E premte, 19.04.2024, 09:47 AM (GMT+1)

Mendime

Alma Lama: Të vendoset portreti i presidentit historik Ibrahim Rugova në institucionet e Kosovës

E marte, 04.02.2020, 09:40 PM


Propozim: Të ndryshohet ligji dhe të miratohet vendosja e portretit të presidentit historik Ibrahim Rugova në institucionet e Kosovës

Nga Alma Lama

Ka praktika të ndryshme përsa i përket protokollit rreth vendosjes se portretit të kreut të shtetit në objektet zyrtare, por më së shumti mbizotëron ajo e vendosjes së portretit te presidentit në detyrë apo mbretit për ato shtete që janë monarki; ne SHBA portreti i presidentit dhe zvpresidentit; në disa shtete kjo është e përcaktuar më ligj, ndërsa në disa të tjera është praktikë institucionale. Vetë origjina e kësaj praktike, i përket periudhës së mesjetës.

Por, shembuj ku portretet e figurave historike që kanë pasur një rol qëndror në themelimin e atij shteti, vendosen nëpër institucione dhe jo presidenti aktual, ekzistojnë gjithashtu. Rasti më i njohur është ai i Ataturkut në Turqi, i cili është themelues i Republikës moderne Turke, një praktikë e rimarrë edhe nga shteti shqiptar, me vendimin për të ekspozuar portretin e Ismail Qemalit nëpër institucione ,personaliteti të shquar që shpalli pavarësinë e Shqipërisë me 1912.

Një praktikë e tillë mund të ndiqet edhe në Kosovë, përmes ndryshimit të ligjit për Protokollit të shtetit, dhe në vend të presidentit aktual, të vendoset portreti i personalitetit që hodhi themelet e pavarësisë së Kosovës, presidentit historik Ibrahim Rugova.

Për me tepër Kosova në bazë të Kushtetutës, është republikë parlamentare, ndërsa roli i presidentit është shumë i zbehtë.

Figura e Rugovës, një intelektual i shquar dhe me vizion të qartë përendimor, i cili i doli për zot popullit të tij, atëhere kur pak kush kishte guxim, do t’i bënte nder të gjitha subjekteve politike, dhe vetë popullit të Kosovës. Filozofia dhe veprimtaria e tij janë të pakontestueshme në aspektin historik, dhe kredibiliteti i tij ndërkombëtar është shumë i lartë.

Rugova përfaqëson rrugëtimin e mencur por të panënshtruar të një populli nën represion, personalitetin që hapi dyert e kancelarive më të rëndësishme të botës, dhe bëri të njohur kauzën e popullit të tij. Jo më kot, mediat e huaja e kanë cilësuar si Gandi i Ballkanit. Ai ka merita të jashtëzakonshme për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.

Prandaj, unë mendosj se që koalicioni qeverisës duhet të propozojë ndryshimin e ligjit aktual (LIGJI NR.03/L-132 PËR PROTOKOLLIN E SHTETIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS) dhe të miratohet vendosja e portretit të presidentit Rugova në zyrat e shtetit të Kosovës. Votat i kanë.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora