E enjte, 28.03.2024, 09:37 PM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Trish për Shën Valentin

E shtune, 15.02.2020, 09:25 AM


Trish për Shën Valentin

Nga Përparim Hysi

1.Shiu  i dashurisë

Shiu i dashurisë, më lag e më bën qullë

Më lage, më njome, o moj e paudhë!

Seç ma"lage" gjuhën.as mos pyet për rrobat

Sikur mbi mua zbraze të gjithë "autobotet"

Pastaj mbyll"valvolat" dhe ndez "bateritë"

"Rrjedhin autobotet" veç  nga dashuritë

Shiu i dashurisë qenka shi prej zjarri

Për SHËN VALENTIN u "ngjall" dhe kokëbardhi.

2.SHËN VALENTINI

Nëpër sheshe, nëpër rruga

Po shoh djemtë që puthin çupa

Kthehen çupa,puthin djemë

Unë  i shoh:bëhem ujem.

Kujtoj vite, kujtoj kohë

Dhe regëtij dhe bëj oh!

Kohë rinie që shkoi kot

Kohë që prapa s'e kthej dot.

Djem e çupa zënë e "lozin"

Unë më kot po bëj"nervozin"

Buza shkon vesh më vesh

Ah,kjo kohë që më "përqesh!"

3.Mikes për SHËN VALENTIN

Herë më je si re puplore,

Herë më je  si fllad maji

Dhe në dimër flokëdëbore

Fshehur diellit në një pllajë.

Ikën dimr, vjen pranvera

Rreth e qark ka ngjallëri

Pse më duket që tek dera

Po më pret, o  mike, ti?

Dhe zëmë të dalim tok

Se është SHËN VALENTIN!

O mor çast bëmu shok

Ëmbëlsoma shpirtin tim!

Ca nga dimri, pleqëria

Gati malli po më mbyt

Më shëron veç dashuria

Sa e shenjtë është kjo ditë!

Tiranë,13 shkurt 2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora