Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Frika nga djemtë

| E shtune, 15.02.2020, 09:00 AM |


Satirike

Në vend të Shën Valentinit

FRIKA  NGA  DJEMTË

Një vashë me shqetësime intime

Vendosi për të dalë në takime,

Me dashnorin që e donte fort

Më shumë se çdo gjë në botë!

Mirëpo e ëma me delikatesë

E udhëzonte bijën për kujdes,

Se djemtë të keqen janë hilexhinjë

Të poshtër, gënjeshtarë, marifetçinjë!

Vasha që e donte djaloshin si torta

Këshillat e mëmës i dukeshin të kota,

Ndaj, vendosi të dalë gjithë merak

Me të dashurin në një park!

Kur vasha u kthye n'shtëpi fluturim

E ëma si zakonisht e priti me qortim,

-Hë,  ku ishe të ndodhi gjë e keqe?

Të kam thënë djemtë të bëjnë leqe!

Po i tha vasha mëmës së trazuar

Lufta qe e ashpër nuk kishe gabuar,

Një të rrahur ma këputi me afsh

Ma zbuti shpirtin ma bëri mëndafsh!

Sevdail Hyseni