E premte, 19.04.2024, 09:13 PM (GMT+1)

Mendime

Hilmi Saraçi: Fotografia

E premte, 14.02.2020, 09:02 PM


Fotografia

(Njerëzit fotografohen,sepse kanë dëshirë të shihen nga të tjerët,janë të prirur të marrin poza të ndryshme dhe të komunikojnë rreth tyre. Fotografitë kanë efektin e tyre përkujtimor dhe shoqëror. Tani ka fotografi të ndryshme, të njerëzve të ndryshëm të njohur: kryetarë shtëtesh, artistë, shkrimtarë , fetarë ,shkënctarë që kanë vlerë dhe meritojnë të shihen dhe të vehen në vendin e duhur . Kjo ka rëndësi  të vecantë që për fotografitë të flitet dhe të sqarohet rëndësia e saj me kujdes dhe profesionalizëm)...

Nga Hilmi Saraçi

Këto ditë u folë shumë për fotografinë, rendësinë individuale, shoqëre por edhe politike dhe obliguese- për fotografinë  e kryetarit të shtetit, respektivisht për fotogravinë e Hashim Thaqit. Institucionet tona shtetrore fotografinë e kryetarit aktual e vejnë në një kënd të vendit ku punojnë, por duke mos përcaktuar këndin obligativ. Disa këtë fotografi e vejnë në ball, ndërsa disa të tjerë në tjetër kënd. Kryekuvëndarja Vjosa Osnani e vënë në një kënd tjetër sipa dëshirës se saj, i ndërron  vendin e  fotografisë së Hashim Thaqit dhe në këtë kënd e venë fotografinë e dr. Ibrahim Rugovës . Mirëpo Vjosa Osmani është mjaft e përgatitur në aspektin juridik dhe e vetëdijshme , prandaj ajo ka sqaruar se nuk e ka heq fotografinë e Thaqit , por vetëm i  ka ndrruar vëndin që nuk është në kundërshtim me ligjin. Për këtë veprim të kryekuvëndarës Osmani , PDK-ja reagon ashpër duke bojkotuar seanacat plenare ashtu edhe të kryesisë, Kjo nuk është e arsyeshme dhe është veprim i pamatur,sepse për gjëra të tilla nuk duhet bojkotim, por ligji duhet ta japë fjalën. Kjo nuk ndodhi sepse në Seacen Plenare të 13  shkurtit (2020) PDK – respektivisht  Mërgim Lushtaki  sipas udhëzimeve që kishte marrë më të filluar séanca kishte përgatitur një foto me portretin e Hashim Thaqit, me dimenzione të mëdha, duke e vënë pas shpinës së kryeparlamentarës , Vjosa Osmanit e cila udhëhiqte seancën dhe duke ju drejtuar “Tani ke rastin që të ispirohesh”. Mëndoj se ky veprim ishte mjaft i pamatur dhe primitiv, sepse inati në këto raste në kuvënd nuk duhet të ket vend, sidomos ky lloj veprimi. Kjo sikur  t’i përngjante një loje me fotografinë  e Hashim Thaqit, kryetar i Republikës se Kosovës.Mirëpo Vjosa Osmani ishte në nivel të kryetarës, e pa të parëndësishme këtë veprim primitiv, nuk reagoj dhe sikur nuk ishte me rëndësi vazhdoi udhëheqjen e seancës me pikat e rendit të ditës...

Pastaj në këtë seancë pati mjaft acarime në diskutime dhe polemika reciproke , sidomos kur Bedri Hamza,shef i grupit parlamentar të PDK-së mori fjalën duke kritikuar parlamentarën me një ton mjaft të ngitur dhe arogant për qëndrimin e keq të saj... Pastaj gjatë debatit pati mjaft kundërshtime të tjera dhe replika:Pozitë –Opozitë. Ra në sy sidomos diskutimi i Daut Haradinajt  se Vjasa Osmani është zgjedhur edhe me votat e”Listës serbe” duke kërkuar sqarim se a është në pozitë apo në opozitë “Lista serbe”. Dautit sikur nuk ju kujtuar se  Qeveria Haradinaj është formuar falë “Listës serbe”…

Vlenë të theksohet gjithashtu reagimi i Mëmli Krasniqit për spotin e këngës së Nexhmije Pagarushës që para deputetëve të Kuvëndit në fillim u ugzekutu- në shënjë nderimi për ikonën e këngës shqipe , Memli Krasniqi reagoj  se Nexhmije Pagarusha paska lënë amanet që ky spot me këngën “Baresha” mos të egzekutohet. Mirëpo kjo si duket nuk ishte ashtu siq reagoi Mëmli Krasniqi, pasi që edhe pas këtij amaneti kënga ishte kënduar dhe të afërmit e saj nuk e vertetuan mëndimin e Mëmli Krasniqit, prandaj mëndoj se kjo ishte një përpjekje për ta minimizuar paraqitjen para Kuvëndit veprën e Bilbilit të këngës shqipe…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora