E premte, 19.04.2024, 05:16 AM (GMT+1)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Unë sot fle me poezinë e ti me partinë politike

E merkure, 19.02.2020, 07:26 PM


UNË SOT FLEJ ME POEZINË

  E TI ME PARTINË POLITIKE

NGA KALOSH ÇELIKU

(Rrufjani “Akademik”)

Unë, përditë e vras Veten me Poezi

Raki Rrushi. Dhe, Dy shtamba verë.

Mike besnike, te “Parku Grave”. Shkup

E, ti shkërdhehesh me Nënën Parti?!

Unë, përditë e vras veten me Poezi

E, ti shkërdhehesh me Nënën Parti...

(Unë Sot flej me Poezinë

e ti me Partinë Politike)

Unë flej me Poezinë. Dhe, Xhadinë

Ëndrra shoh. Edhe, Sot maleve:

“Përronit Thanës.” Dardhave Gorrice.

Sesi, i mjel dhentë me kusi mrizeve

Përkarshi, Para syve të Qenit Sharrit.

Unë, Sot flej me Poezinë. Dhe, Xhadinë

Prostituten, që Dje dhe Sot merrni Nuse.

Që, e rrëzoi në shtrat Krajli, dhe Mbreti.

Edhepse, zhveshur lakuriq. E pret Burrin

E veshur me dimi, shami. Dhe, ferexhe...

(Qyteti i Qyqeve)

Gati gjithë jetën e kalova “armik”

Në Qytetin e Qyqeve. Shkrimtar.

Qytet, ku i luten Zotit nateditë

Jo, me kësula të bardha Bajram Curri

Po, me lecka të zeza turko - arabe.

I luten Zotit, në Xhami. Dhe, rrugë

Pak veta do të shkojnë  në “Xhehnet”.

Rakinë e rrushit, e kanë zëvendsuar

Me çaj rusi para këmbëve të Hoxhës:

“Allahu Akber”! Këmbetru në legen.

Qytet i Qyqeve, ku rakinë e rrushit

Sot., e kanë shpallur kudo “haram”?!

Dhe, çajin e rusit në Shkup: “hallall”...

(Pozi për Lirinë

në Katund)

I ka shkruar letra Lirisë. Miku im Poet

“Letra Lirisë” (N. S.), në Komunizëm.

Mikes, qe e deshi aq shum në rini.

Shkak, rrufjanët e ndoqën hap pas hapi

Se, i ka shkruar letra: një Gruaje tjetër?!

Dashurisë armike. Dhe, Mërisë Mike

E cila ikte nga Ai Larg. E, më Larg.

Dhe, Sot nuk ka kujt t’i shkruaj më letra

Poezi “dashurie”. Përveçse, Nënës Parti.

Iku Dashuria. Edhe, Mëria. Fillkat mbeti

Qyqe, me Gruan tjetër: Sorrëzezën Parti.

Unë, Sot haptas i shkruaj Lirisë, në Katund

Adhurueses sime të Poezisë. Marrëzisë.

Dje, më ndoqën si djal ballisti. I rrezikshëm

Sot, djal komunisti: Armik, i “Shtetit përbashkët”.

Ende, më ndjekin librave Neokomunistët

Nuk më do Sot, as Nëna Parti. Xhadia

Rrugës me dimijat nëpër këmbë. Qytet.

Punemadhe, më do vera. Gratë besnike.

Zonja, me të cilat e pres Agimin. Diellin

Arratisem mealeve me Poezinë, pas Lirisë...

(Edhe Poezia më delë kurvë

në Shtëpinë Publike)

Edhe Poezia, Sot po më delë kurvë

Nuse, në Shtëpinë publike. Herë ikë

Tinëz, me një kryeministër. Ministër:

Zv/ ministër. Drejtor. Rrufjan politik.

Ende, i gjallë nëpër Parti Politike

Me pak shpirt, një këmbë në varr.

Ehu, edhe Poezia Sot po më del kurvë

Dje,  me poetë. Sot, me Parti politike...

(E di nga cili Vend vij

do arratisem meleve)

E di nga cili Vend vij malor

Nuk e di ku shkoj dhiareve:

I arratisur jam me Poezinë

Dhe, Miken me Dy shtamba verë

Nesër zbres, ndoshta në Pranverë.

E di, vij nga Vendi i kaçakëve

Dhe, Nesër do arratisem maleve...

(Shkupi plot luanë dhe përmendore

e sa pak burra dhe gra besnike)

Gati ikën të gjithë miqtë e mi poetë

Miket azgane te Rrapi. Gratë besnike.

Vetëm mbeta me Aleksandrin e Madh

Filipin e Maqedonisë. Dhe, Olimbinë:

Me fëmijë në bark. Prehër dhe Gjinjë.

Skënderbeun mes varrezave automobilave

Dje nga perëndimi. E Sot, nga Lindja.

Me shpatën në brez për “paqe”. Shalë

“Kalin e Shemës”, nëpër “Bit-Pazar”.

Shkupi, Sot plot luanë. Përmendore

E, pak burra mejdani. Gra besnike...

(Nuk më telefonon askush

pasmesnate prish gjumin)

Jo! Nuk më telefonon, Sot Askush

Nuk ma prish gjumin, pasmesnate.

Ikën miqtë mes varreve. Nëpër botë

Ndonjëra, e çmendur plaket Poezive

E, Unë një rrugaç i dalldisur Librave.

Pasmesnate, Askush nuk ma prish gjumin

Veç Dy Maceve të mia: Tomit dhe Xhadisë:

Që, herët me zgjojnë me përqafime. Këmbë

O burrë Katundi! Zgjohu, se: Lindi Dielli!...

(Më mirë të më vrasë Raki Rrushi

sesa dudumi i partive politike)

Nuk, u besoj Sot partive politike

Pa kokë në qafë. Dhe, bythëgrisur.

Përpak, desh më vranë mes poezive

Rakisë Rrushit. Dy shtambave verë

Nën Rrap me Gratë e mia besnike.

Jo, nuk u besoj më partive politike

Rakisë Rrushit. Dy shtambave verë.

Aqmëpak, Sot Grave të mia besnike

I besoj Vetes sime. Poezisë erotike.

Më mirë të më vras Raki Rrushi

Dy Shtambat me verë të Mikes!

Sesa, një dudum i partive politike...

(U kanë mbetur vetëm

edhe dy armë politike)

I provuan të gjitha metodat policore

Helmimet. Djegëjen e banesës “Çair”.

“Xhipin”, pasmesnate para dritareve

Shtëpinë e Gruas besnike ditën. Librat.

Vdekjen klinike sekrete, në Voskopojë

Dhe, Ringjalljen po atë Ditë, në Korçë.

Aksident komunikacioni në “Qafë-Thanë”

Tjetrin, në Bukoç. Rrugës për në Kërçovë.

U mbetën vetëm edhe dy armë politike

Raki Rrushi. Dy Shtambaverë të Mikes...



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora