E premte, 19.04.2024, 02:24 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Vrasja mizore e dy vëllezërve Saqipi nga Dobrosini

E marte, 04.02.2020, 08:47 PM


Vrasja mizore e dy vëllezërve Saqipi nga Dobrosini

-Teksti , muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –

Më 26 Janar të vitit  2000 –

Në mënyrë më mizore u vranë dy vëllazëri !

Nga vrasja mizore e dy vëllezërve martirë :

Isa e Shaip Saqipi – dy vëllezër të mirë !

N’ hyrje t’ fshatit Dobrosin , n’ këtë fshat Legjendar –

Nga policia serbe , këta dy vëllezër janë vrarë !

Pa pas hak , as hile , veç pse qenë shqiptarë –

Kriminelët serbë , këta djem na i kanë vrarë !

Gjithë kah ka shqiptarë anë edhe mbanë globit –

Seç po jehon kënga e martirëve të kombit !

Seç po jehon kënga , si vala e Drinit –

Për vëllezërit Saqipi , nga fshati i Dobrosinit !

Po këndojnë bylbylat nëpër maje t’ pipit –

Po iu këndojnë Isës dhe Shaip Saqipit !

Vëllezërit Saqipi , këta dy veprimtarë –

E flijuan jetën si dy atdhetarë !

Kjo vrasje e madhe , tragjedi  për fshatin ,

La familjen pa dy djemtë , që ua këputi fatin !

Policia serbe , na i vrau dy trima –

Dy vëllezërit Saqipi , lanë 9 fëmijë jetima !...

Të njëjtën ditë doli n’ skenë UÇPMB-ja –

Të cilën për Liri , e krijoi ideja !

16 muaj rresht i ngjeshi radhët e veta –

Nga Dobrosini  deri n’ Tërrnoc , si trima me fleta !

Duke marrë pjesën dërmuese të Komunës së Bujanocit –

Nën kontroll  nga Dobrosini deri tej Tërrnocit !

N’ luftë n’ këto fshatra të Luginës edhe të Malësisë –

Gjithsejtë 28 dëshmorë , ranë  n’ Altarin e Lirisë !

Vrasja e vëllezërve Saqipi , n’ mënyrën më mizore –

U bë gurëthemel i luftës , për liri t’ Kosovës Lindore !

Kështu në fshatin Dobrosin , te varrezat e dëshmorëve –

Martirëve , vëllezërve  Saqipi , nderime iu bëhen prore !

I përjetshëm qoftë kujtimi për martirët vëllezërit Saqipi

Dhe të gjithë dëshmorët e kombit , që për ne Liria shndriti !

Lavdi u qoftë për jetë e mot , që për ne nuk pikojnë lot !

Gjithmonë qofshin t’ respektuar dhe të pa harruar dot !

Që nga Bashkësia Lokale e fshatit të Dobrosinit ,

Nëpër bjeshkë e nëpër male të Kosovës e  Dukagjinit ,

Nga Rrafshi i Pollogut , Çamërisë dhe Shqipërisë ,

Lavdi u qoftë nga të gjitha trojet e mbarë Ilirisë !

Gjilan, më 26 .01. 2020 vj.                 Demir Krasniqi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora