E premte, 29.03.2024, 03:23 PM (GMT)

Kulturë

Shyqyri Fejzo: Në koridoret e një panairi librash

E diele, 02.02.2020, 05:11 PM


Shyqyri Fejzo

Poshtë e lart në koridoret

E një panairi librash

(Dialogje poetësh e shkrimtarësh)

-Merre shpejt e mos e lerë

Heroi i tij ka shumë vlerë

I dendur në raki e verë

E kanë puthur dhjetra herë

-Në shkollën tonë asnjë s’ lexon

Nxënësi celularin  tregon

Ti shpjegon,asnjë s’dëgjon

I mbajnë sytë në telefon

-Kam nxjerrë goxha xhevair

Këto nuk shiten me pahir

Kot paskam ardh në panair

Lëmi me kohë qënka shirë

-Nuk e shes për një cop buk

Unë e nxora dhe në fecbuk

Heroi im të rreh me pambuk

Në libër futa dhe  kopuk

-Kreu e fundi për dashurinë

Është ilaci sot për rininë

Kam vënë pak për diturinë

Lashë jashtë cdo mbeturinë

-Kam qënë shumë i duruar

Dhjetra  libra kam dhuruar

Ju se dini pse kam shkruar

Unë  kam qënë i dënuar

-Më kanë larë e më kanë lyer

Kam qënë shumë i rrëmbyer

Libra vetëm kam shkëmbyer

Me paratë nuk e kam ngjyer

-Me 36 shkronja, ne jemi rrota

Sot  po bëjmë punë të kota

Shihni, shihni cfarë bën bota

Shihet “lëmi” me shtatë nota

-Ju thoni të bëjmë hatanë

Ti turremi sot anë e mbanë

Të lëmë  shpejt  zananë

Të kapim urgjent zurnanë

-Nuk dimë c’të bëjmë as vetë

Themi të punojmë në gazetë

Hata e madhe na ka gjetë

Si do bëjmë në këtë jetë

-Fjalët e gazetës gjëmojnë

Vetëm një ditë e natë rrojnë

Librat vite të tërë jetojnë

Kur s’i grisin dhe i lexojnë

-Gazeta nuk ka më vlerë

Gjithëandej është e blerë

Sot atje urdhërojnë të tjerë

Dhe kjo punë del e dh…rë

Del ajo që tha ai i vjetri

“Ku e lamë e ku na mbeti

Vaj vatani e mjerë mileti”

Po  na firon dhe alfabeti



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora