E marte, 20.10.2020, 01:11 AM (GMT+1)

Kulturë

Fatmir Halimi: Zekerija Idrizi - Bisedë shpirtërore me Shën Nënën Terezë

E hene, 17.02.2020, 07:20 PM


VËSHTRIM PËR LIBRIN: “BISEDË SHPIRTERORE ME SHËN NËNËN TEREZË” TË ZEKERIJA IDRIZI

Nga Ma. Sc. Fatmir HALIMI

Librin publicistik “Bisedë shpirtërore  me  Shën Nënën Terezë”,Zekerija Idrizi e ka ndërtuar nga parimet dhe idetë shumë personale të tij, ose të themi se Zekerija për konceptimin e këtij libri është nisur nga personalja, pasi që si Nëna Terezë, e ashtu edhe autori (Zekerija)kanë lindur në të njëjtin qytet, pra të Shkupit, e janë rritur të dy në po atëqytet. Thënëndryshe forma  dhe kjo mënyrë e tërrëfyerit nuk është e re, pasi që këto forma të shkrimit,nëformën e bisedës janë shumë tëhershme, që nga koha antike e këtej dhe ndryshe quhen edhe shkrime “soliloku”, që siç dimëkëtë e ka praktikuar edhe  Shën Augustini tek të krishterët, për përsiatjet edhe mendimet e tijrreth fesë sëkrishterë, por solilok(Bisedë) kemi edhe librat sufistë te besimi islam.

Shkrimtari dhe teologu i njohur i fesë islame, Zekerija Idrizi, mendoj unë , duke i parë rrethanat e sotme kulturore, fetare, sociale e politike të popullit tonë në Ballkan, duket se e ndjen edhe obligim moral, e njerëzor qëta shkruajëkëtë libër e të merret me këto përsiatje rreth figurës shumë madhore tëShënNënësTerezë. Jemi nërrjedha të situatës sonë se ka zëra, që thonë sot, se Nëna Terezënjëshqiptare e lindur në Shkup nga prindër, nga qyteti i Prizrenit ishte një nënë e madhe për botën e krishterë dhe një përkrahëse e madhe e skamnorëve, qëkarrierëne saj e zhvilloikryesisht në Kalkutë,një krahinë e madhe në Indi, ku popullata e saj gjatë viteve të70-ta dhe 80-ta vuante nga uria, e falë angazhimit të saj bota i ktheu sytë atje dhe e ndihmuanatëpopullatë, pra këta zëra thonë se Nëna jonë e madhe nuk dinte as të shkruante shqip. Prandaj themi sot se Zekerija Idrizi përmes këtij libri e dëshmon të kundërtën, se Nëna Terezë fliste, shkruante dhe mendonte shqip, dhe ishte kjo Nënë e jona e madhe qëe ngriti zërin edhe te Kryetari i atëhershëm i Amerikës Bill Klinton për çështjen tonëkombëtare, kur Kosova ishe në prag të luftës për çlirim.

Idrizi duke qenë njohës i mirë e fesë islame, por duke qenë njëherit edhe lexues i pasionuar i shkencave mbi teologjitë të të gjitha konfeksioneve fetare, përmes këtij libri sjell idenë e tolerancës ndërfetare të popullit tonë, por po ashtu edhe tolerancë ndërfetare në mes të popujve tëtjerë tëEvropës e tëplanetit tonë përgjithësisht. Si shembull tëtolerancës dhe të civilizimit shoqëror sot, ai merr qytetin e Berlinit, në të cilin edhe jeton vetë. Ai duke na e përshkruar jetën e këtij qyteti metropol, ku jetojnë së paku tre milion njerëz dhe me më shumë se dhjetëra besime fetare e sekte të tjera fetare brenda tyre, popuj të ndryshëm dhe të ngjyrave tëndryshme, mësojmë se toleranca fetare është në nivelin më të lartë të civilizimit të sotshëm modern.

Se ne si populli i vogël nëBallkan, por me njerëz të mëdhenj, që i dhamë botës së civilizuar, siç ishte Skënderbeu dhe Nëna e jonë famëmadhe Shën Nëna Terezë, si një popull me tri konfeksione fetare, duhet të jetojmë në tolerancë të madhe ndër veti, autori na e dëshmon edhe me bisedat, apo korrespondencat që na i sjell në libër me vëllezërit e tij të besimit katolik dhe ortodokssiç janë:me Don Lush Gjergjin, Nikolla Markun e medr. Branisllav Sinadinovski. Këtij parimi të tolerancës fetare, Idrizi i jep njëpasqyrë edhe më të thellë, kur niset nga librat e shenjtë si të Kur’anit, Biblës, Ungjillit e tëtjerëve, se Zoti në fillim kishte krijuar popujt, si popullin ilir, arab, latin, kelt e tëtjerë e mandej kishin rrjedh edhe besimet fetare. Këtë na e dëshmon dhe me veprimet e profetëve duke marrë si baraspeshë, si profetët katolik ashtu edhe ata myslimanë, që duke filluar nga Abrahami-Ibrahimi deri te Isa-Jezusi, e te profeti i fundit Muhamedi. Sipas Zekerijas të gjithë këta në periudha dhe kohë të caktuar për njerëzimin kishin sjell paqe, gëzim e tolerancë fetare, kurse për tolerancën ndërfetare na e dëshmon me profetin Muhamend.

Dhe krejt për fund duke e lexuar me ëndje e me shije librin e Zekerija Idrizit “Bisedë shpirtërore me Shën Nënën Terezë”, vij në përfundim se autori ështëkundërçdo fundamentalizmi fetar, kundër çdo ekstremiteti brenda fetar, por edhe jashtë fetar, qoftë ai mysliman, katolik apo ortodoks. Prandaj dy figurat më të mëdha të kombit tonë përgjatë gjithë historisë, Skënderbeu dhe Shën Nëna Terezë janë sintagma më madhore e identitetit tonëkombëtar, se këto dy figura historike, sipas autorit duhet të çmohen dhe duhet ta kenërespektin në piedestalin më të lartë të secilit individ, por edhe te secili nivel shtetëror e kombëtar përgjithësisht.

Marr në përgjithësi libri“Bisedë shpirtërore me Shën Nënën Terezë”, është një libër publicistik, por për lexuesin tanë dhe të gjithanshëm mund të lexohet edhe si një libër me vlera të larta letrare e estetike, pasi që këtu vije në shprehje edhe talenti i autorit prej një shkrimtari të madh nëletrat tona romanore, siçështëromani i tij i fundit “Arratisja nga Vdekja”, i cili edhe bërinjë bujë të madhe në letërsinë tonë, nëtë gjitha trevat shqiptare.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora