E premte, 29.03.2024, 01:09 AM (GMT)

Kulturë

Resmi Osmani: Udhëtim në tri kontinente

E marte, 04.02.2020, 08:07 PM


Udhëtim në tri kontinente

(Gjithë udhët më kthejnë  në shtëpi)

Nga Resmi Osmani

Prill 1980.Tiranë –Paris.

Hera e parë që dal jashtë shtetit. Bashkë me dy kolegë: Todo Gjermanin, frankofon i thekur dhe Ali Merjen, do të udhëtojmë për në Francë, udhëtim pune për t’u njohur me teknologji të reja në prodhimib e materialit mbjellës të hardhisë.  Në atë kohë, Kur Shqipëria jonë ishte vend i mbyllur, për individin ishte ngjarje e veçantë. Konsideroheshe  me fat, se do të shihje botë.

Aeroplani u shkëput nga pista e Rinasit Tranziti në Beograd.Hotel “Turist”. Aty   bujtnin shqiptarët.Në ambasadë na porositën të ishim të kujdesëshëm në biseda, sepse personeli dinte shqip Shëtitëm nëpër  Beograd. Në stacionin e trenit, shqiptarë me plisa të bardhë, në pritje të trenit.Na duken të afërm dhe të dashur.

Të nësërmen fluturim për në Paris. Aeroporti “Orli”. Ambasada jonë në rrugën Rue de la Pompe. Na prêt Misto Treska. I ditur, i kulturuar, përkthyes i Hygoit dhe Gorkit. Në dukje i lodhur.Zum vend në hotelin Longshon. Ambasada na dha një mikroboz për të parë Parisin, aq sa mund të shihnim.Me veshjet tona, sido që të reja, me prerjen dhe modën dukemi që jemi të huaj.  Në mbrëmje: kuriozitet bukuritë,kulla Eifel që duket se ka marrë zjarr nga dritat,ngjitemideri në katin e dytë. Bëjmë fotografi pranë bustit të Gustav Eifel. Notrë Damë e Parisit,(më kujtohet romani i Hygoit),Il de Frans, një shëtitje në bulevardin Shën Elize, nga  harku i triumfit deri në Sheshin e Republikës, ku dikur kish qenë Bastija. Qielli ikthiellët,ajri ipastër, çuditërisht atmosfera ermiron parfum!

Kafet në trotuare janë plot. Në mesnatë,vozisim në boulevardin ShënElize, hasim”Zogjtëe natës”që kanë dalë për gjueti, prostitutat që duket se mërdhijnë nga freskiae natës, na ftojnë për shoqëri. Ne skandalizohemi. Të nesërmen njohje me Parisin. Qytet kozmopolit: lumë njerëzish, të bardhë, të zez, të verdhë.Francezët nuk janë racist.Shohim të zëna përdore vajza të bardha me djem me ngjyrë. Gjithandej vrapues veshur me pantallona të shkurtëra, të tjerë e të tjera shëtisin qentë. Pamje të panjohura për ne, aq sa kolegu im vërejti me sarkazëm: “I bukur Parisi po trotuaret ja dhjesin qentë!” Ngjitemi te kisha  Saint Kuor në kodër, jo vetëm për të parë katedralen. Nga aty duket një pjesë e Parisit, se qytetit nuk i duket edhe nga aeroplani, as ana as fundi. Një shëtitje me vaporeto, bashkë me turistë të huaj në lumin e Senës, që është i ndotur e i pistë nga ujërat e zeza. Tregu për ne ishte befasi. Magazinat “Tati” ku dynden gjithëshqiptarët që vijnë në Paris. Na habiti dhe na hutoi me bollëkun dhe shumllojshmërinë.

Të nesërmen me ekspres për në Mont Pelje.  Fushë pa fund, kështjella në fushë, pyje dhe liqene.Bujtim në Mont Pelje, qytet në kodër, i degjuar nga ne, si qytet I studimeve te Enver Hoxhës.Të nesërmen, pas mbritjes, në qytezën bujqësore të Karpantrasë, në fermat, u njohëm me teknologjitë e reja të prodhimit të fidanave të hardhive. Në mbrëmje na prêt në shtëpi dhe shtron darkw,profesori plak Shabanon, shok shkolle i Todos, mik i Shqipërisë.Në vijim sërish në fermat e fidanave. Për këtë jemi në Francë. Na shohin si të ishim alienë, nuk e dinë ku bie shqipëria. Kjo na brengos. Na pyesin, duan të dinë.Ne u përgjigjemi dhe u themi aq sa na lejohet, ato që na kanë porositur që në nisje. Në vijim në Marsejë. Lagjia arabe e zhurmshme me muzikë dhe treg lindor. Në det na rrëfejnë ishullin If, ku Dymai kish burgosur Edmond  Dantes. Udhëtojmë më tej, në Tuluzë, qytet i bukur në fushë. I njohur për parfumin e tij të vjollcave “Violet dë Tuluzë”. Blejmë nga një shishkë për zonjat tona.

Kthimi sërish në Paris. Shoh bukuritë dhe madhështinë e këtij qyteti, mbushur me histori, revolucione për:Liri, barazi, vëllazëri.Ndoshta në rrugët ku po ecim kanë shkelur Hygoi, Balzaku,Volteri dhe Rusoi….. dhe kozmopolitizëm.  Admiroj këtë popull që ka ndërtuar për vendin e tij dhe veten këto mrekulli, dhe pyes veten: a do arrijmë ne ,shqiptarët të ndërtojmë për vete një vend të tillë?Meditoj, ama, sido qoftë, më ka marrë malli për shtëpinë, për vendin tim të bukur, edhe pse i varfër, është imi, dhe mezi pres te kthehem. Kërshërija, për të mos thënë si fillim mahnitja, kalon që ditët e para. Kësaj radhe, nisja nga aeroporti De Gol, modern me tunele xhami, shkallë lëvizëse dhe salla të mëdha të udhëtarëve.

Sërish në Beograd. Qyteti është i heshtur e në zi. Ka vdekur Titua.

Aeroplani mbi qiellin e bregdetit, nga dritaret shoh fushën e sistemuar, fshatrat, Dajtin, më kapin emocionet, mallëngjehem. Ky është vendi im. Zbresim. Më vjen të puth truallin. Në sallën e aeroportit tonë të vogël më prêt ime shoqe me të dy djemtë.

Frymova thellë. U ktheva në shtëpi.

Shtator 1986. Tiranë-Paris-Madrid-Algjer -Tunis.

Sërish në udhë.Jemi  një treshe.Me mua janë edhe Llano Llanaj, drejtor I Institutit të Ullirit dhe Agrumeve në Vlorë dhe Zoi Meçe, kimist i po atij instituti. Një udhëtim pune, në kuadër të FAO, për teknikat e kultivimit të ullirit në vendet mesdhetare: Spanjë.Algjeri,Tunizi.

Tranziti nga Roma. Përsëdyti herë në Paris, po ajo ambasadë,me mjedise të ngushta, veç ka ndryshuar ambasadori, është Maxhun Peka. Parisi po ai, me natën ditë. Mbushur me bukuri dhe histori. Këtë herë kulla Eifel është zbukuruar me llamba sodiumi,  duket  e prushtë, sikur digjet. Shkojmë në Versajë, Tyjlëritë, Pyllin e Bulonjës dhe në Luvër ,pamë Mona Lizën dhe pikturat e Davidit dhe Delakruasë. Pamje të tjera, të tjera impresione. Parisi nuk ka fund, gjithnjë mbetet i panjohur befasues dhe i dëshiruar.

Në shumë vende ku  kam qenë, s’më ze malli të shkoj sërish. Në paris ,po.

Me një aeroplan të vogël, udhëtojmë për në Madrid. Spanja. Pres të kundroj një vend për të cilin kam dëgjuar aq shumë gjëra. Sistemohemi në hotel Nacional, në sheshin Pikaso, mbushur me skulptura abstraksioniste moderne të derdhura në alumin. Kuptohet ne thjesht i shohim, ngremë supet, nuk i kuptojmë. Madridi, metropoli i botës së dikurshme koloniale,ku ka rrjedhur ari i botës, qytet i mermertë dhe i pasur.

Të nesërmen udhëtojmë me makinë  për në Haen, në stacionin eksperimental të ullirit. Na shoqëron shkencëtari i njohur Kabaliero. Rrafshnalta spanjolle, fushë pa fund, me vreshta dhe ullishte. Ullishte si pyje pa fund, të mbjella me simetri, degëvarura nga pasha e kokrrave.  Spanja është vendi me më shumë ullinj në botë. Kalojmë përmes Mançës , siluetat e “kalorësit të fytyrës së vrerosur”me ushtën e gjatë, dhe shqytarit të tij Sanço, të prera në llamarinë të zezë na shfaqen herë pas here, ndërsa në bregoret e ulta mullinjtë e erës, me të cilat ka luftuar kalorësi i famshëm dhe silueta të demave të arenës, prerë po në llamarinë të zezë.

Haeni është qytet i vogë le i paqm, në një zonë bujqësore, plot me ullishta. Vizitë në Stacionin eksperimental të Ullirit. Ditë të ngjeshura. Njohje me teknologjitë e reja intensive të kultivimit, leksione nga bashkpuntorët e Stacionit, vizita pune në ngastrat eksperimentale. Njohuri në bashkësitë bujqësore dhe shëmbuj për organizimin e funksionimin e kooperativavave të ullishtarëve, ku secili ruante të drejtën e pronës së vet. Shumë më ndryshe nga kooperativat tona bujqësore.

Në ditët që erdhën, një mbrëmje me muzikë, kastanjeta e dajre dhe vallet flamengo.Temperamenti i vrullshëm spanjoll. Vizitë në Valans ,  port në lumin Ebro, dhe në Kordobë. Xhamia e famshme e ndërtuar nga Kalifët arabë, që nxe 30 mijë veta! Tremen të mbushur me kollona graniti të zi. Vendi i faljes së muezinit, është me harfe të Kuranit shkruar me gurë ari. E kthyer në kishë, brenda saj ka kapela të familjeve të pasura. Pallati princor Alkazar, në Kordobë,lulishtja me hauze, trëndafilë dhe shatrivane.Na thonë se pas pushtimit, princi katolik, e zhveshi pallatin nga tërë bukritë, që të mos i ligështohej shpirti e zbutej zemërimi. Gjithandej në arkitekturë gjurmët e sundimit shtatë shekullor arab. Arabët u zbuan më 1492, atë vit që Kolombi zbuloi Amerikën.

Një darkë me gatesa mesdhetare nga mikpritsit në osteria, me açuge, vaj ulliri dhe verë të bardhë të turbullt, të sapo fermentuar!Specialitet i vendit.Por e veçanta janë muret e osterias të veshura me pllaka porcelain, në të cilat janë pikturuar fabula nga folklori spanjoll, secila me diçiturën e vet.Njëra prej tyre: vajza e re duke çaluar një shtrigane duke vrapuar. Diçitura: E keqja vjen duke vrapuar, e mira duke çaluar!

Ditët e Spanjës mbaruan.

Një aeroplan  që rrapëllin na shpie në Algjer. Na pret në zyrat e Faos  tuniziani Muhtar Marrakshi, shef i zyrës së FAO.Ndryshe nga gratë e popullit që pamë rrugëve, të mbuluara kokë e këmbë, këto nëpunëse të FAOS, algjeriane dhe këto, janë të veshura si evropiane. Pasdite një vizitë në ambasadën tonë, firmosëm dhe vulosëm urdhër-shërbimet.Ambasadori Nesip Kaçi, na priti përzëmërsisht si të na kishte miq të vjetër.

Algjeri i ndërtuar në kodër, buzë detit. Në pjesën e poshtëme qyteti francez, me det, hotele dhe plazh, hijeshuar nga palma, sipër e në lindje qyteti me lagjet arabe dhe minaret e xhamive. Lart në kodër, një obelisk madhështor, konstruksion metalik, mbështetur mbi tri këmbë, që bashkoheshin dhe ngriheshin në lartësi. Në platformë digjej flakadan pishtari, për nder të heronjve të rënë në luftë. Kujtimet e luftës janë ende te gjalla në kujtesë. Në mbrëmje, darkë në shtëpinë e Drejtorit te Pergjithshëm të Bujqësisë. Apartament i thjeshtë, mobilim modest. Familje e emancipuar. Edhe në shtëpi flasin frëngjisht. Djali dhe vajza student në universitet, duan të dinë për Shqipërinë. U rrëfejmë. Na thonë se kanë probleme me mësimin e arabishtes , mungojnë mësuesit. I sjellin nga Egjypti. Ushqimi i thjeshtë: sallatë, kuskusi i famshëm(bollgur nga grurë i fortë) me mish dashi, i shoqëruar me supë barishte, pjepër, rrush dhe hurma, mbyllja me çaj. Për shoqërim lëng portokalli. Na thonë se vendi prodhon verë, dhe verë bajagi të mirë, por ajo eksportohet në Francë. Për familjet besimtare ajo është haram.

Udhëtojmë për në Kabili, rajon malor, i zhveshur,që e përvëlon dielli, me ca shkurre të rralla. Nga rruga e pashtruar ngrihen re pluhuri. Na shoqëron Maxhidi, specialist bujqësie,muxhahidin, veteran dhe invalid i luftës. I njeh mirë vëndet ku kalojmë dhe na rrëfen për to. Udha është e gjatë. Shoferi vë një disk me muzikë algjeriane, që zgjat e zgjat pa fund. E pyesim përse bën fjalë kënga. Për hallet e jetës, përgjigjet shkurt. Po të jetë ashtu, s’ka për të përfunduar asnjëherë ,i themi ne. Maxhidi na thotë se që pas luftës, popullata është dyfishuar në numër. Ka lindshmëri të lartë, është e lejuar poligamia.Të kamurit, që kanë me se t’i mbajnë gratë dhe fëmijët marrin nga shumë gra.Me konceptin e tyre gratë dhe fëmijët janë pjesë e pasurisë. Pyesim shoferin, sa gra e fëmijë ka.Shtatë fëmijë e një grua. E me se ta mbajë një grua tjetër? Në fshatrat jashtë Algjerit të sheh syri ara e ara pa fund të pikëzuara nga pjeprat e verdhë, që janë mjaft popullorë , aromatik e të ëmbël. Shiten në tregje dhe anës rrugëve.U ndalëm, blem dhe i provuam.Të shijshëm.

Fusha eksperimentale e provës së kultivarëve të ullirit, është ngritur dikur  nga francezët. Janë shumë kultivarë nga vende të ndryshme, por jo edhe nga Shqipëria. Na spjegojnë përshtatjen dhe produktivitetine tyre. Më të qëndreshëm dhe më pjellorë janë ata të vendit dhe marokenët, të quajtur “Shemlali”, që durojnë më shumë thatësirën dhe kanë përmbajtje të mirë vaji.

Në mbrëmje një vizitë në Kazbah, për të parë shtëpinë e të famshmit hero Ali Pyka. Ngjitemi përpjetë kalldrëmit të ngushtë, aq e ngushtë rrugica, sa amvisat këmbejnë sendet hua nga dritaret. Shtëpia muze e Ali Pykës është duke u rikonstruktuar Na flasin për Ali Pykën, për të cilin ne kemi parë edhe filmin dhe Xhamila Bu Heradin, krenohen me luftën dhe heronjtë e rezistencës së tyre .

Të nesërmen, në qëndrën e shumzimit të ullirit, në Tisi Uzu, në periferi të Algjerit, ndërtuar me fondet e FAO, por ngasa pam, teknologjia ishte e vjetëruar dhe jo ajo që na duhej ne , e që na ishte premtuar.

Ditët eqëndrimit në Algjer mbaruan.

Na pret Tunizia.

Aeroplani bën disa rrotullime mbi qytet dhe zbret në aeroportin e Tunisit. Aty na prêt Marakshi. Pasdite shëtitje nëpër Tunis. Asgjë e veçantë veç minareve të xhamive.Gjithandej shitës ambulantë që ftojnë blerësit: perime, hurma, pjepra, peshk, mish të imtash varur në çengela. Miza fluturake pa hesap, përpiqen ti përzenë me tufa nenexhiku. Burrat mbajnë në kokë ca takie të leshta ngjyrë vishnje.Jashtë kafeneve, ulur në shilte, terjaqinjtë thithin nargjiletë. Edhe këtu gratë të mbuluara, por midis tyre ka edhe të zbuluara. Krijoj përshtypjen se tunizianët janë diçka para algjerianëve  në aspektin e emancipit qytetar. Pyesim për Kartagjenën, por na thonë se është larg Tunisit.

Udhëtojmë për në Sfaks, në Institutin Tunizian të Ullirit. Sfaksi qytet i vogël, me shtëpi të ulta, të bardha, buzë shkretëtirës së Saharasë.Instituti është i pajisur me gjithë aparaturat dhe laboratorët modernë. Klimë sahariane, bijen 170 mm. shi në vit.Por fusha ranore, është e mbushur e tëra me ullinj. Një zgjidhje e mënçur.Bimët janë mbjellë larg 24x24 m., që tu mjaftojë lagështia e pakët. Toka është aq ranishte sa punohet me disqe të mëdhenj, vetëm për të shkrifëruar. Në Sfaks, ke se ç’të mësosh.  Për shoqërim na kanë dhënë shkencëtarin Mohamed Keshou, tip mesdhetar, që s’ngjason me arabët. Na jep drekë në shtëpi të vet.E shoqja , mësuese dhe e bija studente janë të zbuluara.

Edhe këtu Kuskus. Për desert, shegë në një tas,me shurup shije limoni, që haheshin me lugë të vogël.Nuk mungonte as rrushi dhe hurmat.Në drekë ishte ftuar dhe i vëllai i Keshout, një tregtar, bjond me sy të kaltër. Na tha se kishte dashur paralufte të martohej me një myslymane shqiptare, apo bosnjake, por kishte nisur lufta dhe se kishte realizuar dot. Pastaj na tha një kuriozitet. Presidenti i parë,i Tunizisë, Habib Burgiba, ishte me origjinë shqiptare.Të parët e tij ishin dërguar syrgjyn nga shqipëria në tunis.

Vizituam edhe një ullishte eksperimentale me distance të afërta mbjelljeje e forma të ulta mbajtje të kurorës, mënyrë për të cilën isha I interesuar dhe e kasha zbatuar në Berat.

U ndam miqësisht.Në Tunis, morëm aeroplanin tranzit për në Romë.

Ditët e fundit vë re te kolegët shenja nervozizmi. E di, është sindromi i mallit të shtëpisë, e kam kaluar para tyre.

Roma. Qyteti i amshuar, ngritur mbi shtatë kodra. Kemi një ditë kohë.Ç’të shohësh më parë? Ecim e ecim: Fontana e Trevit, kompleksi skulptural madhështor me stilin e rilindjes, uji i bollshëm që derdhet në hauzin e mermertë, i mbushur me monedha metalike. Hedhim edhe ne, thonë se po të hedhësh, do të kthehesh në Romë sërish. Koloseu madhështor,sido që i rrënuar.Në imazh më përhiten gladiatorët dhe kumbimi i shpatave. Na thonë se, muret e sipërme janë prishur nga papët, që duke e konsideruar një monument laik, i kanë marrë gurët për të ndërtuar vatikanin. Shën Pjetri, oborri i gjerë, kollonat me statujat e apostujve dhe shënjtorëve të kishës. Hyjmë në bazilikë. Ulëset e navatës janë të mbushura me turistë që falen. Kubeja madhështore e kapelës Sikstinia, me afresket e Mikelanxhelos dhe Rafaelit, varri monumental i papës Julius II dhe shtatorja e Moisiut punuar nga Mikelanxhelo.Tymi i qirinjve, aroma e temjanit dhe hapësirat e kubesë janë impresionuese dhe të ngjallin misticizmin dhe kujtojnë hyjninë. Dalim. Ecim me dëshirë të shohim sa më shumë. Sheshi i Venecies dhe ballkoni ku Duçja mbante fjalimit para qytetarëvëe romanë, nga ku shpalli edhe pushtimin e Shqipërisë. Në një shesh të vogël busti i Skënderbeut tonë dhe ca më tej një ngrehinë e vjetër dykatëshe, hotel ku ka bujtur heroi ynë kur vizitoi Romën. Emocionuese. Bëhet vonë. Kthehemi në hotel. Të  nesërmen do të marrim aeroplanin për në Tiranë.

Aeroporti I Fjumiçinos. Bie një  vesë shi dhe qielli I mbuluar me re.Aeroplani merr lartësinë, ngjitet mbi re dhe drejtohet për në lindje.Stjuardesat na shërbejnë vaktin. Nga altoparlantet lëshojnë muzikë të lehtë italiane Pas afro dy orësh rrotat prekin pistën. Duartrokasim pilotin. Në këtë udhëtim kemi ndrruar dymbëdhjetë aeroplanë.

Kur jam dukezbritur, vetiu pyes veten: ç’është përty atdheu? Përgjigja vetëm një fjalë: Gjithçka!

Në sallën e pritjes shoh time shoqe dhe djemtë, që tashmë janë bërë tre.     Më shohin dhe përshëndesin me dorë. Të njëjtën bëj dhe unë.

Vijon…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora