E premte, 19.04.2024, 09:47 AM (GMT+1)

Mendime

Enver Bytyçi: Diplomacia e Kosovës në nivelet e ideologjisë staliniste dhe enveriste!

E hene, 17.02.2020, 06:00 PM


Enver Bytyçi:

Prej vitit 2010, kur jam kthyer nga emigracioni në Shqipëri, e këtej të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës në Tiranë më kanë ftuar çdo vit në pritjen që kanë bërë me rastin e festimeve të përvjetorëve të pavarësisë.

Këtë vit ambasadori i ri, Nait Hasani, më ka përjashtuar nga protokolli dhe nuk më ftoi në festën e shtetit, për të cilin kam dhënë falas, pa asnjë investim e shpërblim të Prishtinës, gjithë dijet, mundin, përkushtimin tim.

Megjithatë e kam mirkuptuar këtë vendim të amdasadorit Hasani, sepse ai është në Tiranë si përfaqësues i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe e di se ky ambasador më shumë e do Hashimin se Kosovën dhe pavarësinë e saj. Ndaj ai zyrtarisht prej dje më shpalli të padëshirueshëm!

Në të vërtetë e konsideroj këtë akt si një fitore, sukses dhe nxitje për të bërë gjithnjë punë të mira në interes të Kosovës dhe kombit shqiptar! Nuk do të pres kurrë që bashkëpunëtorët e Beogradit të më japin dekorata apo të më nderojnë me ftesa të tilla.

Por më vjen keq për atë se deri ku ka rënë diplomacia e Kosovës: - Mjerisht në nivelet e ideologjisë staliniste dhe enveriste!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora