E marte, 23.04.2024, 12:58 PM (GMT+1)

Kulturë

Resmi Osmani: Udhëtim në tri kontinente (III)

E merkure, 19.02.2020, 07:39 PM


UDHËTIM NË TRI KONTINENTE

(të gjitha udhët më kthejnë në shtëpi)

Hollandë, prill 2010.

Nga  Resmi Osmani

Ishte dëshirë e kahershme një udhëtim në Hollandë. Rasti u paraqit për tu njohur dhe marrë mësime për organizimin e shërbimit të mbrojtjes së bimeve ne Komunitetin Europian.  Dërgesa jonë, përbëhej prej meje, me cilsinë e drejtorit të përgjithshëm të bujqësisë në ministrinë e Bujqësisë(që kisha në varësi drejtorinë e mbrojtjes së bimëve), dhe tre ekspertë dhe drejtues të këtij shërbimi. Aleksandër Kolacin, Skënder Varakun dhe Shpresa Çalin.  Paraprakisht, veç ç’kisha dëgjuar: kishim blerë prej andej lopët e racës “Laramane” dhe modelet e serave me xham për perimet, njihnim futbollin,Ajaksin e famshëm dhe tulipanët.   Mora dijeni sa munda për vendin ku po shkonim dhe krijova një ide për këtë shtet të Evropës Veriperndimore, në brigjet e Detit të Veriut, që kishte 41. 545 kilometra katrore dhe afro 18 milion banorë,me dëndësi mbi 500 banorë/për kilometër katror, e që pjesën më të madhe të territorit e kishte nën nivelin e detit.  Më bëri përshtypje zhvillimi ekonomik.  Ky shtet, me më pak se dy herë madhësinë e vendit tonë,  zinte vendin e trembëdhjetë në botë për të ardhurat për frymë(mbi 15 mijë dollar) dhe të dhjetin për të Ardhurën e përgjithshme Bruto.  Kishim çtë shihnim e ç’të mësonim.

Fluturimi nga Rinasi për në Amsterdam u bë me tranzit nga Vjena.  Pritëm në aeroportin e vjenës disa orë,në sallën e madhe të pasagjerëvë.  Megjithëse mes prilli, atë ditë në Vjenë binte borë.  Nga dritaret shihnim një pjesë të periferisë së qytetit.  Për në Amsterdam u nisëm ndaj të ngrysur dhe arritëm kur kish rënë nata.  Nga aeroporti për në Amsterdam udhëtuam me trenin urban.

Në stacion na priste një mikrobuz i Institutit të Kërkimeve dhe Mbrojtjes së Bimëve që na çoi në Vageningen, qytezë periferike e Amsterdamit.  U vendosëm në internatin për kursistët e huaj, ndërsa vaktet e ushqimit në mencën e përbashkët.  Kursi për legjislacionin europian të mbrojtjes së bimëve,luftën e integruar kundër sëmundjeve dhe dëmtuesve, çertifikimin dhe kriteret  e zbatimit të bujqësisë organike, ishte intensiv, me orë të ngjeshura, paradite e pasdite të zëna me leksione, punë në laborator,njohje të legjiskacionit dhe demonstrime praktike.  Profesorët, të kujdesshëm korrekt dhe dashamirë, disi të përmbajtur e të ftohtë. Vura re se përgjithësisht ata nuk ishin emocionalë, ose dinë t’i mbajnë të ndrydhura dhe të mos i shfaqin ndjenjat.  Por këto s’kanë interes për lexuesin, prandaj do të shkruaj ato përshtypje vetjake që më lanë mbresa në këtë vend.

Të dielën morëm trenin dhe për më pak se një orë shkuam për ti hedhur një sy Amsterdamit.  Frynte erë e ftohtë, port ë ftohtit nuk ndjehej.  Kudo që hym ajri I kondicionuar me ngrohje qëndrore.  Në marketet, shitset dhe personeli me veshje të holla.  Amsterdami përshkohet nga një rrjet kanalesh të lundrueshëm.  Tre kryesorë që përshkojnë qytetin nga lindja në perëndim, dhe të tjerë, pingul mbi ta që ndajnë blloqet e lagjeve të shumta.  Me qindra ura,(na thanë 1500)lidhin të dy brigjet e kanaleve.   Arkitekturë e stilit gotik.  Bëm një shëtitje me maune në lumin Amstel, pam sa mundëm, por ç’mund të shohësh për disa orë në një qytet të bukur si Amsterdami? Gjithandej turistë, të shumtët aziatikë.  Ajo që ne na bën përshtypje është shtatlartësia e hollandezëve.  Në trotuare ku kalojnë këmbësorët , në çdo tre-katër vetë , njeri është dy metra i gjatë dhe shumë me syze optike!

Atë javë që qëndruam, diellin se pam asnjëherë.  Kupa e qiellit si kambanë e përhinjtë, pa re, por një mjegull e tymtë.  E veçanta ishte se nëpër të depërtonte drita e shpërndarë e diellit që bënte një ndriçim të veçantë, dritë që u lejonte bimëve blerim të pastër, ndryshe nga ne që jemi vend mesdhetar  me dritë verbuese dhe rrezet e diellit djegin.

Hollandezët i duan lulet dhe kujdesen për mjedisin.  Janë me famë tulipanët e lloj-lloj ngjyrshëm.  Në Vageningen, zgjohesha heret dhe delja nëpër qytezë.  E para gjë që më binte në sy ishin tregjet e luleve.  Nëpër galeritë,luleshitësit hapnin tezgat dhe ishte pamje e bukur që s’të vinte ti shkëpusje sytë.  Lule, gjithandej lule. Edhe në oborret e banesave, sado të vegjël, ishte kompozuar një lëndinë me bar,një hauz i vogël ku notonte ndonjë rosë, një bredh dhe shkurre zbukurimi.  Më ra në sy se shtëpitë i kishin dritaret pa perde dhe oborret pa thurje me gardh apo parmakë.  Arsyeja? Për ndriçim më të mirë, por në kulturën e atij populli nuk është që të hyje në pronën e tjetrit dhe të shohë nga dritaret. Kur udhëtuam në autostradë për të vizituar digat e detit, më ra në sy që anës autostradës, ku fillonte rripi I tokës,ishte livadh, dhe në hapsirën gjatësore, nën shtresën e barit të gjelbër kishin dalë kaptinëzat shumëngjyrëshe të  grumbullit të tulipanëve që bënin kontrast me të përhinjtën e atmosferës dhe herë pas here, shfaqeshin bimë drunore(kumbulla) ,të vetmuara që kishin çelur kurorën e luleve të bardha dhe stolisnin hapsirën dhe gëzonin syrin e udhëtarit.  Ngrohtësia e pranverës kishte ngjallur bukuritë që flinin nën tokë Kudo dora e njeriut, që kujdeset për mjedisin ku jeton, i jep bukuri dhe e bën të këndshëm për jetesë.

Lulet janë mall eksporti.  Veç luleve të prera, eksportohen miliona bulba(qepë) tulipanësh. Një pasdite vizituam qëndrën e eksport-importit të luleve dhe bimëve zbukuruese në Aalsmir.  Galeria me ajr të freskët të kondicionuar, e mbushur me lule, kishte madhësinë e një stadiumi. Atmosfera ermironte nga aroma e luleve.  Në një amfiteatër ishte bursa e luleve. Ç’do blerës kishte në tryezë kompjuterin.  Në ekranin e madh delnin çmimet.  Kur çëmimi mesatarizohej, blerësit bënin porosinë me shumicë.  Pas kësaj, agjensia bënte ngarkesën në aeroplan dhe e niste në vendet e porositësve. Më bëri përshtypje që në lulet e importuara kishte lulegjineshtra, degë ulliri , degë dafine, shqopë të lulzuara, që u bashkoheshin tufave të luleve të prera.  Vinin nga Spanja.  Bimë të tilla i kemi dhe ne me shumicë në florën e vetvetishme, por ato lulëzojnë kodrave dhe ne s’ua dimë vlerën…. . Aty pam sesi specialistët e karantinës dhe mbrojtjes së bimëve, ushtronin kontrollin mbi ngarkesat që vinin nga vendet e tjera dhe çertifikonin ato që niseshin për eksport. Gjithçka nën kontroll.  Bëm fotografi.

Vizituam një serrë xhami, ku kultivohej trangull dhe pronari zbatonte luftën e integruar kundër dëmtuesve dhe sëmundjeve të bimëve dhe protokollet e bujqësisë organike . Na çuditi rendimenti që sipas deklarimit të pronarit, arrinte në 100 ton për heltar. Zbatohej mekanizimi në shkallë të lartë. Gjith asaj serre I shërbenin vetëm tre  persona.  Kuriozitet: pronari i serrës në këmbë kishte veshur këpucë druri, që ata i quanin “sabo”.  Ishin të gdhendura në dru, si një e tërë, me majë pak të ngritur.  Të tilla këpucë shiteshin edhe në treg, edhe në miniaturë, si suvenirë për turistët.

Miqtë hollandezë na mundësuan një udhëtim për të parë digat e Detit të Veriut, diga që ishin bërë për të përfituar tokë nga deti por edhe për tu mbrojtur nga dallgët e fuqishme që mund të përmbytnin fushën e ulët.  Rrugës, pam që fusha përshkohej nga kanale. Ndryshe nga vendi ynë, kanalet ishin pa mezhda dhe pothuajse nuk i pastronin, pasi në fushëtirën e sheshtë, ujërat rridhnin qetësisht dhe nuk mbartnin lëndë inerte.  Gjithandej, anës kanaleve, kallamishte dhe mullinj me erë. Mullinjtë ishin funksionalë, forca e erës vinte në lëvizje fletët e mëdhaja, vinin në lëvizje pompat thithëse për kullimin e ujërave.  Edhe këtu bëm fotografi.

Deti i Veriut. Makina hyri në digë.  Ato nuk janë thjesht diga, por vepra arti.  Përfitohet tokë nga deti dhe mbrohet ajo nga përmbytjet.  Mbi digë linja paralele të autostradës që përshkonin gjithë gjatësinë e saj. Mbi muret e veshura të digës përplasen dallgët e detit.  Deti i Veriut, det i ftohtë, i dallgëzuar e i paqetë.  Uji me ngjyrë si më të gjelbër-të përhinjtë. Fryn erë që ngre dallgë të larta.  E krahasoj me Jonin dhe Adriatikun tonë.  S’kanë të krahasuar: të ngrohtë, të qetë,ujëkulluar, të kaltër me plazhe ranore, me diell të bollshëm, ku mund të notosh e rrezitesh në diell.  Janë këto arsye të mjaftueshme që nordikët i pëlqejnë aq shumë plazhet tona bregdetare. Pasuri që ne e kemi, por ato vite nuk dinim ta përdornim.

Me kuzhinën holandeze nuk u mesuam dot. Ul e ngri patate,patate,lakra, mish derri,të ziera, proshuta dhe sallame,që përcilleshin me birrë… ndryshe nga gatesat e kuzhinës sonë   mesdhetare.

Java e qëndrimit mbaroj. Të mbushur me mbresa, i tham mirupafshim vendit mikpritës. Tranziti ishte nga Budapesti.  Nuk na u desh të prisnim shumë.  Aeroplani I linjës së Malevit mori fluturimin për në Tiranë.  Po ktheheshim në shtëpi.  Hymë në kufijtë tanë nga veriu. Posht na uruan mirseardhjen  alpet madhështorë me majat e zbardhura nga bora.

Rrotat e aeroplanit, takojnë në pistë. Duartrolitje për ekuipazhin. Ndjehem i emocionuar.  Kjo më ndodh pas çdo kthimi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora