E shtune, 28.03.2020, 11:48 AM (GMT)

Komente » Saraçi

Hilmi Saraçi: Reciprociteti

E merkure, 12.02.2020, 07:13 PM


Reciprociteti

Nga Hilmi Saraçi

Reciprociteti  fjalë me rëndësi të vecantë dhe me përmbajtje  aktuale  në këto kohë dhe për të ardhmen e vendit, sidomos për Qeverinë Kurti që mëndon ta parashtroj në dialogun me Serbinë. Reciprociteti kaherë është përmend dhe është analizuar përmbajtja dhe efekti i tij nga shumë analistë dhe të tjerë të cilët kanë shpieguar se është   e favorshme për vendin dhe e efektshme  ndaj Serbisë, prandaj  është dashur qysh herët të zbatohet dhe të implimentohet, por Serbia nuk  ka pranuar dhe zbatuar në praktikë.  Ka pasur edhe tani ka mendime të kundërta mjaft të ashpra mga opozita se nuk duhet të hiqet taksa ndaj Serbisë dhe të zëvëndësohet me reciprocitet. Më e zëshmja është AK-ja me Ramush Haradinajn i cili kursesi nuk pajtohet për heqjen e taksës. Reagimi i tij është mjaft i ashpër, prandaj në mbledhjet e tyre drejtuese kanë deklaruar se do ta kundërshtojnë heqjen e takses, qoft  me protesta qoft me forma të ndryshme. Në këtë fushë Albin Kurti tani sikur i  ka pritë  këto angazhime kundërshtuese, prandaj nuk mëndon që të luhatet në vendimet që do t’i marr. Mirëpo është për t’u brengosë një përpjekje e tillë nga opozita.

Taksa

Mëndoj se taksa ka pasur efektin e vet në kohën e duhur  ndaj Serbisë. Prandaj masa e reciprocitetit do jetë zëvëndësim i  dobishëm për vendin. Serbia vazhdimisht  insiston që të hiqet taksa për të filluar dialogu i ndërprerë. Bashkësia Nndërkombëtare dhe Amerika kahërë kanë kërkuar që të hiqet taksa për të filluar dialogu i ndërprerë, por përkundër përpjekjeve të vazhdueshme  kjo nuk është  hequr gjatë qeverisë Haradinaj i cili ishte i vendosur dhe i prerë të mbetet deri kur Serbia ta pranojë  shtetin e Kosovës. Haradinaj e lutë  Kurtin që mos ta heqë taksën. Megjithatë Qeveria Kurti mendon që ta heq taksën me zëvëndësimin e reciprocitetit , duke theksuar se pa vëndosur reciprocitetin nuk do ta heq taksën. Kjo  është me vënd, por  e vështirë për t’u realizuar, pasi  siq përmendem më lartë Bashkësia Ndërkombëtare  dhe Amerika vështirë se do ta miratojnë.  Kurti ka mjaft punë të tjera të grumbulluara përvec takses për t’i zgjidhur : si korrupsioni, krimi i organizuar, nepotizmi, pasuria e fituar e paligjshme e të tjera që Kurti mëndon t’i  luftojë pa kompromisë.Për këto qytetarët kanë votuar duke shpresuar për një të ardhme më të mirë. Por për të gjitha këto Kurti duhet të jetë i vëndosur dhe sycel.  Në këtë fushë kualicioni me LDK dhe bashkpunimi i sinqertë në mes tyre është me rëndësi të vecantë. Këto dy subjekte politike tani kanë kuadra të duhura dhe të dëshmuara për të vepruar komfor ligjit dhe kushtetutës.Prandaj dialogu me Serbinë është i vështirë por i domosdoshëm .  Zbatimi i reciprocitetit  do të thotë  shkëmbim reciprok si dy shtete të barabarta- në njëfarë mënyre pranim i shtetit të Kosovës nga Serbia .Mirëpo  Serbia nuk  është e gatshme për ta pranuar shtetin e Kosovës  pa një trusni ndërkombëtar, sidomos nga Amerika me të dërguarin e presidentit Tramp, Grener.

Bojkoti

Opozita (PDK –AK-Nisma) qysh në Seancën  e Kuvëndit, 3 shkurtit(2020) kishte qendrime mjaft të njëanshme duke kundërshtuar pa një përvojë të duhur parlamentare- bojkotuan  votimin ( formimin) e qeverisë Kurti, me qelim që të dështoë  votimi  i Qeverisë . Mirëpo kjo nuk ngjau dhe as nuk pati ndonjë “mrekulli “që kishte  pritur opozita. Tani opozita (PDK-AK- Nisma) sikur janë “nërvozuar”- i ka kapur “cekrri” duke vrapuar poshtë e lartë pa kontrollë të duhur si opozitarë. Kjo ndodhë duke  mënduar se koalicioni LVV-LDK  do të deshto gjatë veprimtarisë se tyre , prandaj ka filluar me bojkotuar mbledhjet e qeverisë , të kryesisë me “arësyera” të ndryshme. Njëra ndër to është heqja e fotografisë se presidendit aktual HashimThaqit nga vendi i mëparshëm dhe në vënd të tij vënja e fotografisë se dr. Ibrahim Rugovës.Opozita ( PDK)kërkon që fotografija e presidentit Thaqi të këthehet ne vendin e mëparshëm. Mirëpo Vjosa Osmani është mjaft e përgatitur në aspektin juridik dhe e vetëdijshme , prandaj ajo ka sqaruar se nuk e ka heq fotografinë e Thaqit , por vetëm i  ka ndrruar vëndin që nuk është në kundërshtim me ligjin dhe për këtë pikë nuk kemi  cka të bisedojmë më tutje...  Opozita ka rëndësi të vecantë për  ta kundërshtuar qeverinë por  duhet të jetë kunstruktive dhe e drejt në qendrime dhe në veprime…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT