E merkure, 24.04.2024, 11:41 PM (GMT+1)

Mendime

Hilmi Saraçi: Arritja e koalicionit LDK – LVV dhe zgjedhja e kabinetit qeverisës

E enjte, 06.02.2020, 10:24 PM


Arritja e koalicionit LDK – LVV dhe zgjedhja e kabinetit qeverisës

Nga Hilmi Saraçi

Më në fund pas shumë përpjekjeve dhe lëvizjeve të pa “kontrolluara” gjatë bisedave për formimin e koalicionit LDK dhe LVV u arritë pajtimi për pushtetin e ardhshëm- formimin e organëve përkatëse shtetrore- formimin e qeverisë. Deri kah fundi pak kanë besuar se do ta arrijnë marrëveshjen për një koalicion të përbashkët, prandaj edhe qytetarët u lodhen duke pritur pajtimin e tyre dhe duke kritikuar të dy partitë për zhagitje dhe ngecje të panevojshme. Në këtë fushë ishtë një “pshtjellim i lamshit” që nuk dinin ta gjejnë fillin. Gjithashtu ishte një fushatë  nga të tjerët mjaft e angazhuar për të penguar pajtimin në mes të këtyre dy  subjekteve politike, sepse  shumë “gishtërinjë” ishin tani të “përzier” për ta komplikuar Koalicionin. Shquhen disa debate dhe analistë që i “frynin zjarit” dhe  në vend të sqarimit të mirëfilltë ata e bënin të kundërten…

Këto dy parti respektivisht LVV-ja si opozitë që nga krijimi i saj në krye me Albin Kurtin ishte kritikuese e ashpër ndaj pozitës e cila gjatë qeverisjes afatgjate pati lëshime dhe gabime të llojeve të ndryshme, prandaj qytetarët ishin lodhur dhe sikur e kishin hummbur besimin, prandaj më në fund kërkuan që këto lëshime dhe gabime të elminohen dhe të bëhen ndryshime në qeverisje duke përkrahur LDK dhe LVV, Albin Kurtin i cili ishte mjaft i zëshëm kundër kësaj qëverisje duke u përpjek të kritikojë dhe të luftojë pa kompromisë korrupcionin, nepotizmin, krimin e organizuar e të tjera që shkonin pa pengesa në dëm të qytetarëv dhe të vëndit.  Për këto qytetari ishte i vetëdijshëm dhe në vazhdimësi kërkonte ndryshime, prandaj në zgjedhjet e  6 tetori (2019) votuan dhe  besimin e dhanë  për ndryshime. Kështu dolen fituese LVV (e para) dhe LDK ( e dyta).Këto dy subjekte u pajtuan që ta fomojnë koalicionin. Gjatë kësaj periudhe pati mjaft kundërshtime dhe organizime që të pengohet kualicioni duke u inkuadruar individë nga opozita të cilët me  forma të ndryshme u perpoqen  ta pengojnë koalicionin LDK-LVV, por edhe vetë këto dy parti nuk u treguan të “pjekura”  dhe të afta për një angazhim të duhur dhe të sukseshëm,pandaj edhe ky koalicion zgjati disa muaj derisa u arritë pajtimi.  E gjithë kjo ishte një shkurtpamësi e dy partive që nuk ishin sa duhet të vetëdijshëm për ndarjen e pushtetit në qeverinë e ardhshme…

Kuadra me përvojë dhe profesionalisht të dëshmuara

Tani ma në fund ndarja e pozitave në pushtet është e qëlluar dhe e pranueshme për të dyja  partitë, sepse janë zgjedhur kuadra me përvojë dhe profesionalisht të dëshmuara. Pastaj edhe përfshirja e femrës për të udhëhequr me pushtetin është  gjithashtu e përfshirë  dhe  e pranueshme. Mendoj se LDK-ja  ka kuadra dhe përvojë për të udhëhequr pushtetin , pasi disa herë ishte në krye të qeverisë. Prandaj LVV-ja më përkrahjen e LDK-së do të tregojnë suksese në punën e ardhme të qeverisjes. Kurti tani sikur ka ndryshuar në të mirë ,sepse që në fillim po shihet se angazhimi i tij do të jetë më i mënqur më i kumpeltuar dhe më i pranueshëm për qytetarët dhe ndërkombëtarët, me të cilët  (ndërkombëtarët) pati takime dhe përkrahje. Kurti premtoj se do ta heq taksën  qind për qind duke e zëvendësuar me reciprocitet. Mendoj se reciprociteti është më efektiv dhe mëi  dobishëm për Kosovën. Taksën mund ta zbatojnë vetë qytetarët duke mos blerë mallrat e Serbisë, Pastaj organizatat bisnisore kanë mundësi që të refuzojnë marrjen e mallrave nga Serbija…

Përpjekje për pengimin e rregulltë të seancës plenare

Në seancën Plenare të  Kuvendit pati gjithashtu  përpjekje nga opozita , sidomos nga PDK-ja që të “qrregulloj” mbarëmbajten e seancës plenare, Deputetët e opozitës ( PDK-ja)sikur ishin marrë vesh  të gjithë me shkrime të përgatitura nga një dorë e njëjtë për ta kritikuar, për ta njollosë dhe për ta përbaltë liderin e LVV – Albin Kurtin duke quajtur rrencë mashtrues, mohues i shtetësisë se  Kosovës, duke mënduar se do të reagoj dhe dotë polimizoj Kurti me deputetët e partisë se tij dhe kështu do të lindë ndonjë “befasi”  e pakëndshme në Kuvend. Por fatbardhësidht kjo nuk ndodhi sepse këto i tejkaloi me menquri dhe me urtësi Kurti dhe të tjerët. Kështu përkundër të gjithave këtyre përpjekjeve u zgjodhë kabineti qeveritar  në krye me Albin Kurtin. Behgjet Pacolli në këtë rast tregoi se është stabil dhe nuk dëgjon të tjerët dhe me menquri e votoj qeverinë Kurti, Edhe zgjedhja e kryetarës se Kuvëndit, Vjosa Osmanit më vonë në vend të Glauk Konjufcës që më herët ishte zgjedhur kryetar i Kuvëndit (për të marrë postin e ministrit të jashtëm në qeverinë e Kosovës) kaloi me vota të mjaftueshme dhe  me sukses.Ajo e vizitoi Klinikën e lindjeve duke theksuar “ fillova  më së pari aty ku lind jeta”.

Fotografia e dr. Ibrahim Rugovës në vënd të fografisë se presidentit aktual, Hashim Thaqit

Vurja e fotografisëse dr. Ibrahim Rugovës në vend të fotografisë se kryetarit aktual  Hashim Thaqit  u kritikuar nga PDK-ja (opozita) dhe pati mjaft reagime dhe  mendime të tjera pro dhe kundër. Mirëpo Vjosa Osmani është mjaft e përgatitur në aspektin juridik dhe e vetëdijshme , prandaj ajo ka sqaruar se nuk e ka heq fotografinë e Thaqit , por vetëm i  ka ndrruar vëndin që nuk është në kundërshtim me ligjin. Kurti ishte mjaft i qartë në ekspozenë e tij para deputetëve, duke u shpreh me një sinqeritet të veçantë për planin dhe programin gjatë mandatit të tij dhe  duke përmendur realizimin e tyre. Ai (Kurti) gjithastu përmendi fytyra të njohura që luftuan dhe ndihmuan për pavarësinë e Kosovës, por pa përmendur dr. Ibrahim Rugovën si artitekt të pavarësisë se Kosovës  Ai  vizitoi memorialin e Adem Jasharit duke bërë homazhe dhe duke e përkujtuar sakrificën e tij për liri dhe pavarësi të Kosovës, Shkoj edhe në Mitrovicë duke folur mjaft qartë për vrasjet krimet serbëve në veri të vendit e shumë problem të tjera që e preokupojnë Mitrovicën. Në këtë rast Kurti është dashur që ta vizitoj edhe varrin e dr. Ibrahim Rugovës. Kjo do ta bëntë më vizionar, më të nderuar dhe burrshtetas i rrespektuar…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora