E premte, 29.03.2024, 03:38 PM (GMT)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Sa larg ëndrrës për shtet normal

E hene, 17.02.2020, 05:00 PM


Ndue Ukaj:

Don Kishoti do t' iu kishte lakmi aventurave politike të udhëheqësve shqiptarë. Pa e mbarur një, e fillojnë një tjetër.

Arrogantë dhe të pasinqertë, si “dhija e zgjebosur me bishtin përpjetë”, ata bëhen sikur janë në pozicionet e tyre, për t’i ndrequr punët e botës dhe "harrojnë" se shtetet që ata përfaqësojnë, janë më të prapambeturat në Europë, kurse bashkëkombësit e tyre vuajnë shumë dhe për një copë bukë e për pak dinjitet, përditë braktisin vendet e tyre dhe ia mësyjnë Europës.

Ne ende kemi problem me rrymë, ujë e bërrllok dhe sillemi si të ishim qendra e botës, madje duke i cenuar edhe raportet me vendet që na çliruan dhe na bënë të pavarur.

Kur i sheh me ç'ton flasin, çfarë koncepte të mjera politike përfaqësojnë, si gjykojnë për politikën e brendëshme dhe të jashtme, si i trajtojnë miqtë e kundërshtarët, e kupton sa larg është ëndrra për shtet normal.

Sepse, nuk mund të bëjmë shtet cilësor me udhëheqës kryeneçë, as me retorika patriotike boshe e fraza politike populiste.

Kosova kurrë nuk do të fitojë asgjë duke iu bishtnuar Amerikës dhe perëndimit.

Për një gjë jam i sigurt: sa herë që shqiptarët janë shkëputur nga perëndimi, mbi ta ka plandosë errësira dhe robëria.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora