E enjte, 28.03.2024, 01:20 PM (GMT)

Mendime

Nue Oroshi: Testamentet si plagë shpuese të artistëve tanë, që duhet të na vetdijësojnë

E diele, 09.02.2020, 02:43 PM


Testamentet si plagë shpuese të artistëve tanë,  që duhet të na vetdijësojnë

Nga Nue Oroshi

Ikja e ikonës së muzikës shqipe Nexhmie Pagarusha dhe amaneti  i dy krijuesve të mëdhënj Teki Dervishi dhe Nexhmie Pagarusha për tu varrosur vetëm me cermoni familjare janë testamente që duhet ti lexojmë se të dy këta krijues të mëdhenj njëri shkrimtar, publicist, romansier,  analistë politik dhe i burgosuri me i ri i pushtimit komunisto-jugosllav,  ndersa tjetra këngëtare që me zerin e saj natyrorë dhe shumë tingëllues ishte një artiste e lindur, shkuan në botën e amshuar me dëshprimin e thellë të tyre.

Nexhmia ishte bija e atdhetarit Vesel Pagarusha i cili në periudhën para dhe gjatë luftës së dytë botërore bëri shumë për arsimimin e brezave të rinj si dhe shperndau literaturë në gjuhën shqipe në një periudhë mjaftë të vështirë.Një rol të madh e luajti edhe në ndaljën e shpërnguljeve të shqiptarëve në Turqi. Ai u maltretua shumë herë nga regjimet jugosllave por mbeti një atdhetarë i devotshëm.Tash do të ndalëm pak për këto dy testamente dridhëruse. I pari është testamenti i shkrimtarit dhe atdhetarit Teki Dervishi.

Sikur bota perëndimore ta kishte një Teki Dervish veprat e tij letrare do të ishin përkthyer më se paku në 20 e më shumë gjuhë të botës.Kurse ne shqiptarët e lamë në vetminë e thellë.Ai vdiq i thyer shpirtërisht për të gjitha ato rrethana politike që mbretëronin në Kosovë.Ai shkruante për kulturën perëndimore e politika e Kosovës bashkëpunonte me lindjen.Këtu edhe i plasi zemra Teki Dervishit,  kur e la testamentin që mos të varroset me cermoni dhe të mbaj fjalim para varrit të tij çdo anonimues i politikës.

Të njëjtin testament e la edhe Nexhmie Pagarusha.Edhe kjo në pleqërinë e thellë u anashkalua nga Institucionet Kulturore në Kosovë.Dhe nuk kishte deshirë që pranë varrit të saj të flasin ata që nuk deshën fare të ndiejnë për veshtirësitë jetësore të saj në pleqërinë e thellë.Dhe si çdo kund që përseritët një refren bajat i politikës tonë se sa janë gjallë krijuesit, shkenctarët, artistet, këngëtaret,  atyre nuk ju kushtojnë kujdes kurse pas vdekjes i ngrisin në qiell ku edhe shpallin  ditë zie për ta.

Testamenti i shkruar i këtyre dy artistëve, krijuesve dhe personaliteteve me ndikim në artin dhe kulturën shqiptare fletë shumë për gjendjen se ku e ka pllakosur sot shoqërinë tonë mungesa e përkrahjes për artin dhe kulturën.

Këta dy nuk janë të vetëm.Ka edhe shumë e shumë krijues dhe shkenctarë të tjerë,  të artit dhe kulturës shqiptare që shkuan në botën e amshuar me dëshprimin e thellë me politikën, por të bindur se ata një jetë të tërë i kushtuan kulturës shqiptare.Përveç tyre kemi edhe shumë të tjerë që me përpjekje të mëdha janë duke e mbajtur gjallë kulturën shqiptare duke u sakrifikuar për shkencën, letërsinë, kulturën, artin, skulpturën dhe shumë lëmi të veprimtarisë kulturore dhe që nuk mbështetën nga politika shqiptare.

Uroj që këto dy testamente të Teki Dervishit dhe Nexhmie Pagarushës të shërbejnë si mësim për politikanët e Kosovës që në të ardhmen të përkrahin më shumë kulturën shqiptare si dhe krijuesit që janë duke e dërguar përpara këtë kultur dhe uroj që në të ardhmën të kemi më pak artistë , shkrimtarë, poet, studiues të dëshpruar për faktin se tërë jetën e shkrinë për ta dërguar në piedestalë kulturën shqiptare dhe si shpërblim e morën nënçmimin përqudnimin,  neglizhencën dhe harresën nga politikanët anonimus që ndonjëri prej tyre kur të këtë dëgjuar për Palimpsestët e Teki Dervishit,  fjalën Palimpsest mund ta kenë mënduar se është ndonjë qokollatë që mund ta hanë apo ndonjë lloj tenderi që munden ta keqpërdorin.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora