E shtune, 15.08.2020, 06:59 AM (GMT+1)

Personalitete

Ibrahim Kabili: Pagarusha - Artiste e madhe, simbol i shqiptarisë

E marte, 11.02.2020, 08:59 PM


Pagarusha - Artiste e madhe, simbol i shqiptarisë

Nga Ibrahim Kabili

U bënë ditë pa këngëtaren e madhe dhe të pa arritëshme Nexhmije Pagarusha. Ajo prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.U nda nga jeta në moshën 86 vjeçare, në Prishtinë më 07.02.2020.

Për brezin tonë Pagarusha ka qenë një emër i madh, një këngëtare e shkëlqyer , me një zë të veçantë, brilant dhe të pa arritshëm. Fillimisht repertorin e saj na e ka prezantuar Radio Prishtina. Pë të është shkruar e folur shumë. E megjithatë, sa do të folet dhe shkruhet, përsëri ka diçka që mund të shtohet nga jeta dhe veprimtaria e saj artistike. Pa pretenduar se po them diçka të re, modestisht po shkruaj disa radhë, duke menduar se dhe unë po vë një gur të vogël, në "kështjellën" e madhe Pagarusha.

Nexhmija lindi në Pagarushë të Malishevës më 7 maj 1933 në një familje intelektuale por dhe me tradita patriotike dhe atdhetare. Mësimet e para i mori në shkollën fillore në Pagarushë ku doli me nota shumë të mira. Që në moshë të vogël ra në sy talenti i saj në fushën e artit. Familja e saj largohet nga Malisheva vendoset me banim në Prizren. Në vitin 1947 vendoset përfundimisht në Prishtinë. Nëna e saj vdes shpejt dhe e la në moshën fare të re. Për të u kujdes babai dhe njerka e sajë. Në shumë intervista të dhëna, Nexhmija e vlerëson shumë atë, e quan një nënë të dytë dhe gëzon konsideratë të lartë për Të. Në këto rrethana familjare, babai i saj Veseli e dërgoi Nexhmijen  në shkollën e mesme në Prizren dhe më pas në Prishtinë. Ajo dallohet për rezultate shumë të mira në mësime dhe shkëlqen si talent në fushën e këngës e muzikës. Duke qenë mësues dhe muzikant me emër, babai i saj këmbënguli që edhe vajza e tij të vazhdonte studimet e larta për muzikë. Falë aftësive dhe talentit ajo i vazhdoj studimet në Beograd për solo-kanto. Për arsye familjare i ndërpret në vitin e tretë ato.

Pagarusha veprimtarinë artistike e vazhdoi herët në moshën 14-15 vjeçare. Kënga e parë ka qenë me titull "Dashnor tu bana". Kjo këngë u prit mirë në atë kohë. Duke qenë në fillimet e veprimtarisë artistike, kjo këngë dhe të tjerat më pas, u bënë motiv për më tej, për këngëtaren e re, që më pas u bë një këngëtare emblematike me përmasa kombëtare.

Nga viti në vit, Nexhmija erdhi duke e pasuruar repertorin e këngëve. Natyrisht dhe ana  artistike mori vlera të rralla dhe të veçanta. Specialistët e fushës së muzikës duke parë vokalin, zërin brilant dhe aftësitë e rralla interpretuese të këngës shqipe e marrin në Radio Prishtina si soliste. Punoi me pasion të jashtëzakonshëm pranë kësaj radioje dhe bëri epokë në Të. Nga viti 1947 deri në vitin 1984 ajo ka kënduar mbi 150 këngë. Në radio ajo u njoh, u dashurua, dhe më pas u martua me kompozitorin e mirënjohur Rexhep Mulliqi. Bashkëshorti i saj Mulliqi ka luajtur një rol të madh në ecurinë artistike të talentit Pagarusha. Ai krijoi shumë muzikë këngësh enkas për Të. E kështu ajo u rrit bashkë me këngën. Kënga Baresha, e kompozuar nga Rexha, është pritur shumë mirë në çdo vend, dhe  kohë ku është interpretuar. Kjo këngë konsiderohet  si "kryevepra" e Pagarushës. Të gjitha këngët e saj janë me vlera të spikatura. Vetë Nexhmija qe një "bareshë" e këngës shqiptare. Për rreth 40 vjet interpretoj me mjeshtëri të lartë artistike këngën lehtë, këngën klasike, dhe atë lirike. Interpretimet e para i bën në Beograd dhe rrethinat e tij. U prit shumë mirë. Kënga nuk ka kufij. Ajo shkrin dhe akujt kur është me vlerë. Artistët i bashkojnë popujt. Këtë bëri Pagarusha me këngën e saj në ish Jugosllavi në ato kohë të vështira për shqiptarët atje,me këngën shqipe dhe artin e saj. Politika ndan, përçan, sundon! Kjo ndodhi dhe në ish Jugosllavi për fatin e keq me shqiptarët, dhe në epokën Pagarusha. E megjithatë Pagarusha arrriti të përjetoj dhe pavarësinë e Kosovës....Kjo ëndërr u bë realitet më 17 shkurt 2008. Por....

Repertori i këngëve të Pagarushës qe i madh. Ndër të tjera ajo ka kënduar: E dehur jam; Ani more nuse; Kur një ditë të kthehesh ti;

Një pikë vesë; Të dua Prishtina; Zëri i tij më thërret; Vetë ke mbet; Ti mor djali i ri; Rinia e humbur; Çil njat zemër plot kujtime; Prej së largu të dashuroj; Moj bukuroshe; Një lule; Mora testin; Mallëngjim; Kur më del në derë; Kosovarja e bukur; Kënga e Rrushes; Kënga e Rexhës; Ke Selvitë; Kah pranvera; Hopa Nina; Lamtumirë; Një lule; Hajde dalim nga pazari; Festa e dashurisë sonë; Zambaku i Prizrenit; Unë një ditë të kam dashtë; Bien Tupana; Lulëzoj fusha, lulëzoj mali; Baladë mbi Kosovën; Mos kërko; U ngrit lulja në mëngjes; Çobani; Kur ma qitën Kanën; Kur më shkon si zog n'hava; Mërgimtari; More do ta shes; Nana marton djalin; Njëment qenke si më ke kanë; Nusja e kurbetqarit; Për ty vuaj,për ty këndoj; Pse më tradhëton; Çil njat zemër plot kujtime; Se me ty më ka zanë dashnija; Sytë për ty i kam të njomë; Ti mor djal i ri; Vetë ke mbet; Oj Lulia jonë; Kosovarja e bukur; Balada mbi kohën; Mos kërko; Dashuria; Jusuf Gërvallës; O moj bukuroshe; More do ta shes; Dëshira; Dashnija është veç një ëndërr; Dallëndyshe; Një lule në Gostivar; Metelikun ta kam fal; Lutja; Mbushni gotat etj.etj.

Siç shihet repertori i saj është i gjërë  dhe shumë i larmishëm, i shtrirë në kohë dhe hapsirë. Ajo këndoj në gjithë hapsirat e ish Jugosllavisë, në trevat shqiptare, në Bullgari, Turqi, Izrael e shtete të tjera. Kudo që shkoi u prit me ovacione, brohoritje, dashuri dhe  respek të madh. Në shumicën e rasteve ajo kthehej disa herë në skenë. Kosovën e shkeli disa herë në çdo pëllëmbë të saj....

Pagarusha gjatë periudhës 40 vjeçare në interpretim ka pasur dhe  bashkëpunime me këngëtarë të tillë si : Ilir Shaqiri, Violet Kukaj, Muhamed Shala, Vera Shanta, Zef Tupeci, Ardit Gjebrea etj.

Për fat tëkeq, vetëm në Shqipëri mund të vinte në vitet '80 me Ansamblin Shota. E përjetoj shumë mirë emocionalisht ardhjen në Shqipëri, dhënjen e koncerteve dhe takimin me kolifejtë e këngës e muzikës në Shqipëri, në shtetin amë. Kishte simpati për Vaçe Zelën, Avni Mulën, Ibrahim Tukiçin, Mentor Xhemalin, Gaqo Çakën e shumë të tjerë. Po kështu ajo  adhuronte Tefta Tashko Koçon.

Pagarusha si artiste luajti dhe në disa filma si: E kafshoja terrin; Tre vetë kapërcejnë malin; Fluturimi i micakut etj. Ajo ka dhe shumë role në teatër. Figura e Pagarushës qe e madhe, shumë dimensionale.

Shpërblimi më i madh që mori në shumë vjet si artiste qenë duartrokitjet e spektatorit. Populli e donte dhe e respektonte tej masa artisten e madhe. Atë e deshën dhe e respektuan shumë dhe vetë artistët, këngëtarët, gazetarët dhe mediot e shumta që e intervistuan dhe nxorën pah vlerat më të spikatura të saj. Për të nuk kishte vlerë pasuria. Ajo nuk pat pasuri, kështu vdesin zakonisht njerzit e mëdhenj si ajo. Pasuria më e madhe për të qe kënga, dhe ajo për të, sakrifikoj gjithë jetën e saj.

Sa ishte gjallë Pagarusha u vlerësua nga populli, kritika, specialistët e muzikë me epitete  si; këngëtare e shekullit; bilbil i muzikës popullore; divë e muzikës; legjendë e këngës shqiptare; ikonë etj. etj. Dhe e tillë do mbetet përgjithmonë në kujtesën e bashkombësve të saj shqiptarja, aristja dhe këngëtarja e madhe Nexhmije Pagarusha.

Në viti 2016 u vlerësua nga Presidenti i Shqipërisë me medaljen  për "Merita të Veçanta".Në vitin 2018 nga Presidenti Donald Tramp me medaljen e "Mirënjohjes".

Pagarusha ndërroj jetë në Prishtinë  në moshën 86 vjeçare. Sipas amanetit të saj, u varros nga  familja, në vendlndjen e saj  Pagarushë, pa ceremoni shtetërore. Shteti duhet të kujdeset më shumë për artistët, sa ato  janë gjallë.

Shpresojmë të ndodhi kështu me artistët e tjerë!

IBRAHIM KABILI

Tiranë më 10.02.2020



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora