E enjte, 28.03.2024, 01:29 PM (GMT)

Mendime

Ibrahim Kabili: Albin Kurti, shpresë e madhe për Kosovën

E hene, 03.02.2020, 07:19 PM


Albin Kurti, shpresë e madhe për Kosovën

Nga Ibrahim Kabili

Më në fund erdhi dhe marrëveshja e shumë pritur midis Vetëvendosjes dhe L.D.Kosovës. Kanë kaluar disa muaj nga zgjjedhjet dhe shumë kohë nga çertifikimi i tyre dhe Kosova pa Qeverinë e mirëpritur nga votuesit, nga sovrani. Janë bërë shumë takime midis Kurtit dhe Mustafës dhe asgjë në dritë! Nga oxhaku vetëm tym i zi. Dhe në raste të tilla skeptiçizmi në rrethet intelektuale dhe jo vetëm sa vinte dhe shtohej. Luftë nervash thonte dikush! Nuk lëshon pe "ujku" i vjetër, thonte dikush tjetër! Vështirë të pajtohen këto dy forca politike, me programe të kundërta dhe vizione të ndryshme, kishte mendime të tjera!

Dikush shtonte:Vërtet "mollë e sherrit" të jetë posti i kryekuvendarit? Jo, jo, ja priste tjetri, në lojë pas kuintave qëndron dhe Thaçi. Lojë politike!....Shkopinj nën rrota fusin edhe humbësit e PAN -it mendonin të tjerë...Më në fund me datën 02.02.2020 u arrit dhe marrëveshja e shumëpritur për Kosovën dhe gjithë shqiptarinë.

Personalisht unë që po shkruaj këto radhë kam qenë midis shpresës dhe zhgënjimit. Por duke ndjekur në vijimësi situatën, shihja pak dritë në fund të tunelit. Kisha besim se Albin Kurti do ja dilte mbanë dhe se mund të formonte dhe qeverinë. Fatmirësisht u arrit marrveshja dhe do formohet Qeveria e re.

Shpresojmë që marrveshja të jetë mirëkuptim midis palëve dhe jo e detyruar nga ndërkombëtarët! Sidoqoftë marrveshja është një arritje e madhe për Kosovën. Dhe urime!

Qeverisja me 15 ministri, 2 zevendës kryeministra dhe 33 zevendës ministra është sinjali i parë që Qeveria Kurti në formim do jetë e vogël. Kjo tregon se ajo do bëjë reforma drastike në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Ky është vetëm fillimi dhe gjithçka mbetet për tu parë në vijim.

Deri tani qeveritë në Kosovë dhe pushtetarët e tyre më shumë kanë punuar për interesat e tyre se sa për ato të Kosovës. Shumë kohë dhe energji është harxhuar për "marrveshjen" me Serbinë. Marrveshje kjo, e cila, ndoshta nuk ka për tu arritur kurrë. Mirë do ishte të arrihej! Por....Shanset, pa kompromis shumë të dhimbshëm, janë zero. Këtë e konfirmoj dhe Vuçiç në takim me Borell: ...."Kemi pasur  shanse për kompromis vite më parë, por tani çdo ide e tillë është vrarë". Zoti Kurti, mos keni asnjë iluzion se ish bashkëpunëtori i Millosheviçit, presidenti i sotëm Vuçiç mund të ndryshojë qëndrim. Ai vetëm përfiton në kohë. Duke vazhduar më tej Vuçiç, shprehet, duke cituar BE-në se: "Perspektiva Europiane e Serbisë nuk do jetë e sigurtë pa një zgjidhje të marrdhënjeve me Kosovën". Deri tani nuk ka dhënë zgjidhje. Vëtëm ka mashtruar dhe asgjë më shumë. Druaj se Serbia më shumë i ka sytë te Rusia dhe Kina, se nga BE-ja.  Shpresoj të ndodhi e kundërta!...Zoti Kurti kjo ka pak gjasa të ndodhë! Albin në bisedimet me Serbinë duhet reciprocitet jo servilizëm si deri më tani. Nëse do të jesh i suksesshëm kërko pikat e planit të Grupit të Kontaktit:

1-Jo ndarje e Kosovës.

2-Jo më, nën Serbi.

3-Jo bashkim me ndonjë shtet tjetër.

Për ju si kryeministër në bisedimet me Serbinë themra e akilit është ruajtja e tërësisë teritoriale të Kosovës. Bëhu burr shteti dhe thuaj prerë JO:

Ndarjes së Kosovës,

Korigjimit të kufirit

Shkëmbimit të territoreve.

Këto janë ide e plane të vjetra Serbe, të zbukuruar me terminollogji të re, siç është dhe kjo më e fundit e "Minishengenit Ballkanik". Zoti Kurti për këto pika dhe të tjera si këto thuhet JO. I prerë jo. Të tjerat i zgjidh SHBA, Gjermania dhe BE-ja. Albin! Boletini "apelon": MOS I LESHO TROJET E MIA.

Kjo nuk është e thjeshtë dhe e lehtë për tu arritur. Sfidat nuk janë të lehta! Përkundrazi. Prandaj të votoj bindshëm populli. Mbaje premtimin.

Për këtë foli qartë dhe Borell në Beograd ku ndër të tjera tha: "Nuk na takon neve të vendosim se cilat do jenë rezultatet

përfundimtare, por i takon Beogradit dhe Prishtin?s". Për Beogradin mos prit ndonjë lëshim. Ka politik? standarte. Të tjerat i ke vetë në dorë, natyrish po spostove Thaçin nga dialogu.... Borell në Beograd tha dhe këtë tjetrën: "Kina, Rusia apo India pyeten për këtë çështje. Pa miratimin nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së Kosova nuk do jetë vend i njohur nga  bashkësia ndërkombëtare..".Ky është proçesi gjatë dhe shumë i vështirë deri në zgjidhje. Vështirë! Ndoshta duhen dekada deri në njohje të Kosovës pa kushte. Natyrshëm lind pyetja: A mund të sakrifikohet Mitrovica dhe tre Komunat me shumicë serbe në Veri për njohjen e Kosovës së gjymtuar? Asnjëherë Jo.

Alternativa tjetër: A mund të sakrifikohet veriu mbi Ibër, dhe në këmbim bashkimi me Shqipërinë dhe më pas njohja? Përsëri mendoj se Jo. Bashkimi i dy shteteve shqiptare do vijë natyrshëm por me kufijtë aktualë. Nuk duron më të cungohet Iliria. Zotërinj vendimmarrës para se të nënshkruani, lexoni, dhe merrni kurojo nga shkrimet e Pr.Dr.Sabile Basha dhe Historianes Eleni Kocaqi dhe disa të tjerëve akademikë këtej dhe andej kufirit. Bisedimet me Serbinë të bëhen me dinjitet dhe të bazuara në dokumenta historik për trojet shqiptare. Serbët janë pushtues dhe të ardhur në Ballkan....Me zgjatjen e "bisedimeve" ato kërkojnë të përfitojnë në kohë, të dobësojnë në të gjitha drejtimet shtetin e ri e të brishtë të Kosovës e ta çbëjnë atë.

Për të përballuar veprimet e Serbisë, Qeveria e re ndër të tjera duhet:

1-Të luftoj korrupsionin.

2-Te ketë reciprocitet të plotë me Serbinë.

3-Të bëjë terapi shoku për administratën e korruptuar.

4 -Të marrë  masa të menjëhershme për zhvillimin e ekonomisë.

5-Të ngrejë menjëherë aktakuza për kriminelët serbë që kanë kryer krime në Kosovë.

6-Ti thotë, Jo heqjes së taksës me Serbinë. Në të kundërt, heqje me kushte, me garancinë amerikane.

7- Të ndërrojë të gjithë trupën diplomatike të Pahçollit.

8-Të kërkojë dëmshpërblim nga Serbia për pasojat e luftës, dhe Serbia të kërkoj falje për to.

IBRAHIM KABILI

Tiranë më 02.02.2020



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora