Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Kulltukomania

| E shtune, 08.02.2020, 11:05 AM |


Satirike

KOLLTUKOMANIA

Thonë se Lulushi

Nuk njeh interes,

-Ai është i drejtë

Si litari në thes!

Nuk i ka vajtur

Mendja ndonjëherë,

Të punojë me hile

Të mendoj me sherr!

Po, ama, kolltuku

E joshi nga pak…

Për t’i hyrë hiles

Me nder në hak!

Mirë, de, siç thonë

Fjalët s’janë pa Spica,

Ndoshta ia ka dashur

T’shkretën prapanica!

Sevdail Hyseni