E premte, 19.04.2024, 08:17 PM (GMT+1)

Editorial

Shaban Peraj: Trazohen shpirtërat e opozitës malazeze

E enjte, 16.10.2008, 11:58 PM


Trazohen shpirtërat e opozitës malazeze

Pranimi i pavarësisë së Kosovës  nga Mali i Zi trazoi shpirtërat e opozitës malazeze, por ata janë vonuar dhe nuk u mbetet asgje tjetër përpos asaj se nuk është e gabuar ëndrra e tyre për të penguar zhvillimet evroatlantike.

Shkruan: Shaban Peraj

Eshtë një lajm i keq që opozita malazeze gjithnjë e më tepër nuk po mund ta gjejnë vetën në funksionimin e saj për të ndihmuar për shumë cështje të rëndësishme që shqetësojnë sot komunitetin e këtushëm. Ata në vend që t’i ndihmojnë mbarëvajtes, mirëqenies së qytetarëve, me sjelljet anticivilizuese të tyre po ndikojnë në tërheqjen e hapava prapa me cka duan të tregojnë se akoma janë të mykur në kokat e tyre me mite serbe për të vuajtuar nga mungesa e kapitalit njerëzor. Ata po mundohen të tërheqin vemendjen andej nga jorealiteti pë të fshehur paaftësitë e tyre  nga ku nuk janë të gatshëm të shfrytëzojnë momentet apo shanset e tyre pë të qenë pjesë e evropës së bashkuar. Jehona e tyre vazhdon të ndihet fuqishëm me lloj-lloj retorikash, fyerjesh nga më të ndryshmet lidhur me pranimin e pavarësisë së Kosovës, po edhe ndaj shqiptarëve në Mal të Zi. Ata nuk kanë një politikë të qartë sepse nuk kanë parime të përcaktuara e histori të pastër nga ku nuk dine se kend kanë prind duke jetur me ëndrra të ngatërruara për të ardhmen. Këto ëndrra të tyre bëhen pengesë për realizimin e ëndrrave të qytetarëve tjerë në Mal të Zi  që bashkëjetojnë me ta, që kontribuojnë njësoj si ata, por që gjithmonë ndihen të shkelur prej tyre pikërisht duke ju referuar të kaluarës.
Disa lëvizje të cuditshme të lidershipit opozitar malazez në lidhje me reagimet e vandalizmin e tyre të shprehur ditë më pare në Podgoricë, apo edhe në disa qytete tjera, të bëjnë të kuptosh se të njëjtit janë pengje të politikës serbe me cka para opinionit tentojnë të mbulojnë të fshehtat që kanë marrë si premtim nga ata të cilët deklarojnë se: “Kjo është thikë pas shpine nga ana e Mali të Zi”. Kjo e ngjarë shtron shumë pyetje dhe të bën të mendosh se liderët opozitarë kanë marrë shumë sygjerime të detajizuara nga Serbia duke përkujtuar ngjarjet e viteve të ’90-ta, për cka lideri opozitar Andrija Mandiq pat deklaruar në parlamentin malazez se ngjarjet e tilla do të vendosen edhe në 2008-tën. Kjo tashmë është e qartë se ngjarjet e tilla duan të na përkujtojnë ato vite prej nga ky lider  me një sarkazëm, por i përkrahur edhe nga liderët tjerë të opozitës malazeze, po mundohet të krijojnë, asgjë të re, vetëm se një histori të pësëritur që do të regjistrohet në analet e histories serbe. Në këto momente kur cështja e Kosovës ka marrë drejtimin e vet si një shtet të pranuar nga fuqitë më mëdha botërore, për mënyrën sesi vepron opozita malazeze shtohen shumë pyetje. A thua vërtet këta kanë në dorë dicka që mund të ndryshojnë nga ajo që tashmë ka përfunduar, a thua të njëjtit sikundër deklarojnë, të përkarur edhe nga Kisha serbe,  bëjnë blofe të qëllimshme duke pare “filma” nga vendet më të prapambetura të botës, bëhen sikur dine të bëjnë politikë karshi atyre që këtë profesion e ushtrojnë nga mosha më e re? Këta mjeranë të shekullit 21 nuk kanë një strategji të vetën për t’iu referuar fakteve dhe realitetit historik, për cka duhet t’u imponohet zbardhja e së vërtetës në mënyrë që kjo shantazh e tyre të përfundojë njëherë e përgjithmonë dhe me transparence ti marrin pushtetin Gjukanoviqit nëse munden. Ndryshe, nuk mund të tolerohet që shumica e qytetarëve malazez të marrë mëkatet e liderëve opozitarë, këtë nuk mund ta lejojnë më as publiku. Veprimet dhe sjelljet e tyre shndërrohen në helme të tmerrshme për qytetarët e Malit të Zi.
Sa për mënyrën e reagimit, vandalizmin e krijuar në “mitingjet e mëdha“ të tyre ka pak shpresë për të ndryshuar dicka që do ta bënte masën t’i kuponte se vërtet janë të interesuar edhe aq për Serbinë, sa për privilegjet që gëzojnë dhe fotelet që mbajnë. Brohoritjet e tyre se “Kosova është Serbi” është një frazë që përdoret shumë më heret se linden këta , nga ku nuk thane dicka të re, sepse nuk kanë lexur histori, po edhe nëse e kanë lexuar e kanë lexuar mbrapsht, duke harruar se shqiptarët vendosin vet si një popull dhe se dhuna e reprezalijet nuk kanë vend ndaj duhet të heshtin duke menduar se duhet të ruhet qetësia. Serbia e fitoi betejën në OKB prej nga mbetet të shikohet vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë  në Hagë, por kjo nuk do të thotë se opozita malazeze ka të drejtë të marrë hov për të rrokollisur cdo gjë, këtë nuk e bën as vet Serbia e vetëdijshme se e ka humbur Kosovën, dhe një ditë deshi apo jo do të përballet me realitetin. Këtë gati se cdo ditë e deklarojnë disa politikanë sërb, ata që shohin e e ndjejnë realitetin e krijuar. Të prirur nga intelektet e trashiguara këta ishat e sodit lavdërohen për veprimet e tyre të “mira” dhe nuk e kanë për turp të pranonë se duan të sundojnë të tjerët  me cka mbjellin pabarazi dhe krijojnë varësi.
Mali i Zi si një shtet me një pavarësi të fituar para dy vjetve, nisur nga euforia  opozitare malazeze më tepër i ngjanë një zone të mbyllur ku përplaset e kaluara që nuk di kend ka prind dhe e sotmja me një të ardhme të qartë. Kjo tashmë për ta është e qartë se janë vonuar  dhe nuk u mbetet gjë tjetër përpos asaj se nuk është e gabuar ëndrra e tyre pë të penguar zhvillimet evroatlantike.    



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora