Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Më(vetë)simi..!

| E hene, 17.02.2020, 05:41 PM |


Satira festive

Më(vetë)simi..!

12 vjet Kosova shtet

Pavarësi e sovranitet,

Me disa njohje botërore

E marrëveshje vendore!

Midis garash me maska

Reciprocitet ose taksa...

Shtyhet loja pa fund

-Tërhiq e mos këput!

Por, kjo Festë pavarësie

Sjell mesazhe lumturie,

Kryetari Trump me pietet

E uron Kosovën shtet!

Na këshillon sikur shokun

Mos ta humbim dialogun,

Se për ndryshe dreq o punë

E hamë bajgën për samun!

Siç e hëngrën fqinjët tanë

Me "Apaçët" mbi tavan...

Që s'i ndalnin dot fishekët

Deri sa i mbushën brekët!

S'ka nevojë të biem ndesh

E t'na shkoj mundi për lesh,

Kemi ndihmën amerikane

Dhe mbështetjen gjermane!

Ndaj, Kosova si të themi

Mos të bëhet mollë karremi,

Prej që kur u bë si shtet

Le t'kremtoj me dinjitet!

T'rritet gëzimi deri n're

Na prin shqipja n'OSBE,

Me projekte mbi tryezë

Nga Presheva në Prevezë!

Sevdail Hyseni