E premte, 29.03.2024, 12:48 PM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Qeveria e re e Vjosës dhe Albinit, sikur shtëpia që niset prej fillimit

E marte, 11.02.2020, 06:58 PM


QEVERISJA E RE E VJOSËS DHE ALBINIT, SIKUR SHTËPIA QË NISET PREJ FILLIMIT

Nga Dedë Preqi

Kosova edhe pas njëzet vjetëve të çlirimit, akoma e ndjenë një zbrazëti në paraqitjen e vet të një shteti sovran dhe në gjendje të karakterizohet e zonja me imazhin e shtetit të vet të besueshëm, apo  të aftë dhe me ndjesinë e përgjegjësisë për të kryer detyrat e veta, sepse deri më tani në ballë të saj u instaluan njerëz të pa ndërgjegjshëm, korruptorë dhe njerëz të cilët pushtetin e kuptuan si pronë të tyre për të arritë përfitime vetiake, dhe klanore.

Megjithatë në këto rrethana mund të ndeshëmi në rrezikun e rrëshqitjes së shtetit, të cilin e ëndërruam me shekuj dhe tani nuk do dimë ta udhëheqim. Atëherë, athua vallë kemi të drejtë të formulojmë një argument vendimtar kundër kësaj mase shkatërruese, duke u nisur nga fakti se rritja e kësaj mase kufizon të gjitha vlerat e një populli dhe kulturës së tij, dhe këtu ekziston një shtysë urgjente për ti dhënë një përgjigje këtij problemi madhor.

Sëcili popull në kushte dhe rrethana të tilla ndjehët i ngarkuar, përveq gjendjes ekonomike e ndjenë edhe krizen e ndjenjës humane, kur pësojnë vlerat e tij njerëzore të ekzistencës, i cili do orvatët të gjejë rrugëdalje dhe më e keqja, kur e humb vullnetin dhe detyrohet të largohet nga vendi i vet, duke e marrë botën në sy, për të gjetë një jetë më të mirë.

Në fakt këtu hasim në detyrën e një çlrimi të brendshëm, të një përpjekje që zë fillin në brendësinë e saj, si një përballje ndaj të gjitha angazhimeve dhe fuqive opozitare, që rrezultonin në zgjidhjen e shumë problemeve në Kosovë, duke filluar që nga nismat e thjeshta dhe deri te ato me përceptime madhore për shtetin dhe shoqërinë, që kishin të bëjnë përveq të tjerave edhe me kufinjtë dhe teritorin e shtetit.

Dhe pikërisht me 6 tetor 2019, në zgjedhjet e fundit në Kosovë, duke u nisur prej këtu duhet të mendojmë në vlerat demokratike të këtij vendi, dhe zanafilla e kësaj krize duhet të ndryshojë kahen e vet, në faktin se timonin e shtetit do e marrin forcat e reja demokratike dhe historike nga një koalicion i përbashkët në mes LVV dhe LDK, me ç’rast, do të ndryshohet edhe imazhi i realitetit të shtetit të Kosovës.

Ndoshta duhet ta theksojmë faktin se, fushat e veprimtarisë së njeriut në politikë përkojnë me atë të përvojës së tij, por duke u nisur nga efektet e rëndësishme pozitive të LDK- së, dhe përvojën e saj, që nga periudha e presidentit historik Ibrahim Rugova, kjo parti u ka pri shumë proceseve madhore në nd¨rtimin dhe sendertimin e këtij vendi.

Poashtu edhe LVV, si një Lëvizje refleksive, e cila në mënyrë të vazhdueshme reflektoj me kauzat e saj për shumë çështje madhore të vendit, duke u shdërrue në energji të reja pozitive, nuk do jetë vetëm një dëshirë dhe përpjekje e plotësimit të një modaliteti të ashtuquajtur një koalicion nga një i «djathtë dhe i majtë», por do të kemi një harmonizim të përbërë prej një kori të përbashkët, që energjitë e tyre politike dhe strategjike do ti shfrytëzojnë për t’ia dhënë vlerën këtij vendi, ashtu sikur e meriton.

Populli i Kosovës, duhet të jetë i vetëdijshëm, por edhe i drejtpërdrejt në ndryshimin e jetës së vet, i cili nuk është më në gjendje të përjetojë të gjitha ato abuzime që iu bënë me pushtetët e dobëta të deritanishme, të cilët nuk e ndjejnë sot fare përgjegjësinë e tyre të shkatërrimit të vendit në forma të prekshme dhe demoralizimin e populli në mënyrën më të dhimshme e çnjerëzore, veqanarisht me udhëheqjen me një përvojë më të gjatë që kishte në pushtet PDK, apo kualicioni e ashtuquajtur PAN.

Por mbi të gjitha edhe pushteti i sotëm i udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti dhe kryrtarja e Kuvendit Vjosa Osmani, do të duhej që shteti të drejtohet me një ndjenjë vegjilence dhe serioziteti, me përgjegjësinë përballë problemeve të grumbulluara deri më tani në këtë vend, dhe duke i dhënë detyra vetës dhe në bazë të vullnetit të përbashkët, të arrihen qëllimet e favorshme në të mirën e këtij vendi dhe këtij populli, i cili përpiqet të marrë vetën në botën e përhumbur, duke jetuar në një ankth të pritjeve të gjata dhe shpresave për një të ardhme më të mirë.

Qeveria e re e Vjosës dhe Albinit, nuk e kanë lehtë të veprojnë dhe të mbijetojnë si të vetme, nëse nuk e kanë mbështetjen e opozitës dhe popullit të këtij vendi, sepse sikur duhej të nisen prej fillimit, duke e çkapur shtetin në rend të parë, posaqërisht nga sistemi i drejtësisë, i cili lidhet me zingjirin e shumë nyjeve dhe deri te pjesa më e ndieshme e Institucioneve tjera, që e kanë abuzuar dhe keqmenagjuar pushtetët e kaluara, të cilat e kanë sjellë Kosovën në një kolaps të rëndë në gjitha sferat e jetës, që lidhën me krijimin e një imazhi jo të mirë të vendit.

Sigurisht, përpjekjet për të ruajtur dhe siguruar mënyrën dhe mirëqenjën e jetës së qytetarëve të vendit, poashtu edhe në bazë të së drejtës themelore të mbrojtjes së ligjshme, qeveria e re duhet të përpiqet dhe të marrë përgjegjësi pa dallim, për ta ndier ky popull vetën të sigurtë në shtetin e vet, dhe për gjithë ata që ndjehen të shqetësuar, të vihen para një opsioni optimist dhe në marrëdhënie mirëkuptimi, me çëllim që ky popull të shpëtohet nga urrejtja patologjike dhe imazhi që cënon marrëdhëniet ndëretnike dhe më gjerë në mes popujve të këtij vendi.

Besohet se, sot nuk e kemi vështirë të kuptojmë, se çfarë do të thoshte të kemi një elitë krejtë tjetër dhe të re në udhëheqjen e vendit, me ç’rast përbëhët nga një garniturë e re energjike dhe politike, e cila ka premtuar se nuk do ta gënjejë vetën dhe popullin e vet, por do të shpërthejë sikur pranvea me evulimin e saj, që do të vërejmë në ecurinë e kohës që e kemi përpara.

Edhe pse shumë gjëra kanë marrë kahen e kundërt dhe faktet e dëshmojnë një gjë të tillë, kjo bëhët e dukshme në shumë elemente të gjendjes së sotme në vendin tonë, por është një fakt edhe më i qartë, kur njeriu e shpreh me shpirt vullnetin e vet dhe ka mundësi të bëjë ndryshime për të realizuar synimet e veta pozitive, pavarësisht pengesave dhe barierave që e rrethojnë dhe kërcënojnë.

Qeveria e re Kurti, i ka dy pengesa serioze dhe kryesore gjatë rrugës së vet, njëra është Marrëveshja, apo negociatat me Beogradin dhe tjetra «përpjekja» e opozitës, për ta penguar dhe baltuar rrugën e tij gjatë qeverisjes. Prandaj, qeveria Kurti, është e rrethuar me sfida të rënda, edhe atëherë kur stafin dhe përsonalitetin e tij e bëjnë pjesëtar organizatash armiqësore, për qëllime të caktuara nga rivalet e partive opozitare, por çfarëdoqofshin këto imazhe, nuk do ta tjetërsojnë natyrën dhe tiparin e tij dhe lirinë fisnike që ka në përsonalitetin e vet.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora