E marte, 23.04.2024, 11:35 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Lule për vrasjet e luleve shqiptare

E marte, 18.02.2020, 07:11 PM


LULE  PER  VRASJET E  LULEVE   SHQIPTARE

Nga Fritz RADOVANI

Ambasadori Sovjetik Vladimir Nikollajeviç Tokin në Tiranë. i dhuroi vrasësit komunist “hero” Ramiz Alia, “një lule dhe një dekoratë kujtim”… Tashti Ramizi e ka mbi vorr!..

Dhe, vrasësi i Luleve Shqiptare, i ardhun me kohë nga Bosnja.., e merr kujtimin e vet.

I takon atij me siguri, dhurata e mikes së vjeter... KGB-së… “Janë lidhjet e vjetra”...

Kishte ma shumë se 50 vjetë që groposë Shqiptarë në Token tonë të rijtun me gjak…

As ata që i dhuruen Lulet, as ky që i mori me andje ato, nuk e harrojnë rrugen e Atyne Luleve Shqiptare prej 1945, kur i mori nga Dardania Ynë e mërrijti me 3000 prej Tyne në Tivarin e vjeter të mbetun rob… Ku, i groposën edhe Ato Lule fatzeza… Ka edhe sot prej Shqiptarëve që sytë e Tyne i riguen lot dishprimi.., ato ditë të zeza të “çlirimit” vrastar…

E Adriatiku u skuq…

Prandej, edhe Lulet janë të kuqe si duertë që e shterngojnë Ate…E frymen i moren Asaj!

E jo larg asaj rruge të thepisun nga Kuksi Ynë, u pat skuq Drini e bora ato ditë... 

Edhe buken e thatë Shqiptari i ngratë e njomi me Gjak!

E piramidat në Token tonë... “Heronjtë” e serbit.., i ngulën në Tivarin plak...

E bora vazhdonte me ra e kuqe.., jo pak po, 50 e sa vjetë... Era e merrte si bajrak...

E nder piramidat e hasmit t’ vjeter, ai u xue njak...

Tirani barbar me Lulet e freskëta nuk ngopej...

E rreth’e rrotull Shqipnia buronte veç Gjak...

E prej një kodres u ndigjue virrma: Kush asht ai me atë Lule që vret e pret pa da... E Token time, n’ Gjak e ka la?! – Po, në doren e atyne gjakbasave tiranë, Shqipnia asht ala?

Asht zani i të Madhit Gjergj Kastrioti që Token dyshë prej dishprimit ka ça...

E Ajo me të bardha që vazhdon me kja... Asht Nanë Tereza.., që nuk din me pra...

“Larg ‘atyne’ mizorë që rrijnë tue na perça Vllaun me Vlla!”.., se: “Një Nanë na ka ba!” 

“Liria nuk fitohet tue fsha!”...

          Melbourne, Shkurt 2020.                               



(Vota: 5 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora