendje ,inteligjencë dhe msoi , me msue , nga rrënja me msu. Msonje e paraqet atë që të mëson diçka, dhe ment - menja ,te menduarit . Pra, Mnemosina ishte perëndesha e te mësuarit, nga e cila linden të nëntë muzat , ne greqisht Musai qe rrjedhë nga shqipja Msois -mësuese , arsimtare.  ( E. Scneider )

Mnemosina, Perëndesha e mbajtjes në mend , nëna e muzave merret si perëndesha më e fuqishme e kohës së saj. Ishte  dhunti  e saj që  ne të kishim arsyen, të parashohim rezultate, që është themel për civilizimin.

Mnemosina i takonte familjes së titanëve, dhe ishte brezi i parë i hyjnisë pellazgjike. Prindërit e saj ishin Kroni dhe Gaia. Mnemosina ishte me flokë të dredhur plot shkëlqim .

Perëndesha Mnemosinë ishte edhe filozofja e parë, me fuqinë e   logjikimit Ajo ishte e para që i emërtoi  të gjitha objektet që na rrethojnë, duke ia dhënë njerëzimit mundësinë e bashkëbisedimit. Edhe  vendosja e gjërave në mbaj mendje dhe rikujtimi i përshkruhen kësaj Perëndeshe

Pra, cilat ishin nëntë muzat ?

Calliope, Muza e poezisë epike

Clio, Muza e historisë

Erato, Muza e poezisë lirike

Euterpe, Muza e muzikes

Melpomene, Muza e tragjedisë

Polyhymnia, Muza e poezisë së shenjtë

Terpsichore,  Muza e kercimit dhe këndimit

Thalia, Muza e komedisë dhe e poezisë idilike

Fahri Xharra, 19.02.20

Gjakovë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora