E enjte, 28.03.2024, 09:29 PM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Pavarësia e Kosovës

E shtune, 15.02.2020, 10:34 AM


Pavarësia e Kosovës  

-        Teksti , muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –

Më 17 Shkurt , t’ vitit 2008-të ,

N’ Kosovë u shënua ngjarja e vërtetë !

Ngjarje që na gëzoi të gjithë shqiptarinë –

Në këtë ditë e shpalli Kosova – Pavarësinë !

Hej, hej, hej !

Shpallë Kosova shtet unik ,

Të pavarur demokratik !

U gëzua fusha , u gëzua malësia –

Gëzim të madh solli Pavarësia !

Seç uruan malet nga mbarë Shqipëria ,

Uruan Ilirida edhe Çamëria ,

Lugina e Preshevës edhe mbarë Malësia –

Gëzuar Kosovë , gëzuar Pavarësia !

           Hej, hej, hej !

           Këndojnë këngë e ngritin gota ,

           Vijnë urime nga mbarë bota !

           Urojnë t’ gjitha me dinjitet –

           T’ gjithë shqiptarët në një shtet !

Moj Kosovë krenare , të uron Juniku –

Boll ka shkelë ndër shekuj përmbi ty armiku !

Moj Kosovë krenare , të uron Artana –

Boll kanë shkelë ndër shekuj përmbi ty sulltana !

           Hej, hej , hej !

           Moj Kosovë , t’ uron Drenica –

           Boll t’ kanë shkelë krajla e krajlica !

           Moj Kosovë , t’ uron Gollaku –

           Boll është derdhë përmbi ty gjaku !

Moj Kosovë krenare , të uron Obria –

Boll ka shkelë ndër shekuj mbi ty robëria !

Moj Kosovë dardane , tokë e Ilirisë –

E gëzofsh për jetë ti , Diellin e Lirisë !

           Hej, hej, hej !

           Urojnë Krujë , urojnë Vushtrri –

           T’ gjithë shqiptarët me një ushtri !

           Urojnë Vlorë , urojnë Magurë –

           T’ gjithë shqiptarët me një flamur !

Të urojnë Tomori , Dajti bashkë me Zym –

Që të gjithë shqiptarët ta kenë veç një Himn !

Po të urojnë sazet , çifteli , lahutë –

Që të gjithë shqiptarët t’ kenë një kushtetutë !

           Hej, hej, hej !

           Pavarësinë , shtetit t’ Kosovës –

           Ia urojnë miqtë e gjithë botës !

           Nga gjithë shtetet e Evropës –

           Pëllëmbë për pëllëmbë vendet e tokës !

Bashkë me shtetet fqinje që janë në Ballkan –

Kosovën e pret Bashkimi Evropian !

Vendet e Evropës edhe të Azisë –

Ia urojnë Kosovës shpalljen e Pavarësisë !

           Hej, hej, hej !

           Vendet e Afrikës dhe t’ Australisë ,

           Për çdo ditë i shtohet rrethi i miqësisë !

           E urojnë Kosovën gjithë shtetet miqësore –

           T’ Amerikës Veriore dhe t’ asaj Jugore !

Pavarësisë s’ Kosovës i urojnë punë të mbarë –

Sa ma shpejt t’ jetësohet bashkimi mbarëkombëtarë !

I urojnë Kosovës rrugë përparimtare –

Drejt organizatave t’ forta ndërkombëtare !

           Hej, hej, hej !

           N’ shumë organizata n’ rrugë t’ inkuadruara –

           N’ Aleancë të NATO-së dhe n’ Kombe t’ Bashkuara !

           Gëzuar pra , gëzuar , moj Kosovë kreshnike –

           Krah për krah rrethuar bashkë me shtetet mike !

Gjilan, më 25 . 02. 2018 .        

Demir Krasniqi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora