Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Lidhja Shqiptare ne Botë përkujton themeluesin e saj

| E merkure, 12.02.2020, 08:39 PM |


Lidhja Shqiptare ne Botë përkujton themeluesin e saj

Nga Neki Lulaj

Qyteti  Langenthall  i Zvicrës, ditën e diel ishte nikoqir i qindra bashëkatdhetareve të cilët kishin ardhur nga shtetet e ndyshme europjane dhe kantontet e ndryshme te Zvicres.për ta përkujtuar  pishtarin e atdhetarisë Mikel Kuzhninin.

Në mënyrë madheshtore u mbajtë akademija përkujtimore kushtuar  veprimtarit të shquar të çështjës kombëtare  nisëmtarit ideatorit dhe themeluesit te Lidhjë Shqiptare në Botë Mikel Kuzhninit, me rastin e gjashtë mujorit të amshimit.

Në këtë akademi përkujtimore  ishin prezent  vellai Simoni me familje, konsullja e Republikës se Kosovës në Zvicër znj.Shukrije Ramadani,afaristi i shquar atdhetari  Lazim Destani, kardiokirurgu me famë, Omer Xhemali, udhëheqës i Klinikës së kardiokirurgjisë në Spitalin “Triemli” të Cyrihutetit të , profesor doktor, Milaim Fejziu nënkryetar i kësaj lidhjeje dhe bashkëthemelues i Universit Tetovës, si dhe doktorët e shkencë Sokrat Sinaj, Alban Y. Neziri e specialist të tjerë nga fusha e mjekësisë, afaristët e shquar, Anton Nikolla e Fehmi Fetahu dhe mysafirë nga Unioni i Shqiptarëve të Kroacisë  antarët e Lidhjës se Shkrimtareve  Artistve dhe Krijuesve Shqiptarë nga Gjermania artisti i filmit dhe i dramës nga Republika e Kosovës zt. Çun Lajqi gazetari i  televizionit  zt Asllan Bajrami dhe  të tjerë.

Pamje nga Akademija përkujtimore ne Langenthal-Zcicër

Pasi përshëndeti të pranishmit, nga pozita e nikoqirit, Nazmi Jakurti, kryetar i Lidhjes së Shqiptarëve në botë, që është edhe organizator i akademisë, më një falënderim të pranishmëve iu drejtua vëllai i Mikelit, Simon Kuzhnini, njëherësh themelues i kësaj lidhjeje e cila ka bashkuar shqiptarët nga vendet e ndryshme të botës rreth kauzës së bashkimit kombëtar, duke përçua frymën kombëtare në meridianë të ndryshme ku jetojnë  dhe veprojnë aktualisht shqiptarët.

Në foto:Lazim Destani,Neki Lulaj Shukrije Ramadani dhe Simon Kuzhnini-Langenthal 2020 Zvicër

Rrugëtimi jetësor i binjakve -vëllzërve Kuzhnini është i gjatë i mundimshem me  plotë sakrifica me te pa priturat  te kurthave gjakatare por edhe i lavdishëm sa edhe atdhetaria e tyre.Aktiviteti i tyre ze rrenjë duke filluar nga Demonstratat e parat ë vitit 1968   ngritja e flamurit kombëtar para shëpisë se Lidhjës se Prizrenit  ne Prizeren e deri ne ditë e fundit të jetës se tij ai isht aktiv i vendosur dhe i pa lodhur. Sot kujtojmë Mikelin njeriun qe nuk diti me u ndalë kurrë nuk diti me heshtë kurrë  para padrejtësive te kombit,  nuk diti me kursye kurrë humanisti zemërbardhë  kur ishte fjala për ndihmë njerëzve me nevoja te posaçme por edhe kurrë nuk diti me pushue se  vrapuari pas çështjes se shenjët kombëtare.Jeta e  atëdhetareve me  plotë mundime e sfida fillon me ikjen nga Kosova dhe vendosjën  e tyre ne Zagreb.Jeta i formësoi shumë gjenin e atdhetarisë trasheguar nga prindërit .Kyqja e pa kursyer e tyre ne pajtimin e gjaqeve ne Kosovë ne trojet shqiptare  e deri ne Amerikën e largët është kontribut i pa parë.

Mikprita e Delegatve te  Republikës së Kosovës,strehimi i ushtareve shqipëtare pritja dhe përcjellja e tyre vendosja ne vende te sigurta kur filloi lufta ne Kroaci e deri te shpallja e  Kosovës  Shtet.

Është një brez jete plotë lavdi isha prezent  është moment i pa harruar ne jetë kur e  kujtoi Mikelin edhe në grevën e urisë ne Bruksel të shtrirë ne shesh i vendosur me vdekë me një pëllemb shkrum mbi buzët e gjakosura edhe kur mjekët e sygjeronin qe te dalë nga greva sepse ishte keçësuar tej mase gjendja e tij shëndetsore ata dhe ai  ishte i vendosur qe pa plotësimin e kërkesave nuk e lëvizë as gishtin e vogël nga ky vend.

E kujtojmë nëpër shkallët plotë rreziqe të jetës e kujtomë punën dhe angazhimin e tij me rastin e themelimit të lidhjës shqiptare ne Mynchen.

Kujtoi me admirim organizimin e shembullor dhe mundin e pa kursyer ne kogresin e parë  të LSH ne Prizren prej nga edhe vijn vëllazerit Kzhnini kongresin  e dytë në Prizren dhe kongreson e tretë ne Shkup.

E kujtoi Mikelin ne Zagreb ne maj të vitin 2018,ku ishim me  një delegacion nga Gjermania  mysafir ne konakun e Kuzhninve e Mikelin  i pa rehatuar duke bërë përpjekjet shpirterore qe  si nikoçir me taban trasheguar nga priderit dhe  nga gjysherit ti rehatoi mysafirët qe te ndihën sa mirë e vet ishte i sëmur e  me Dializë..

Ai vetëvetës i kishte caktuar një detyrë te shenjët  kishte  diçka te pa shpjeguar qe e gjen te atdhetarët e devotshëmnjë qe para interesit përsonal kishte vendosur interesin kombëtarë ,…….!

Ne vazhdim te kësaj seance  fjalën e mori  profesor doktor, Milaim Fejziu nënkryetar i kësaj lidhjeje dhe bashkëthemelues i Universit Tetovës,i cili foli për punën angazhimin e  vëllazërve Kuzhnioni e ne veçanti për vullnetin e pa shtjerrur deri ne vdekje  të Mikel Kuzhninit ,të pa zavendsueshëm.

Në superlativ për jetën e pishtarit të kombit folën kosullja e Republikës të Kosovës ne Zvicër zjn. Shukrie Ramadani, afaristi Lazim Destani,Don Marjan Marku,zt. Nikë Gjeloshi,Ermina Leskaj, zt. Idet Hjadari, Dr.Alban Nezizi dhe Xun Çetaj.

Delegacioni nga Gjermania qe merrnin pjesë ne këtë akademi përkujtimore ishin anëtaret e kryesisë te lidhjës te prirë nga  Agim Aliçkaj, Ragip Nuredini Kadri Krasniqi, Bekim Gashi,Niman Mulliqi dhe Neki Lulaj.

Vargje te bukura Monolog  kushtuar Mikel Kuzhninit  interpretoi artisti i filmit dhe i dramës zt, Çun Lajçi për ti lëshuar radhen një filmi të gjatë Doklumentar përgaditur nga gazetari Asllan Bajrami, mbi jetën dhe veprën e binjakve Kuzhnini gjiruar enkas për këtë akademi përkujtimore. Ne fund ishte zotimi i përbashkët „Prehu ne paqe pishtari i atdhetarisë se testamentin tend do ta qojmë përpara ishte  betimi i te gjithë te pranishmeve .“

Në fund bashkëthemeluesi dhe Kryetarit të Nderit të LSHB, zt.Mikel Kuzhninit, i falënderoi te gjithë pjesëmarrësit ne këtë akademi përkujtimore.