Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ajne Iberhysaj: Zgjohu ashti im

| E diele, 09.02.2020, 11:23 AM |


Ajne Iberhysaj

ZGJOHU ASHTI IM

Ose

Plagët t’i miklon Belleja kreshnike

Përgjatë Grykës së Lumëbardhit

Më shoqëron një valë e ngrohët

Që i zgjon shekujt dromitur

E kohën tmerron

Dhunohet fryma e Shën Mërisë

Zgjohu ashti im dardan

I ke varret në shtrat te lumit

T`bijve me te mirë te fisit Shaljan_it

Plagët t’i miklon Belleja

Vraga qëndron si njollë në sy

Errësirën e ligësinë

I ndan nën dritën e hënës

Rrjedh Lumëbardhi aty nder mote

Në brigjet tuaja dikur moti

Sa shumë dashnorë të pa besë

Aty pari kaluan

E shkelën trupin tuaj

Kurrë etjen nuk e shuan

Aty nder mote

Ece me valën kurrë nuk fjete

Rrjedh Lumëbardh me pikë vese

Ma fal besën e plisin plak

Aty oxhaku tymon ende

Zjarri dogji këmbët e gjarprit

Gjurmët tuaja vrasin

Si gjuetia e shekujve

Mjegulluar e kanë historinë çakejtë

Ti rrjedh aty e qëndron ndër mote

Vëzhgon errësirën në atë Manastir

Gurët flasin e Lumëbardhi bartë mërzinë

Rrjedh Lumëbardhi Grykë Deçanit e prek shpirtin

E ia dimëron ditët caranit

Dhembja prek thellësinë

E pikon gjak  i kulluar i arbërit

Truall i shenjtë me kurorë dardane

Krojet shuan etjen e shekujve

U ndala pak për të pushuar

Tek ti Lumëbardh moi nanëloke

Por ti ma dhurove qetësinë dhe hidhërimin tënd

Dalëngadalë kjo rrugë u bë kala

E gështenjat ligjërojnë shenjtërinë

Motet i bekojnë me bukë e kripë

Me etje mall e plagë shpirti

Ti Lumëbardh më mishëron më fjalë

E madhështon atë Grykë të Deçanit

Në sytë  e kaltër të Lumëbardhit

E lexoj dhimbjen makbethiane

Historinë e shekujve e godet

Mes shpatullave mes vetullave...

Shkruaj balada prrenjasane..!

-Shkurt, 2020-