E enjte, 25.04.2024, 04:31 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Akuzat ndaj ushtarakut Anton Quni nuk ia ndryshojnë bazën realitetit

E enjte, 06.02.2020, 10:23 PM


AKUZAT NDAJ USHTARAKUT ANTON QUNI, NUK IA NDRYSHOJNË BAZËN REALITETIT

Nga Dedë Preqi

Kush po e akuzon ushtarakun dhe komandantin Anton Quni, vetëm ata që e kanë një linjë të njëjtë, që do ishin kundër UçK-së, dhe meritave të saja, të cilët zbulohen herë pas here, dhe sa herë kur rrëfimet e luftës e ngjallin kërshërinë e vet, duke treguar pjesë-pjesë historikun e asaj pjese të çmuar të luftës së një populli kundër robërisë dhe dhunës së një makinerie fashiste.

Ndër të tjara si komponentë i rrethanave mund të përmendet e kaluara e lavdishme e ushtarakut Anton Quni, si Komandant i Batalionit diverzanto-vëzhgues në Betejen e Koshares, i cili tani në qeverinë më të re  të Kosovës, është zgjedhur edhe Ministër i Mbrojtjes së Sigurisë së Kosovës.

Jo vetëm në këtë rast, por edhe më herët janë hedhur akuza shabllone dhe të pa baza kundër këtij ushtaraku çlirimtar, i cili ishte përkrah luftëtarëve të kalitur të UçK-së, si Agim Ramadani, Sali çekaj, Rrustem Berisha dhe të tjerë,  në luftën më të ashpër dhe më të lavdishme në kufirin shqiptar-shqiptarë, në Koshare, dhe deri në ditët e çlirimit të Kosovës.

Është e drejtë të ndriçohet raporti në mes prirjes së një ushtaraku profesionalist, që del nga vetë natyra e tij edhe atdhedashurisë si pjesëmarrës aktiv në UçK, deri në ditët e çlirimit të Kosovës, por është turp dhe merret si akt naiv i gjithë atyre që përgojasin akterët e luftës çlirimtare, në mënyrë të qëllimshme për të krijuar opinion të keq kundër tyre, të cilët e sjellën lirinë e këtij vendi.

Pastaj fjala është për një luftëtar të shkathtë dhe të kalitur, tek i cili në mënyrë të theksuar edhe kur ishte ushtarak në Kroaci, i është ngulitur urrejtja ndaj pushtuesit fashist serb dhe për një arsye të qartë, se Kosova ishte atdheu i tij i shtrenjtë dhe motivimi ishte edhe më i madh sa që nuk do i dhimsej edhe jeta për ta dhënë për Kosovën.

Kush po e akuzon ushtarakun dhe tani ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, z. Anton Quni, vetëm ata që ishin kundër UçK-së, vetëm ata që nuk e dëshiruan këtë vend të çliruar, e ata janë bandat kriminale dhe fashiste të Millosheviqit, sikur që ishte në krye të saj edhe gjenerali serb Vladimir Lazareviç, si kryeshef i Shtabit të Korpusit të Prishtinës, në kohën e luftës, dhe ushtarakët e UçK-së, duke i quan  terrorista.

Për fat të keq, ushtarakët e UçK-së, përveq llazarëviqëve dhe kriminelëve të tjerë serb, po i përgojasin edhe disa shqipfolësa, të cilët po e luajnë rrolin e tyre me dy fytyra, por për të zbuluar fytyrën e tyre të vërtetë, jo vetëm që tregohen shumë naiv para opinionit, duke i mveshur me të pa vërteta këto figura ushtarake, por edhe sikur vetë e nxisin dhe e shpejtojnë çastin e zbulimit se çfarë rroli lozën këta njerëz edhe sot gjatë pushtetit të tyre të kapur në Kosovë.

Dhe sikur nga këto akuza kundër ushtarakut Anton Quni, apo edhe ushtarakëve të tjerë të UçK-së, nga faktori i jashtëm që është ai serb, që nuk do u shihet për të madhe, sepse ata as që e kanë ëndërruar kurrë një ushtri të tillë, por çfarë i thojnë kësaj nga faktori i brendshëm dhe shqiptarë, a mund të paramendojmë ose të kemi të paktën ndonjë arsye dhe vizion të qartë për kompleksitetin dhe akuzat e tyre ndaj të cilëve, që do e shkrienin jetën për lirinë e popullit dhe vendit të vet.

Ndërkaq, kur është fjala për ata, të cilët nuk i njohin mirë rrethanat e luftës dhe rrolin e UçK-së, si një ushtri e vetme çlirimtare në botë, e cila intensitetin e veprimeve të veta ka mundur ta hedh në dritë në mënyrën më të mundshme dhe në kushte të vështira, duke luftuar për lirinë dhe çlirimin e popullit nga okupatori brutal.

Por, kur bëhët fjalë për ata të cilët i njohin rrethanat e kësaj storie të tmershme të luftës dhe sot flasin kundër ushtarakëve të këtij vendi pa fakte dhe në kuptimin e urrejtjes partiake, sikur ishte akuza e Abelard Tahirit, kundër ushtarakut Anton Quni, do duhej ta quajmë turp për sëcilin që i përbuz dhe provokon sferat dhe ndjenjat njerëzore dhe liridashës, sikur edhe më turp, nëse akuzat e tilla do i japin mbështetje akuzave që bëjnë edhe kriminelët serb ndaj ushtarakëve UçK-së.

Në këtë rryp kohe mjaftë të ngjeshur dhe dinamike për Kosovën, nuk duhet ti japim rrugë dhe fuqi  retrospektivës, e cila në një pikpamje do shkrihet si një tragjikë politike ndaj këtij vendi, por ti japim fuqi përspektivës së këtij populli dhe këtij vendi dhe ta shohim ndryshe të ardhmën tonë, sidomos kur frerët e këtij shteti i merr një qeveri e re, së cilës ia ka besue populli udhëheqjen e vendit.

Ishte një gjest i sinqertë burrëror e shtetëror i Ministrit të Jashtëm i z.Bexhet Pacolli, me rastin e dorëzimit të detyrës së Ministrit të Jashtëm, që ia dorëzoi z. Glauk Konjuvca, si edhe rrolin e pozitës kryeministrore z. Albin Kurti, me një puls dhe insistim optimist, duke u uruar punë të mbarë pasadhësve të qeverisë së re.

Një gjest tjetër dhe mjaft korekt, që u përshfaq edhe nga ushtaraku i njohur dhe komandanti i Kosharës, z.Rrustem Berisha, si ish-Ministër i Mrojtjes së Kosovës, duke ia dorëzuar detyrën z. Anton Quni, përveq të tjerave kur thotë, me kënaqësi po ia dorëzoi detyrën njeriut kopetent, që do të ishte edhe zgjedhja më e mirë për këtë detyrë dhe rrol të rëndësishëm për vendin.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora