Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nermin Vlora nuk ndalet!

| E diele, 16.02.2020, 11:00 AM |


Fondacioni “Nernin Vlora Falaschi”, starton veprimtaritë e tij nëpër Europë

Një delegacion i Fondacionit, niset mëngjezin e të Premtes drejt kryeqytetit të Europës, Brukselit, ku do të qëndrohet tre ditë. Nën kujdesin e shkrimtares Bajame Hoxha, aktiviste e Fondacionit, do të organizohen Takim me gruan intelektuale shqiptare, do të formohet dega e  Fondacionit, si dhe do të bëhet  promovimi i librit “Testamenti i Grave për gratë”i autores Zenepe Luka.

Delegacioni do të marrë pjesë edhe në festimet, që do të organizojë Ambasada e Kosovës në qytetin Namur, me rastin e 10 vjetërit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Do të ketë gjithashtu takime me deputetë e diplomatë të Shqipërisë e Kosovës.

18-21 shkurt në Romë.

Në Romë, do të organizohen veprimtari të rëndësishme nën kujdesin e përfaqësueses së Fondacionit për Diasporën zonja Vitore Stefa Leka dhe me mbështetjen e Ambasadës shqiptare në Romë.

Takim me gruan intelektuale shqiptare në ambjentet e Ambasadës, pjesmarrja në festimert e 10 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në ambasadën e Kosovës.

Rëndësi të veçantë kanë takimet me personalitete të rëndësishme në Vatikan, ku do të diskutohet rreth figurës së Donika Kastriotit dhe mundësinë e sjlljes së eshtrave të saj në Shqipëri, në kuadër të veprimtarive shpallur për “Vitin e Skënderbëut”.

Në vijim, në bashkëpunim me Ambasadat  shqiptare, këto aktivitete  do të organizohen në Zvicër dhe Gjermani.

Jo. Nermin Vlora nuk ndalet!

Dërgoi për ZSH: Alfred Papuçiu