E enjte, 28.03.2024, 12:36 PM (GMT)

Mendime

Fahri Dahri: Vërtet e vërteta është një por ‘’babalët’’ kundër saj janë shumë (II)

E diele, 16.02.2020, 11:07 AM


VËRTET E VËRTETA ËSHTË NJË POR "BABALËT(¹)" KUNDËR SAJ JANË SHUMË

II

b)Tronditja e së vërtetës brenda familjes

Le të shëputemi nga këto aspekte për tu ndalur edhe tek e verteta e marëdhënieve brenda familjeve.

Me nisjen e këtij shekulli, filluan të bien tek-tuk disa këmbana ndryshe nga ato të dëgjuarat e zakonshme. Filluan të mbijnë disa “këpurdha” të hijshme dhe tërheqëse. Mendimi tërësor ishte se një epokë e re po fillonte me shpresë se do shoqërohej me ndryshime thelbësore në të mirë të shoqërisë tonë.

Kësaj shoqërie etnike, mbi të cilën gjatë dymijë vjeçarit të erës sonë, i kanë kaluar po thuaj të gjitha mbrapshtitë e sjelljeve të të tjerëve, grabitje territoresh, vrasje dhe dëbime masive të banorëve nga trojet e veta, gjenocide, persekutime, poshtërime. Akte veprimi këto të pashoqe, të cilat janë kryer nëpërmjet mashtrimeve, gënjeshtrave dhe shpifjeve të pandërprera të përdorura kundër  “një të vërtete”, të së vërtetës së qenies të etnisë pellazgo-ilire, të gjuhës së vetme, të pa shoqe që ka rrjedhur nga burimi i mënçurisë pellazge.

Shoqëria etnike që kemi trashëguar, arriti t’u qendrojë fort, nuk u asimilua, sepse u mbështet fuqimisht tek përcaktimi i etnisë sipas gjuhës, territorit, traditave, zakoneve; nuk u nënështrua në asnjë rast pushtuesave të huaj as politikisht, as ekonomikisht, as fetarisht, por diti të manovrojë me zgjuarsi herë nëpër male, herë me përballje, herë duke venë në veprim kripto-besimet, të gjitha këto në shërbim të ruajtjes së identitetit dhe ja doli mbanë. Sot është një shoqëri që lakmohet për karakteret e saj që dallohen dhe shquhen pa vështirësi nga popuujt e tjerë.

Krahas këtyre tipareve të domosdoshme për tu përballur me sulmet e ashpra deri në çdukjen e etnisë sonë, rol të pazëvëndësueshëm ka luajtur të “mbërthyerit” fort dhe pa ekuivok tek qeliza bazë e shoqërisë “Familja”. Vlerësimi, respekti, nderimi ndaj familjes, e ndërlidhur me gjuhën, territorin, kanë qenë dhe janë shtyllat e hekurta të pacënueshmërisë së identitetit, janë vetë siguria për vazhdueshmërinë e prejardhjes sonë të shumëzilepsjes e cila i shtyn të tjerët drejt vrasjes të së mirës, të veçantës, të paarritshmes prej tyre.

Por gjatë këtyre tre dekadave, tek-tuket e këmbanave rezultojnë se janë shumuar, po ashtu dhe këpurdhat që filluan të mbinin, tashmë nga shtrydhja nxjerin helm, i cili përhapet me shumë dëshirë dhe me pasion nga disa të ashtuquajturit pronarë e moderatorë të mediave, të subjekteve ekonomike, kompanive, pjesërisht deri edhe në institucionet shtetërore, tek të cilët ka zënë vend mendimi dhe veprimi se gjithçka, përfshi moralin, artin, arsimin, drejtësinë, familjen, etj, duhet trajtuar me konceptin e mallit, i cili shitet dhe blihet me para sipas çmimit. Të konceptuarit në këtë mënyrë ka dhënë dhe po jep goditje të rënda edhe tek familja, e cila, sipas realitetit aktual, e ka kaluar fazën e tronditjes dhe po merr zhvillim faza e venitjes, shpërbërjes, dukuri të shpeshta që vrehen përditë me divorcet, uljen e numurit të martesave me celebrimë, vrasjet brenda çifteve etj. dhe lënie përparësi bashkë jetesës, lidhjeve jashtë martesore, lidhjet e çifteve të përkohshme në vartësi të "më jep para të të jap si mall-virgjërinë". Të tjera raste njihen pranimet e lidhjeve në çifte me vendosje kushtesh edhe kur nuk arrihen me të ardhurat nga punët normale, apo mundësitë reale.

Çifte bashkëshortore, edhe me kohë mbi 20 vjeçare, me fëmijë të rritur, nën presionin, trysnitë dhe frymëzimet e mjeteve propagandistike me shumë bollëk, të shpërndara me lehtësi dhe aspak përgjegjësi morale, etike, apo dhe ligjore, që na "dhurohen" nga interneti, televizionet, mediat online apo të printuara, emisionet televizive me tema zhvillimi pa limite, shfaqje humoristike me banalitete gjoja gajasëse e mjaft të tjera, japin ndikime drejt degjenerimit dhe mbi të gjitha arrijnë të vlerësohet jo moralja, menefregizmi idiot që shkon deri në mëndjemadhësi, e mendojnë se me të vepruarit kështu u jepet e drejta të krenohen se fitojnë statusin e “njeriut të civilizuar”.

Një pjesë të mirë të shoqërisë sonë e ka pushtuar thënia e kahershme e popullit “Shih rrushi rrushin e piqu” mbas së cilës po vrapojnë djem e vajza, prej të cilëve pesha specifike anon tek te rinjtë e të rejat që janë pjesë e dyndjeve dhe lëvizjeve demografike nderurbane të pas vitit nëntëdhjetë, tek të cilët ishte krijuar boshllëk në njohjen dhe zhvillimin ekonomiko-scial. Në këtë grupim të rinjësh dhe të rejash përfshihen edhe çifte bashkëshortësh si ata që kanë vite emigrimi të martuar dhe ata që lidhin martesa të qëllimshme për të përfituar shtetësi apo leje qendrimi jashtë vendit.

Të neveritshme, të pakuptimta dhe të dëmshme për shoqërinë janë ndarjet bashkëshortore me pretendimet “dua të jem e/i lirë sepse tashmë jam franceze, italiane, spanjolle etj”. Kërkojnë shkëputje nga përgjegjësitë familjare pa u qederosur (shqetësuar) për fëmijët e tyre, për prinderit, rrethin familjar, rrethin e krushqive dhe atë shoqëror.

Në statusin e këtij studimi, e ndjej shpirtërisht të lëshoj pyetjen:

- Ç'farë përfitojnë këta individë, qofshin meshkuj apo fema të pushtetshëm ose jo? Dhe përgjigjja është se:

- Ata përfitojnë pasuri, ofiqe, por humbasin familjen, respektin dhe të qënurit njerëz, gjë që nuk i preokupon sepse e kanë humbur realitetin, të vërtetën!

Jetojmë në këtë epokë, që duam apo nuk duam, jemi përfshirë, ose jemi të pushtuar nga paudhësitë e mësipërme. “Epidemia” e së keqes ka rënë dhe ka zënë vend tek ne, bile me një komoditet që na habit me konceptimin e tingujve acarues të këmbanave, të cilat tashmë nuk bien tek-tuk, por janë shndërruar në një shumëllojshmëri tingujsh konkuruese me orkestrat më të dëgjuara klasike.

Nuk prirem nga alarmet dhe dhënie informacionesh të pavërteta, as nga mos venia në qendër të vemendjes të informacioneve të vërteta, të cilat si njera dhe tjetra, ose të dyja bashkë duhen kapur si fenomene të shfaqura, që janë në veprim dhe duke u mbështetur fort në disa parime që i trashëgojmë, të mundësojmë me veprime konkrete për të përmirësuar kualitetin e jetesës që nga vetvetja, familja, shoqëria dhe sistemi i drejtimit të shoqërisë në tërësi.

Të gjithë e dimë dhe kemi dëgjuar shprehjen e popullit që “çdo e mirë apo e keqe” së pari lind, merr fomë dhe zhvillohet tek vetvetja.

- Nëse çdo njeri arrin të kuptojë dhe të ndajë të mirën nga e keqja dhe anasjelltas, pa dyshim arrihet suksesi i dëshiruar dhe me çlirimin e secilit individ nga paudhësitë e të gjitha llojeve, arrihet shpëtimi në tërësi i shoqërisë.

- Nëse çdo njeri nuk arrin ta kuptojë se e keqja dhe e mira e ka fillesën tek vetvetja, por ja transmeton dikuj tjetër, pa dyshim nuk arrihet tek përmirësimi dhe nuk mund të pretendohet për të ndryshuar jo një, po asnjë situatë të padëshiruar, përkundrazi lehtëson vazhdimin e të kundërtës, mbjell dhe kultivon degjenerimin, korrupsionin, konfliktet, armiqësitë antagoniste dhe ato jo antagoniste. “E vërteta që është një” ndeshet, përballet me mashtrimet, gënjeshtrat, shpifjet, vese këto nga më të neveritshme për çdo shoqëri, prej të cilave nuk shkëputen edhe vjedhjet brenda vetes, familjes, të afërmëve, shoqërisë dhe shteti i cili arrin të vjedhë veten por që dora hajdute e shtetit shtrihet pa frikë dhe pa droje në xhepat e popullit që e ka besuar për ta menaxhuar. E thënë shqeto shqip, kjo është situata e sotme në gjithë shoqërinë tonë, ku elementi keqbërës jo që nuk luftohet, por ka zaptuar majat dhe drejton duke mashtruar, gënjyer, shpifur se gjoja po menaxhon të  vërtetën.

Nuk mohohet se për njerëzimin ka tre konceptime për jetën, e shkuara, e tashmja dhe dhe e ardhmja. Krahas këtyre ndarjeve është fakt se çdo njeri, individ, arrin të njihet vetëm me dy nga këto ndarje, atë që shkon dhe atë që është, dmth të shkuarën dhe të tashmen, ndërsa privilegji për njohjen dhe kalimin në të trija ndarjet e kanë popujt. Kjo është një e vërtetë. Dhe për këtë të vërtetë, çdo individ, shoqëri punojnë dhe jetojnë vetëm në të tashmen, por që shpejt kthehet ose quhet e shkuar, prandaj thuhet në të shkuarën.

Është kjo e vërtetë që detyron ti përkushtohemi të tashmes, e shkuara ishte e dikuj tjetër ose dhe e jona, së cilës i është kushtuar vemendja përkatse që mbartet tek e tashmja. Në këtë gjykim lind edhe përqëndrimi ynë për të ardhmen së cilës ne i shërbejmë me të sotmen.

Përvoja na dikton të përqendrohemi tek e tashmja, kjo se çdo njeri jeton në këtë të tashme, e djeshmja është e jetuar dhe i është dhënë përqendrimi e përkushtimi përkatës që e disponojmë në të sotëmen, si kundër përkushtimi ynë për të sotmen, pa asnjë dyshim do ti vlejë të ardhmes.

Pse duhet të "mbledhim" mendjen dhe të gjykojmë në këtë drejtim?

Sipas përvojës tre janë arësyet:

a).- Nuk humbim kohë për të menduar se në të djeshmen, në të shkuarën, gjërat duhej të bëheshin ashtu apo kështu, mbasi koha që ikën nuk kthehet dhe truri ynë "shpëton" nga të menduarit për atë që nuk arrihet.

b.- Duke u çliruar nga të menduarit e pikës "a", fitojmë kohë mendimi dhe përqëndrimi më shumë për ti vënë në shërbim të së sotmes.

c). - Me këtë gjykim vlen edhe problemi lidhur me përkushtimin e të ardhmes. Nëse e kuptojmë të plotë të vërtetën e përkushtimit ndaj të sotmes, automatikisht i kemi kushtuar përqëndrim të ardhmes, u spjegua se e sotmja shpejt shndërrohet në të ardhme. Kjo një e vërtetë që na ndihmon në çlirimin e mendjes–trurit nga ngarkesa të panevojshme.

Por mendimi ndaj të njëjtit fenomen, sidomos shoqëror, nuk mund të jetë unik, kjo në vartësi të edukimit familjar, kulturës së çdo shoqërie, periudhave, pra në tërësinë e fazave të zhvillimit të njerëzimit. Të vetëdijshëm përpara këtyre qendrimeve, rëndësi të veçantë për ti mposhtur, duhet ti jepet vemendjes tonë për të depërtuar në mënyrën se si përcaktohen idetë, ndjenjat dhe mendimet e të tjerëve. Shpesh na ka ndodhur dhe na ndodh, qoftë dhe jashtë vullnetit tonë, të rrëmbehemi nga fiksacionet ndaj kryerjes së një veprimi apo mos veprimi të dikuj, si ndaj nesh dhe të tjerëve.

Fiksimet si: Pse u shpreh në atë, apo në këtë mënyrë ai?, ose ç’farë donte të thoshte, ku duhet të dilte? Pse nuk veproi sipas dakortësisë? Ç’farë di ai/ajo që më mban qendrim të rezervuar (mëri, inat, zemërim, urren)? Dhe plot hamendje të tilla që prodhojnë dyshime, shqetësime mes njerëzve; nga ndonjëherë këto ndodhin edhe mes njerëzve shumë të afërt, të dashur.

Fiksimet ndodhin jo vetëm ndaj këtyre rasteve, por kur “lëshohen frenat” e mendjeve tona, arrihet të “merakosemi” edhe me problemet e të tjerëve, qoftë mes thash e themeve, zilive apo keqdashjeve, si fjala vjen: Ku i gjeti paratë ai/ajo që u bë kaq i pasur?, Cilin ka mik/mikeshë që siguroi truall ndërtimi në atë vend strategjik?, kush e ndihmoi që u ngrit aq shpejt në atë post tepër të rëndësishëm?, si arriti të bëhet pronar i kaq apo aq vilave?, etj. fiksime të tilla të krijuara mes individëve, apo grupe njerëzish me pronat, mallrat sendet, paratë. Fiksimet ndodhin edhe në diskutimet mes dy apo më shumë njerëzve, ku përflitet (mbahen në gojë) për lidhjet femra- meshkuj, jashtë normave morale, jashtë martesore.

E vërteta në politikë?. Nëse i konceptojmë fenomenet me këndvështimin e kësaj teme, nuk është e vështirë të kuptosh se politika dhe partitë politike gjatë këtyre tre dekadave nuk i përafrohen të vërtetës. E shtjellojmë: Politika, partitë politike për 30 vjet janë marrë tërësisht me të djeshmen (të shkuarën) dhe të nesërmen (të ardhmen), kur vemendja dhe përqëndrimi, duhet të jenë tek e sotmja (e tanishmja). Kur mendimet dhe veprimet përqendrohen e përkushtohen tek e djeshmja, ka veç humbjes kohe, dëmtohet ecja përpara, sepse e djeshmja nuk kthehet, as ndreqet.

Të jemi koshientë “Nga e djeshme të mundohemi të përfitojmë, por jo të përqëndrohemi me diskutime, apo kritika të pa fund, ashtu siç praktikisht është vepruar.Të vepruarit ashtu, nuk ka vend për të vërtetën, përkundrazi është vepruar dhe veprohet për të mashtruar, gënjyer dhe shpifur, metoda dhe mënyra të vepruari për të kënaqur egon e të sotmes”. I tillë mbetet edhe të përqendruarit, apo përkushtimi duke mashtruar, gënjyer dhe premtuar për të ardhmen. Tridhjet vjet politika ka deklaruar dhe propaganduar vit për vit dhe fushatë për fushatë se :”Do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”. “Do të luftojmë korrupsionin, nepotizmin do të marrë përparësi meritokracia, do të vendoset drejtësia, do të ndërrtohet shteti i së drejtës, dhe plot premtime të tjera me do të”.

Të gjithave sa sipër u shtohet parashtesa “do të”, që kupton dhe nënkupton përqendrime dhe përkushtime për të nesërmen (të ardhmen), duke mos kryer asnjë veprim në të sotmen, që i shërben pa dyshim edhe të nesërmes. Ky kurs të vepruari dhe të propaganduari, sinonim i “Babales”, në vetvete përbëhet nga kurthe, mashtrime, gënjeshtra, shpifje, sajesa të cilat përdoren nga politika dhe partitë politike në kundërvënie ndaj të vertetës që kërkon veprim, përqendrim dhe përkushtim tek e sotmja, “e tanishmja”.

Të tashmes, i vijnë për shtat deklarimet për vepra dhe veprime që janë kryer dhe po kryhen, dmth: “ U krye ky apo ai premtim”, “u relizua kjo apo ajo Reformë e këtij apo atij sektori”, “U dënuan dhe u sekuestrua pasuria e këtyre persona ish VIPA”, etj. Por këto deklarime ka 30 vjet që nuk dëgjohen, nuk është pranuar të jepet asnjë llogaridhënie, por arrihet të thuhet se “dënimi i kësaj apo asaj qeveria jepet e merret me humbjet apo fitoret në zgjedhje”. Kur rezultatet e zgjedhjeve manipulohen, paguhen dhe vidhen nga më i “forti”. E vërteta tretet, “Babalet” lulëzojnë, shqiptarët dhe Shqipëria humbasin!.

Të gjitha këto sjellje dhe paragjykime me fakte ose jo, ndikojnë në trurin e njeriut dhe shkaktojnë strese, ankthe, shqetësime të shumta dhe aspak të nevojshme, por stimulojnë në krijimin dhe përhapjen e viruseve të ndryshme sëmundjes si diabeti, i cili është stimuluar shumë mbas vitit 1990, përfshirë sëmundjet mendore, acarime të forta nervore me përfundime në veprime horrore, vrasje të shpeshta edhe brenda anëtarëve të së njëjtës familje. Realisht po jetojmë në një periudhë kohe seriozisht jo miqësore, por jemi përpara pasigurive që krijohen nga mungesa e ushtrimit me drejtësi të kodeve penale, civile, famljare dhe mos ndëshkimit të personave që shkelin ligjet, regullat dhe normat më elementare që rregullojnë marrëdhëniet mes familjeve, grupnjerëzve dhe shoqërisë në tërësi.

Të gjitha sa u tha në mënyrë të drejtë trokasin në qenien tonë dhe mbjellin ankthe, strese, lindin veset e pa pëlqyera si inatet, zëmërimet, urrejtjet ndaj njerëzve më të afërt, më të dashur, deri edhe në eliminime fizike bashkëshorten/ bashkëshortin, apo të kalojne në sëmundje nervore. Zhvillimi i vrullshem i jetës tonë, i shoqëruat me ngarkesat e mësipërme negative, padyshim pengon ecurinë normale të së sotmes, na largon nga të qenurit vetvetja, përkeqëson marrëdhëniet me ata që na rrethojnë.

Në përfundim mendoj se njerëzimi duhet të shkëputet nga dualizmi mes të vertetave dhe mashtrimeve, gënjeshtrave apo shpifjeve; nga dualizmi mes moralit të shëndoshë dhe degjenerimit. Personalisht më pëlqen që familjet, shoqëria jone të mbajë fort kahjen e të vërtetave dhe moralit të shëndoshë, duke u larguar me neveri qendrimeve dhe sjelljeve të pa principta ndaj mbrapshtive që u atakuan pjesërisht si shembuj në këtë trajtesë.

Njerëzit që pasurohen, të njëjtë me ata që kapin majat e pushtetit, kur nuk i meritojnë, errësira u pushton shpirtin dhe pasojat ndikojnë në shtimin e vuajtjeve të popullit.

Shënim (¹):“Babalët”=Sinonim i mashtruesve, intrigantëve, hipokritëve, gënjeshtarëve, shpifsave.

Tiranë, më 14 Shkurt 2020.

Studiues Fahri Dahri



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora