E merkure, 24.04.2024, 07:55 AM (GMT+1)

Mendime

Xun Çetta: Kosova dhe nevojat urgjente të saj!...

E shtune, 18.10.2008, 12:25 AM


Xun Çetta
Kosova dhe nevojat urgjente të saj!...

Çmenduria nuk i vjen ndryshe këtij populli,veçse me politikanë dhe këshilltarë të tillë rreth tyre. Nevojë mbi gjitha nevojat është,madje urgjente, që populli të lirohet nga të tillë tutkunësh politikë,në të kundërtën, jo vetëm enveristë të pa kontrolluar, por i tërë populli do ndërmarrë diçka karshi këtyre lojërave politike.

Nga Xun Çetta

Është koha kur edhe i verbëri,shurdhmemeci dhe qytetari hendikep i këtij shekulli,duhet të jetë aktiv për punë dhe jetë normale,ndërsa te ne në Kosovë,edhe njeriu i shëndoshë me sy në ballë,vesh dhe mendje të kthjellët në kokë,neglizhohet,injorohet,madje fyhet deri në përmasa të çmendurive të pashembullt në historinë e këtij vendi.
Vetëvrasjet e shtuara në Kosovë,fenomen ky të cilin Kosova praktikisht nuk e ka njohur ,përjashtuar raste të rralla,tani aktet e tilla,janë alarmi më shqetësues që paralajmëron për atë se çfarë po e pret mendjen e njeriut të shëndoshë në Kosovë. Unë nuk dua të jem edhe aq shqetësues për qytetarin, por edhe nuk mund t`i mbylli sytë para krejt çfarë po ndodhë në Kosovë.

Faktorët e fatkeqësive të shumta në shoqëri, janë të natyrave nga më të ndryshmet,ca nga këto vërtetë janë edhe të paevitueshme,nuk varën edhe aq shumë nga forca,gatishmëria,vullneti dhe morali ynë,gjëra këto të cilat edhe ashtu nuk i kemi, por sikur t`i kishim këto veti,ta dimë se janë edhe faktorë të shumtë, të cilët do i parandalonim fatkeqësitë që po kërcënojnë shoqërinë tonë në tërësi.

Sikur ne t`i kishim vetitë, të cilat siç u tha më lartë, nuk i kemi,ne do e zbutnim fillimisht, dhe më pas do eliminonim faktorin interes,përvetësim apo shpërdorim ekstrem në llogari të humbjes së perspektivës së vendit tonë. Më pastaj do zbutnim dhe më pas do eliminonim faktorin e ekstremit politik krejt të panevojshëm për ditët e Kosovës.
Pra, kemi mjaftë faktorë të krizave në shoqëri, të cilët do mund t`i parandalonim po ta kishim bazën morale,vullnetin e mirë për të bërë shtetin,e gjëra të ngjashme, të cilat mjerisht akoma shoqëria jonë nuk i ka.

Politikës aktuale dhe politikanëve në Kosovë,sikur po u konvenon kjo situatë,madje edhe kur populli, si i lodhur,kinse i qetësuar, ka rënë në një komo politike, bie në gjumë të përkohshëm. Prapë politika dhe parapolitikanë të caktuar nuk i besojnë kësaj qetësie të paarsyeshme dhe kështu nga frika fillojnë dhe improvizojnë apo ngrisin afera, tensione politike e të ngjashme, të cilat llogarisin t`i menaxhojnë si të tilla.

Greva shumë ditëshe e punëtorëve të RTP-së në verën që lamë pas,ishte njëra nga improvizimet që ka bërë politika aktuale në Kosovë,për këtë çfarë them kam dëshmi të tepërta për ta faktuar lojën me njerëzit dhe pazarin me individë nga ata njerëz.
Pastaj, aprovimi i privilegjeve të deputetëve të kuvendit të Kosovës, siç bëri kryesia e atij kuvendi,doli si nismë dhe vendimmarrje e njerzëve nga radhët e partisë në pushtet,improvizim i problemit ky për t`u revoltuar opinioni dhe për të intervenuar kryeministri fuqiplotë në marrëveshje me improvizimin e problemit në fjalë.

Greva e organizuar nga ana e sindikatave të përpunuara nga politika aktuale në Shëndetësi dhe epilogu i asaj greve me zhgënjimin e masës dhe vetëkënaqësitë e organizatorit nga politika që po improvizon probleme ,edhe kjo është njëra ndër ato me çfarë po merret politika e pushtetmbajtësve në Kosovë.

Manifestimi i 100 vjetorit të lindjes se ish drejtuesit të shtetit shqiptar Enver Hoxha,manifestim ky, të cilin vetëm i çmenduri do e organizonte në këtë kohë, për ta goditur procesin kaq të dhimbshëm, nëpër të cilin po kalon kombi ynë,si dhe për ta goditur edhe njëherë emrin Enver Hoxha,padashur ta mbroj dhe as ta goditi organizatorin bashkë me emrin  përvjetori i të cilit po ndez politikën, politikë kjo e cila mbijeton vetëm me improvizime politike dhe konflikte qe i kontrollon ajo.
Unë,pa u lëshuar në këto lojëra kam bindjet e mia, të cilat tani nuk hyjnë në shërbim të kohës nëpër të cilën po kalon Kosova dhe kombi ynë. Unë kam shkruar, dhe jo rrallë përshkruar, se si kam vlerësuar atë kohë për plotë servilë politikë,kam edhe referate të lexuara ku kam trajtuar këtë problem pa ndezur situata,njëkohësisht duke qenë edhe real në vlerësime për aq sa kuptoj unë në këtë fushë historike, pa qenë historian,por politikës nuk ia kam lëshuar rrugën.
Unë, jo më shumë se pesë ditë para këtij manifestimi të përgatitur në heshtje, përmes një artikulli në ,,Kosova Sot “ dt. 06.10.2008, kam paralajmëruar ndezjet e këtyre fitilave politikë, dhe njëkohësisht kam ftuar në kujdesin çfarë do të duhej pasur ndaj njërit nga tri rreziqet, që po kërcënojnë jo vetëm popullin,kombin tonë, por Ballkanin në tërësi...
Pra,ekstremi dhe akuzat politike në Titistë-Enveristë, si njëra nga rreziqet që po kërcënojnë kohën tonë,pa dashur t`i barazojë ato,këto janë jo vetëm se i paralajmërova për vetë kujdes,por tani pas krejt çfarë ndodhi, duke i përcjellë të gjitha reagimet dhe komentimet,më në fund e kam konstatuar faktin se, edhe këtu politika dhe politikanë të koordinuar për të improvizuar afera politike nuk kanë munguar.

Mos përzierja e PDK-së në krejt çfarë u shkrua në mediat tona mbi pjesëmarrjen e dy deputetëve të këtij subjekti aktualisht në pushtet,pra të z.Hyseni dhe Berat Luzha, si dhe mos tensionimi e gjendjes me çfarëdo llogaridhënie Staliniste,Titiste apo Enveriste ndaj pjesëmarrësve në atë përvjetor manifestimi ,kjo padyshim se ishte vlerë, të cilën e rrezatoi PDK-ja,vlerë politike kjo që më bënë të dyshojë pa dashur të akuzoj,se, edhe kjo parti mund të jetë e implikuar në këtë organizim, për të rrezatuar këto vlera, dhe njëkohësisht për ta dobësuar tentativën e një grupi oponentësh për të ngritur opozitë brenda pozite.

Nga krejt çfarë kanë shkruar e komentuar për ngjarjen në fjalë, ngase të gjitha i kam lexuar,më destruktivi,deri në alergji Titiste,Enveriste dhe Staliniste, ishte reagimi i Blerim Latifit, nese nuk e kam gabim këshilltar i Kryeministrit...
Kur zjarri vjen dhe i ofrohet barotit politikë për mes dorës së zgjatur të pushtetit, çfarë ke për t`i thënë kësaj ?, veçse hapje të krizave politike krejtësisht pa vlerë,më qellim për t`i mbuluar paaftësitë politike në fushat tjera, ku e kërkon puna për jetë a vdekje,në këtë rast më pushtet apo jashtë pushtetit, e që politikanët e tashëm, absolutisht të përzgjedhur, nuk ishin dje për jetë a vdekje, dhe nuk pajtohen sot që të kryejnë detyrat me apo pa pushtet.

Për ta kuptuar se sa janë në nivel politik këshilltarët e burrështetasve tonë, ja si prononcohet Blerim Latifi, këshilltar :”Është e kuptueshme pse këto grupe nuk mund të kishin asokohe ide demokratike dhe liberale. Për to ekzistonin vetëm dy alternativa: Tito ose Enveri. Regjimi jugosllav i ndoqi, i vrau apo i persekutoi qindra anëtarë të këtyre grupeve. Ata që janë gjallë ende sot në kohën postkomuniste ballafaqohen me dilema morale për bindjet e tyre të dikurshme, e këto janë dilema të brendshme të tyre. Kanë vuajtur dhjetëra vite burg në emër të Enver Hoxhës dhe tash ballafaqohen me të vërtetën e regjimit të tij totalitar. Rrjedhimi i kësaj situate është i qartë : distancimi i këtyre të persëkutuarëve kosovarë nga Enver Hoxha është i barabartë me distancimin e tyre nga vetë vuajtja e tyre(!!!). Hedhja e Enver Hoxhës në koshin e plehrave do të thotë edhe hedhje e vuajtjes së tyre në të njëjtin vend (!!! çmenduria e tij qe vazhdon) . Nuk e ka provuar por me siguri duhet të jetë shumë e vështirë të të thotë dikush se ke vuajtur kot dhjeta vite burg në duart e UDB-së. T’ia mohosh dikujt të kaluarën është po aq e rëndë sa edhe t’ia mohosh të ardhmen. Në këtë kontekst duhet kuptuar simpatia e të persekutuarve në fjalë për figurën e Enver Hoxhës”...(përfundon Citati i çmendurisë politike ).

Ky i çmendur politik,me këtë reagim, deshe apo jo,me qëllim apo pa të,i bënë gjithë patriotët,të djathtë,të majtë apo të qendrës, që të jenë grusht kundër këtyre politikave të përfaqësuar me të tillë tutkunë politikë.
Sa e sa të tillë tutkunësh politikë ka kaluar ky popull,po ta dinte i mjeri këshilltar,ai që tani,do kërkonte strehimorët e Enverit të cilin orvatet ta emiton aq mirë,jo ato strehimore,por as Alaska më fortifikatat e veta nuk do mund ta fshihte nga krimi i tij politik.

T`i përgjithësosh në baza ideologjike njerëzit e rezistencës, të cilët lanë një jetë të tërë për çlirimin dhe çështjen kombëtare,vetëm e vetëm për t`i goditur pa dallim ata ! kjo do të thotë : ,,O zot merrem nga kjo jetë dhe ky zanat, i cili nuk qenka për tutkunët këshilltarë si unë”. Po e futi në thonjëza, ngase nuk ia dëshiroj Blerimit të mjerimit tonë politik këtë,edhe përse çmenduria, ndryshe nuk i vjen këtij populli,veçse më politikanë dhe këshilltarë të tillë rreth tyre.
Të gjitha qeveritë e pasluftës në Kosovë përmes mediave të kontrolluara, në veçanti RTK-së , uzurpuan hapësirat transmetuese me programe të pandërprera të kohës së Titos, dhe si balansim ekuivalent,bënë prezantime po ashtu të tepruara vetë-promovuese të luftës së UÇK-së.

Kjo politikë pra, ka irituar veprimtarët e aprivuar nga e drejta e tyre për të pasur hapësira në mediat tona , dhe tani disa enveristë të pa pardon, në këto situata,ndonëse jo arsyeshëm,shfrytëzojnë rastin dhe po kërcënojnë gjendjen politike në Kosovë. Nevojë mbi gjitha nevojat është,madje urgjente, që populli të lirohet nga të tillë tutkunësh politikë,në të kundërtën jo vetëm enveristë të pakontrolluar, por i tërë populli do ndërmarrë diçka karshi këtyre lojërave politike ku nuk shikohet të përfitojë Kosova në procese dhe pas këtyre proceseve të përfitojnë referendume demokratike ku pa këto plasje në Enverist-Titist populli do përcakton fatin shtet formues të tyre. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora